Skip to main content

EKSKLUZIVE:SULEJMAN MUTLLUXHAN, ARTISTI PËR TË CILIN U DETRONIZUA BFI NË RM

Sulejman Mutlluxhan, ka një brengë të rëndë që nuk po e lë rehat. Emri i tij përfolet si shkaktar për dridhjen dhe për ardhjen në këtë derexhe të papëlqyeshme të BFI në RM. Ky artist ka vendosur që ekskluzivisht për 1KlikLarg, të flasë, të rrëfehet me shpresë e me lutje deri te Zoti Fuqiplotë që të japë kontributin modest në tejkalimin e problemeve dhe në kthimin në binarët e veta të BFI-së si i vetmi Institucion fetar islam në Maqedoni 

Sulejman Mutlluxhan, Sulejman Rexhepi dhe Himmet Avci, 2011
Një artist me prejardhje shqiptare, që mbaroi muzikën klasike, që më vitin 1977 do të shkojë në Vijenë për të studiuar operën dhe që, për fatin e tij të keq, po atë ditë, sapo arriti në aeroport, për shkak të atentatit që ermenët ndërmorën kundër ambasadorit turk, nuk do të arrijë kurrë të gjejë valixhen e vet me çrast do ti humb të gjitha dokumentet e udhëtimit, dhe, për mbijetesë do të përfundojë rrugëve duke pjekur e shitur geshtena. Artisti që shet gështena! I dashur e i respektuar nga të gjithë, baba i pesë vajzave. Pas shumë peripecive do të bëhet një bisnesmen i suksesshëm. Do të hap agjenci turistike si dhe do të merret me bartjen e haxhilerëve nga perëndimi. Gradualisht këtë aktivitet do ta shtrijë edhe në Qipro, ku për merita të veçanta në organizimin profesional të haxhit, do të dekorohet prej Kryeministrit qipriot, Bylen Arënçi. Një prej mijëra artistëve e bisnesmenëve të rreshtuar nën amblemën e Partisë së Kryetarit të shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan. Thjesht, një artist, mbi të gjitha, një njeri i dashur e humanist, i suksesshëm përballë sfidave të ndryshme të jetës.
Megjithatë, Sulejman Mutlluxhan, ka një brengë të rëndë që nuk po e lë rehat. Emri i tij përfolet si shkaktar për dridhjen dhe për ardhjen në këtë derexhe të papëlqyeshme të BFI në RM. Ky artist ka vendosur që ekskluzivisht për 1KlikLarg, të flasë, të rrëfehet me shpresë e me lutje deri te Zoti Fuqiplotë që të japë kontributin modest në tejkalimin e problemeve dhe në kthimin në binarët e veta të BFI-së si i vetmi Institucion fetar islam në Maqedoni.

Z. Sulejman, pse e keni këtë brengë të një detronizuesi të BFI-së kur në këtë Institucion askush nuk ju njeh dhe për askë nuk paraqet asgjë emri i juaj?!
Jo jo, më njohin, madje shumë mirë. Me disa persona njihemi aq gjatë sa edhe kemi krijuar dosje të miqësisë. Reisi, Sulejman Rexhepi, nuk mund të mos më njohë kur në kabinetin e tij, në prezencë të miqve, në dorë ia kam lëshuar 20 mij euro për një shërbim që duhej të kryhej. Më tutje, Reisi, Sulejman Rexhepi si dhe, banditi i tij, Mustafa Dauti, nuk mund të mos më njohin kur Organizatës Humanitare, në të cilën të drejtën e nënshkrimit e ka ekskluzivisht Sulejman ef. Rexhepi, ua kam donuar një xhip, një furgon për bartjen e ndihmave humanitare si dhe shumë ndihma të ndryshme humanitare.

