Grupi Parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim demanton në tërësi kronikën e sotme propaganduese të televizionit Alsat ku apostrofohen deputetët e BDIsë se nuk qenkan sulmuar nga protestuesit dhe e vlerëson si kronikë tendencioze, nxitëse dhe tërësisht spekulative.
Pa deputetët e BDIsë nuk mund të kishte Kryetar të ri të Parlamentit dhe ata qëndruan në Kuvend gjer në evakuimin e përbashkët nga ana e forcave policore ndërsa në ndërmjet kohë ndihmuan shumë deputet të tjerë të LSDMsë dhe ju zgjatën dorën edhe policëve nga të cilët shumica ishin shqiptar.
Fushatatat e tilla të përpunuara dhe senzacionalizmi manipulativ tenton të krijon pasqyre të rreme të ndodhive në Kuvend, por Grupi parlamentar i BDIsë është i përcaktuar në një vijë me politikat partiake të udhëhequra nga Kryetari Ali Ahmeti për një shumicë të re parlamentare dhe qeveri reformuese andaj dhe nuk do të devijohet nga fushatat e tilla joprofesionale.
Comments
Post a Comment