Translate

Sunday, February 26, 2017

Nuk është patjetër të jemi në qeveri

Artan Grubi
Për ne gjithëmonë ishte më e rëndësishme përmbajtja dhe jo forma.
Përmbajtja ishin të arriturat e shqiptarëve, ndërsa forma ishte dhënia e nënshkrimeve ose edhe pjesëmarrja në qeveri.
Pas arritjes së imponimit të plotë dhe të pakushtëzuar të ligjit tonë për gjuhën shqipe dhe zbatimit të të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët Shqiptare, nënshkrimet janë vetëm formalitet.
Me rëndësi është që ne të zbatojmë atë që duan shqiptarët, ndërsa pjesëmarrja në ekzekutiv ose mbetja në përkrahje të një qeverie pakice do tē diskutohet më pas sepse parësore për ne janë të arriturat shqiptare si parakusht absolut.

Saturday, February 25, 2017

Banorët e Hasanbegut të pakënaqur nga vlerësimi i dëmeve

Banorët e Hasanbegut të dëmtuar nga vërshimet e gushtit të vitit të kaluar shprehen të zhgënjyer nga mënyra e kompensimit të dëmeve. Disa nga banorët thonë se janë kompensuar shumë më pak se sa autoritetet kishin premtuar në fillim.
“Kur kanë filluar kompozimi k pasur premtime plotë  por nuk kanë realizuar as 30 %b unë kamë pasur 85 cm ujë në shtëpi por duhet të paguhet por askund nuk janë ata, unë në shtëpi kam pasur teknik të bardhë , mobilje  dhe orendi por askund nuk janë kompensuar”
“Për vlerësimet që I kanë bërë nuk jemi të kënaqur aspak në shtëpi kam shumë dëm , kakë pasur ijë 30 cm, jo shumë por I pistë ka qenë , ndërsa  në bujqësi është 100 % dëm  kam pas, dhe nga vjeshta akoma nuk mund ta pastrojë dhe mbjellë  ndërsa  kamë marrë 18 mijë denarë dëm, dëmi është mbi 10 mijë euro“
Nga komisioni për vlerësimin e dëmeve thonë se për pasurinë e patundshme deri tani kanë paguar rreth 386 milion denarë ndërsa për pasurinë e tundshme kanë paguar 205 milion denarë. Ndërkohë, as kompensimi i dëmeve bujqësore dhe të makinave ende nuk ka përfunduar. Nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar u dëmtuan mbi 5 mijë familje.
Senat Zylbehari

Sulejman Rexhepi alias Mulla Sula shpërndanë para si dikur Eskobare popullit të vet të varfër

Opinioni i gjërë e ka parë shumë mirë Mulla Sulën se si shpërndan para në pliko në mesin e popullatës së vërshuar në Mëlsinë e Tetovës, vitin e kaluar. Po atë vit, Mulla Sula ka shtrirë plikon e ndihmës edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe, fare në fund, po ashtu, për rreth 100 familje nga Hasanbegu, Mulla Sula ka dhënë nga 700 franga në pliko, para të grumbulluara këto nga xhemati ynë në Zvicër

