BDI, VMRO-DPMNE dhe LSDM po përballen me rënie të besimit te votuesit në periudhën paszgjedhore, shkruan gazeta e përditshme Utrinski Vesnik, duke analizuar rezultatet e anketës së fundit të institutit amerikan NDI lidhur me rejtingun e partive politike në Maqedoni.
Analizat e kësaj ankete tregojnë se rënie më të madhe dhe më e qartë vërehet tek BDI-parti e cila konsiderohet kyçe për formimin e qeverisë së re.
“Edhe pse BDI e ka iniciuar platformën e cila u imponua më pas si argument me të cilin presidenti Gjorge Ivanov e arsyeton vendimin e tij që të mos e japë mandatin, rezultatet e anketës sinjalizojnë se ai dokument nuk ka ndikuar në përmirësimin e rejtingut të partisë. Te trupi i përgjithshëm votues BDI ka shënuar rënie prej 19.5 për qind, përkundër rritjes prej 3.4 për qind, që do të thotë se partia shënon ‘minus’ 16.1 pikave procentuale, përkundër përkrahjes konstante prej 21.3 për qindëve”, analizon Utrinski. Te VMRO-DPMNE- vërehet rënie prej 4.8 pikave procentuale, kurse te LSDM rënie prej 3 pikëve procentuale.
“Përkrahje konstante në periudhën paszgjedhore vërehet vetëm te Besa, siç vlerësohet, me siguri për shkak të pozitave konzistente të kësaj partie në proceset paszgjedhore. Partia e cila dha përkrahje që LSDM ta marrë mandatin për formimin e qeverisë ka humbur 8.1 për qind besim, kurse ka fituar përkrahje të rritur prej 8.5 për qind, deri sa 26.4 për qind kanë thënë se përkrahja për Besën është e pandryshuar pas zgjedhjeve”, shkruan Utrinski.
Comments
Post a Comment