Që kur njiheni me këta dy persona që i apostrofuat. Si u njohtuat?
Që nga viti 2008 e deri më vitin 2013 emri im në Turqi, Bullgari e në Qipro ishte bërë mjaft i njohur, kjo për faktin që firma ime me shumë sukses po organizonte haxhin. Më vitin 2011 deshta të depërtoj edhe në Maqedoni me këtë synim. Përmes miqve të ndryshëm, përmes lidhjeve të ndryshme që i kisha me bashkëatdhetarët e mi nga Maqedonia, e më së shumti përmes myftiut të Manastirit, Pëllumb ef. Veliut, kah fundi i muajit shkurt të vitit 2011 u pranova në kabinet nga ana e Reisit, Sulejman ef. Rexhepit. Më priti shumë ngrohtë, biseduam gjërë e gjatë për qëllimin e vizitës sime, për përpjekjet e mia për organizim teknik të haxhit si dhe për marrjen e vizave që do të teprojnë për haxhilerët turq. Në takimin e parë nuk më refuzoi efendi Rexhepi, madje më dha shkëndija shprese se, pasi ta shqyrtojë këtë çështje me Mexhlisin, do tia arrijë që të më përgjigjet pozitivisht. Po në këtë vit, në javën e fundit të qershoit, sërish më priti Sulejman ef. Rexhepi të cilit ia kërkova transportimin dhe vendosje e haxhilerve në vendet e shenjta. Kisha bërë përgatitje të shumta për një haxhillëk të mbarë për haxhinjtë nga Maqedonia dhe për një levërdi shumë të mirë për BFI-në. Thjesht, i gëzoja faktit që Zoti më dha mundësinë që të kontribuoja sado pak për bashkëatdhetarët e mi, për shqiptarët dhe myslimanët e shtetit tim prej nga kisha migruar në Turqi. Pas tre ditësh sërish u takuam në kabinetin e tij dhe me vete kisha 30 mij euro për ti lënë kapar. Megjithatë, edhe kësaj radhe Reisi më tha se duhej të vendoste Mexhlisi. Megjithatë ma la mundësinë që edhe një herë të takoheshim. Erdha në muajin gusht të po të njëjtit vit dhe, kësaj radhe efendi Rexhepi më tha se arabët po bëjnë probleme të mëdha dhe se për këtë vit ishte e pamundur që të ma linte në dorë organizimin teknik të haxhit të vitit 2011. Në këtë vit, Sulejman Rexhepi e kishte organizuar haxhin me njëfarë Sedat Ukov!
Më sipër zunë ngoje edhe emrin e Mustafa Dautit, të cilit ju i drejtoheni me banditi i Sulejman Rexhepit! Opinioni shqiptar në Maqedoni e njeh si kryetar i Organizatës Humanitare Hilal! Nuk po ju duket se po e ofendoni një njeri human?!
Te Mustafa Dauti gjithçka mund të ketë por humanitet dhe sinqeritet absolutisht jo! Si u njoha me këtë njeri? Përmes kontakteve të ndryshme arrita të njohtohem me një imam nga Maqedonia në Zvicër, Imran Ahmeti nga Kumanova! Më thirri në Zvicër për një bisnes dhe atje erdhi e më takoi me Mustafa Dautin. Sakaq mu hodh Mustafa duke më thënë se, si kryetar i Organizatës Humanitare HILAL gëzon besim të plotë te Reisi Sulejman Rexhepi dhe se është në gjendje të më sigurojë tepricë vizash deri në 500 viza. Madje edhe çmimin ma ndau, 1000 euro për vizë. Këtu ma përmendi emrin e një njeriu i cili qenka shumë i rreptë dhe, i cili, qenka kryesori për organizimin e haxhit. Më foli për sekretarin e BFI-së, për Afrim Tahirin, të cilin Mustafa e paska shokë të ngushtë dhe komshi, prandaj edhe e paska shumë të lehtë për ta bindur që mos të më bëjë probleme! Më ftoi dhe unë i shkova në Shkup. Me të parën ma ngriti çmimin e vizave në 1200 euro. Unë veçmë kisha dhënë paradhënie për aeroplanët si dhe për rezervimin e hoteleve. Vizat e mia sërish i mori dhëndri i Sedat Ukovit, Mehmet Nazif Balta?!