Nga: Makfire Mustafa


Drejtoria e të hyrave publike (UJP) po tregohet e pamëshirshme përgjatë aksionit të vet në kapjen e parregullsive dhe në fshehjen e të hyrave dhe të dalurave finansiare nëpër firma si dhe ojq të ndryshme. Fillimisht, tërë ky aksion u përshkrua si hakmarrje e njërës parti që ishte deri dje në pushtet, por, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po dalin faktet në shesh. Ankesat kanë pushuar, sepse mallversimet dhe manipulimet paskan qenë shumë evidente. Së fundmi po flitet për një gjobë të papërballueshme si për Forumin Rinor Islam ashtu edhe për Organizatën Humanitare Kalliri i Mirësisë, sepse për ndihmesën që e kanë bërë, sado e mirë dhe e hajrit që ka qenë, na u paska dashur të paguhet tatimi i vlerës së shtuar! Sipas vërejtjeve të DHP këto dy organizata jofitimprurëse për qindra kredi studentore dhe nxënësish që kanë shpërndarë nuk kanë paguar TVSH-në? Ndaj dhe i është caktuar një gjobë shumë e rëndë. Po pse këtyre dy organizatave? Mbase për faktin që nuk kanë qenën nën kontrollin e njërës parti që ishte në qeverisjen e deritanishme? Mbase kësaj partie nuk ia kanë paguar haraçin qoftë edhe një metalik, apo nuk ia kanë sjellë qoftë gjysëm vote në zgjedhjet e fundit! Këtë dyshim e shton sidomos mosreagimi ndaj një organizate e cila ashiqare shihet se merret me shpëlarjen e parave dhe të punëve të pista! Nuk mund të fshihet dilentantizmi i kësaj organizate siç nuk mund të abstrahohet as veprimi i tyre antiligjor në shpërndarjen e disa “ndihmave” në të holla! Jemi dëshmitarë, që të gjithë, nga qytetari i rëndomtë e deri te mediat opozitare apo qeveritare se, të paktën në tri rastet e fundit, Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisit të BFI-së, bashkë me shpëlarësin e parave të pista, Mustafa Dautin, në emër të Organizatës Hilal kanë bërë shpërndarjen e parave në kesh. Opinioni i gjërë e ka parë shumë mirë Mulla Sulën se si shpërndan para në pliko në mesin e popullatës së vërshuar në Malësinë e Tetovës, vitin e kaluar. Po atë vit, Mulla Sula ka shtrirë plikon e ndihmës edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe, fare në fund, po ashtu, për rreth 100 familje nga Hasanbegu, Mulla Sula ka dhënë nga 700 franga në pliko, para të grumbulluara këto nga xhemati i Zvicrës. Pyesim publikisht Drejtorinë e të Hyrave Publike, këto tri raste a nuk ju duken shkelje flagrante e ligjeve?! A nuk janë raste që mund të radhiten në korpusin e veprave penale fshehje e tatimit, apo edhe vjedhje! Mulla Sula jo njëherë ka organizuar tubime të ndihmave humanitare në të holla të cilat i ka futur në xhep dhe vetëm Zoti i Madh e di se nga sa u ka shpërndarë në kesh! Rasti në Shkodër, pas vërshimave katastrofale, rasti i ndihmave të grumbulluara për në Somali, etj!!! Para e madhe është nxjerrur jasht përmes xhepit të Mulla Sulës, të cilat, si destinancion të fundit kanë përjetuar pikërisht këtë xhep të tij. Dhe, të gjitha këto raste shikohen nëpërmjet gishtave të dorës vetëm pse Mulla Sula është pulen i një partie qeveritare! Aktivistat partiakë nuk mund të jenë mbi ligjet e vendit. Ky vend nuk guxon që për dikë të jetë nënë e për dikë njerkë!

Thursday, February 23, 2017

“FETO, kërcënim për 170 vende të botës ku është aktive”

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar sot se “FETO e cila kreu një kryengritje kundër popullit dhe demokracisë së Turqisë, është kërcënim për rreth 170 vende të botës ku është aktive”, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım këtë deklaratë e ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij pakistanez, Nazar Sherif, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi. Pas takimit kokë më kokë dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim mes delegacionesh si dhe kanë marrë pjesë në punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Strategjik mes dy vendeve.
Yıldırım gjatë konferencës për shtyp ka theksuar se fakti që kjo vizitë zhvillohet me rastin e 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve është edhe më kuptimplotë.
“Dy popujt tanë kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe i janë gjendur pranë në kohë të vështirë, si dhe në çështjet kombëtare”, ka thënë Yıldırım dhe më pas duke cekur temën e tentativës së FETO-s për grusht shteti, ka vënë në dukje se dy dhomat e Parlamentit, qeveria dhe populli i Pakistanit kanë shprehur qëndrim pro popullit dhe shtetit të Turqisë.
Duke e falënderuar për mbështetjen, Yıldırım tha se FETO është një kërcënim edhe për sigurinë e Pakistanit dhe në vazhdim shtoi: “E dimë që ndani një mendim me ne për të bërë një punë të kujdesshme dhe të pastër për zhdukjen e tyre nga Pakistani dhe për këtë ju falënderoj. Bashkë me hapat që do të hedhin vëllezërit tanë atje, tashmë Pakistani nuk do të ketë më një hapësirë jete për FETO-n dhe do të lërë njëherë e përgjithmonë këtë vend”.
Duke vënë në dukje se Presidenti i Turqisë së shpejti do të zhvillojë një vizitë në Pakistan, për të marrë pjesë në samitin rajonal që do të zhvillohet atje, kryeministri turk ka thënë se gjatë takimit me homologun e tij ata kanë biseduar tema të ndryshme për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Ndërkohë Kryeministri i Pakistanit, Nazar Sherif, duke thënë se “armiqtë e Turqisë janë edhe armiqtë e Pakistanit”, tha se vendi i tij është përkrah Turqisë në luftën kundër terrorizmit. “Dua të rikujtoj edhe njëherë që Pakistani është në solidarizim të plotë me Turqinë dhe popullin turk për tentativën tinzare për grusht shteti më 15 korrik”, tha Sherif dhe më pas në vijim të fjalës së tij theksoi se populli turk atë natë ka bërë një sakrificë të madhe dhe të vërtetë duke dalë përpara tankeve, duke mbrojtur demokracinë dhe vullnetin e tyre. “Kjo gjë do të shkruhet në histori me shkronja të arta”, është shprehur ai.
Ndërsa duke vënë në dukje se Turqia i ka treguar botës për këtë organizatë të jashtëligjshme e cila qëndron pas tentativës për grusht shteti, Sherif në vijim ka shtuar: “Pakistani është duke ndihmuar Turqinë në këtë luftë. Dua të theksoj edhe njëherë që armiqtë e Turqisë janë armiq edhe për Pakistanin. Ne e dimë mirë që Turqia nuk do t’ju japë shanse sulmuesve frikacake të kësaj natyre. Ne e dimë mirë që Turqia do të vazhdojë të qëndrojë e fortë përballë çdo lloj sulmi. Turqia do të vazhdojë të ecë në rrugën e paqes, mirëqenies dhe zhvillimit. Rruga e Turqisë është në kuadër të asaj që ka treguar lideri i saj karizmatik, Recep Tayyip Erdoğan”.
Në vijim të fjalës së tij Sherif ka thënë gjithashtu se Turqia dhe Pakistani do të vazhdojnë rrugën e forcimit të marrëdhënieve të tyre strategjike. Ai ka theksuar se Turqia dhe Pakistani janë të bashkuar në luftën kundër Islamofobisë.

