Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi pritet që me dy deputetët e tij ti jap përkrahje qeverisë së zgjedhur nga Zoran Zaev, por ajo do të ketë afat, në rast se nuk përmbush detyrimet që do të ketë përpara.
Siç mëson INA, Thaçi këtë ja ka thënë diplomatëve të njohur perëndimor, duke i garantuar përkrahje një qeverie properendimore.
Këtë mbështetje kreu i PDSH e ka nënvizuar edhe në debatet e fundit, edhe përmes përfaqësuesve të tyre politik. Me këtë LSDM për formimin e Qeverisë do të ketë edhe dy votat e PDSH në Kuvend, duke siguruar 69 deputetë. (INA)
Comments
Post a Comment