Mendoni se Mustafa Dauti luan pas shpinës së Sulejman ef. Rexhepit?
Nuk kam fije dyshimi në këtë! Në mes të muajit janar të vitit 2013, më kërkon 3500 euro sepse ai bashkë me Afrim Tahirin do të shkonin në një seminar në Turqi dhe se për këtë nuk paskan mundësi finansiare. Më bindi se është mirë që ta sponsoroj këtë seminar, sepse kjo do ta detyronte pastaj Afrim Tahirin e egër të zbutej dhe të më pranonte në takim! Po atë ditë, përmes Western Unionit ia dërgova Mustafa Dautit 3500 euro. Mustafa Dauti jo një herë është nisur në Turqi, në resortin tim për pushime verore në Antalia, duke më bindur se po vjen me Afrim Tahirin dhe se atje do të takoheshim për tu marrur vesh rreth organizimit të haxhit. Kur vinte, vinte vetëm me familjen e vet duke gënjyer se në momentin e fundit Afrimin e kthyen nga aeroporti sepse doli një problem i madh në BFI. Dhe tri herë ka ardhur edhe familja e Pëllumb Veliut, të gjithë në llogari të shpenzimeve të mia. Po shpenzoja vetëm ta takoja Afrim Tahirin, me të cilin assesi të njiheshim dhe ta zbusja që mos të më pengonte në bisnes. Më vonë do të dalë puna se të gjithë kishin punuar prapa shpinës së Afrim Tahirit, të cilin të pandershmit e kishin përdorur si kurth për të më rjepur mua. Këtë që po e them mund ta dokumentoj në çdo kohë, para cilitdo gjyq në botë.
Në muajin mars të vitit 2013 më thërret Mustafa Dauti dhe më bind që urgjentisht të vija po atë ditë, sepse do të takoheshim me Afrim Tahirin. U nisa por, Afrimi nuk dilte askund. Më nxori jasht Shkupit Mustafa dhe duke pirë kafe më thotë që Organizata e tij HILAL ka nevojë urgjente për një xhip, për një furgon madje edhe për një kamion për transportim të ndihmave humanitare. Xhipin ua solla pas disa ditësh, madje e renovova, dhe e solla të ngarkuar me produkte ushqimore. Çuditërisht, pranimin e xhipit nuk e bëri OH HILAL por personalisht Mustafa Dauti. Mua mu duk punë e dyshimtë por ai më bindi se qenka shumë problem, me ligjet e vendit, të bëhej një gjë e tillë në emër të organizatës, edhe pse të drejtën e nënshkrimit e kishte ekskluzivisht Sulejman ef. Rexhepi. Pastaj më tha se Sulejman efendi Rexhepi dhe Afrim Tahiri të falëderojnë shumë dhe nuk kanë mundësi të të takojnë. Ika! Pas disa ditësh, e marr në telefon Mustafën dhe i them se e gjeta një furgon Ford Tranzit për bartjen e ndihmave humanitare. Furgoni më kushtoi shumë shtrenjt, sepse deri sa e solla nëpër Serbi, policët serbë më ropën disa herë. Erdhi Mustafa dhe sërish e bëri pranim dorëzimin në emër të vetin, jo në emër të OH HILAL. Plus kësaj radhe ia dhashë edhe 1500 euro në dorë sepse aq bëkan shpenzimet doganore. Sërish Afrim Tahiri nuk pati mundësinë të më takojë sepse, Mustafa Dauti kishte plotë justifikime! Mustafa Dautit i donova mjete transporti në vlerë prej mbi 15 mij euro për aktivitete humanitare, kurse më vonë do të marr vesh se mjetet e donuara i ka shitur! Saktësisht dihen të gjitha! Për të gjitha këto, dhe për çdo vizitë timen në Shkup, isha i shoqëruar nga miku im Himmet Avci i cili është dëshmitarë i ngjarjeve.
Po ky farë matrapazi, Mustafa Dauti, me leje të Reisit, më merr në telefon dhe më thotë se kësaj radhe paskan vendosur që haxhinjtë me autobus ti dërgojnë me mua dhe me Imran Ahmetin, imamin e Zvicrës, por që, prej Jordanisë e tutje duhet të kemi aeroplan. Kërkojnë që tua sponsorizoj regjistrimin e firmës në emër të Mustafa Dautit, dhe unë ju jap 2000 euro kurse e tërë porocedura e regjistrimit paska kushtuar jo më shumë se 250 euro. Më thonë se i paskan siguruar 150 haxhinj dhe se unë duhej të rezervoja aeroplanë si dheHOTEL për këta haxhinj. Në fund, matrapazi më vjen me vetëm 19 haxhilerë. Sërish më keqpërdori në emër dhe me dijen të Sulejman Rexhepit, kurse me Afrim Tahirin akoma nuk isha njohur. Fatkeqësisht, atë vit sipas Mustafës, arabët nuk paskan shprehur dëshirë që të japin viza për turqët dhe se, Mustafa, meqë paska shokë shumë mafiozë, do ti hidhen arabëve në hotel dhe me dhunë do tua marrin vizat. Më luti që të bëj gajret dhe më siguroi se Reisi Sulejman Rexhepi do të pensionohet më vitin 2014 kurse më vitin 2015 reis do të bëhet Afrim Tahiri dhe atëherë me garancë të qind për qind haxhin në Maqedoni do ta marr unë dhe askush tjetër, kurse vetë Mustafa Dauti do të jetë ndihmës reisi! Për këtë më tha që duhet ta ndihmojmë BFI-në me, një herë 10 mij euro e herën e dytë me 30 mij euro. Natyrisht, kësaj radhe nuk e hëngra, i thashë nuk jap pa mu drejtuar vetë Reisi, kurse ai nuk ma kërkoi këtë shërbim!
Ja pra, si u bëra sebep i një dridhje të madhe në BFI, e cila patjetër që duhet të pastrohet prej fëlliqësirave. I shkrova sekretarit të BFI-së Afrim Tahirit – dy herë në maj dhe një herë në qershor të vitit 2014, dhe e njohtova me gjithçka që kisha bërë në emër të tij. Ai më tha se po punon për të më ballafaquar me Sulejman Rexhepin dhe Mustafa Dautin, kurse më vonë, pasiqë pret mbi dy javë përgjigje për tu ballafaquar, Reisi ia ben me dije se ballafaqim nuk do të ket! Kjo e bën Afrim Tahirin, që në shenjë revolte, të japë dorëheqje si dhe ta nisë një Lëvizje për reforma në BFI.
Kam marrur vesh se janë edhe nëpër prcedura gjyqsore. Natyrisht që pres të ftohem edhe unë si dëshmitar dhe, mezi pres të dëshmoj dhe të ballafaqohem me ata tipa që janë katasrofa e myslimanëve të Maqedonisë./1kliklarg.com


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/