Kryetari i Sindikatës së gazetës, Lubisha Stankoviq, në profilin e tij të “Facebook-ut”, e kumtoi lajmin për shuarjen e
gazetës. “Pas plot 18 viteve, falë menaxhimit të keq të Sërgjan Kerimit, të shtunën, do të shuhet “Utrinski Vestik”. Duhet që të mbahet mend emri i atij që do ta varrosë gazetën”, shkruajti Stankoviq. Sipas informatave të deritanishme, gazetat “Utrinski” dhe “Vest” do të bëhet ueb-portale me disa atë punësuar, ndërkaq punëtorët e tjerë do të ngelen pa punë. “Utrinski”, është njëra ndër gazetat e cila është botuar nga Media Print Maqedoni (MPM), gazetarët e së cilës kanë bërë greve pasi që nuk u janë paguar rrogat. Ata kanë kërkuar takim me drejtorin, Kerim, por dera e tij ka qenë e mbyllur për gazetarët. Në ndërkohë është hapur ndërmarrje e re simotër, me emrin e ngjashëm “Media Print SHPK”, e cila publikoi disa shpallje për punësim të gazetarëve dhe redaktorëve. Ndërmarrje e re është në pronësi të Aleksandar Dinev, i cili është pjesë e menaxhmentit aktual të MPM-së.
Comments
Post a Comment