Pas dënimit të “Magjar Telekom” për afera korruptive në Maqedoni dhe në Malin e Zi, një prej atyre të cilët u përfshinë në këtë çështje, ka deklaruar se tashmë çështja është mbyllur.
Gjatë një interviste për portalin “SDK“, ka deklaruar se funksionarë të cilët janë në pushtet, në vitin 2005 u janë dhënë ryshfet nga “Magjar Telekom” përmes afaristit grek, Dimitris Kondominas.
Ai rrëfen në Neë York se të përfshirë janë edhe Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, si edhe zv. kryeministri i mëhershëm, Musa Xhaferi.
Sipas tij, në tre raste ata janë paguar nga 2.5 milionë euro.
Sllobodan Bogoevski konsideron se padia e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit tashmë është e pakuptimtë, duke theksuar se me padinë, Ahmeti dhe Xhaferi bëjnë trysni ndaj një dëshmitari në një proces gjyqësor.
Kujtojmë se seanca ndaj Bogoevskit është caktuar më 27 maj në Gjykatën themelore Shkupi 2.
Përndryshe, Komisioni Amerikan për letra me vlerë publikon se ish drejtorët e “Magjar Telekomit” Eleg Shtraub dhe Andras Balog janë pajtuar që të paguajnë gjobë në të holla, ndërsa ndaj tyre është shqiptuar edhe dënim me ndalesë për kryerje të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme.
Comments
Post a Comment