BASHKËSIA FETARE E SERBISË: SULEJMAN REXHEPI PO PËRÇANË MYSLIMANËT

Bashkësia Fetare e Serbisë ka dërguar një letër proteste deri tek Bashkësia Fetare e Maqedonisë, në të cilën, ata kanë dënuar vizitën që kanë bërë kryetari i BFI-së, së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, formacioneve parafetare, si dhe për përkrahjen publike ndaj kësaj organizate, siç e kanë quajtur ata- jo legjitime.
“Hidhërim i ynë më i madh është se ju keni vizituar edhe përfaqësues të kësaj organizate në rajonin e Preshevës, të cilin keni tentuar që ta impononi si autoritet fetar të myslimanëve në Luginën e Preshevës, edhe pse e dini se i njëjti është përjashtuar për shkak agresionit dhe përçarjes që ka bërë në Bashkësinë Islame dhe Myftininë e Preshevës.”, thuhet në letrën e Bashkësisë Islame të Serbisë.
Ata kanë shtuar se janë të habitur nga ky veprim, ngase pikërisht, Rexhepi, ka pasur përvojë nga rebelimi i imamëve në Maqedoni, të cilët kanë dashur të prishin unitetin e Bashkësisë Islame.
“Kemi menduar se ju do të tregoni senzibilitet ndaj problemeve me të cilat ballafaqohemi dhe as që kemi menduar se personalisht do të vendosin në anën e atyre që po e prishin unitetin e Bashkësisë tonë Islame”, thuhet më tej në letrën.
Sipas tyre, kjo paraqet një goditje ndaj dinjitetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, por edhe BFI-së, së Maqedonisë, duke shtuar se janë të bindur se ulematë dhe hoxhallarët do të kenë forca të përballen me paraqitjet të tilla dhe nuk do të lejojnë individëve të caktuar të rrezikojnë rolin e ndershëm dhe moral të bashkësive fetare. 
 

 http://www.dailymotion.com/video/x5cxag9_bashkesia-fetare-e-serbise-sulejman-rexhepi-po-percane-myslimanet_news

Wednesday, February 22, 2017

Platformë-pula, mbeti pa asnjë pupël

Sermet Sulejmani
Kjo ”Platformë-pula” e nënshkruar në Tiranë, siç po duket do të mbetet pa asnjë pupël të vetme deri në fund. Andaj merreni e piqeni në furrë sa s’i shkuan edhe kockat!…

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Francës në Shkup zhvilloi takim pune me Ambasadorin Kristian Timonie.
Në takim u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike dhe integrimit Euro-Atlantik të vendit.
Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin e Francës me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
Kryetari Thaçi ritheksoi urgjencën e rikthimit të çështjes së emrit në agjendë pasi që paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e integrimeve euro-atlantike./Ditari.mk/  

Ja cfarë thotë Fatimja për dënimin që mori sot (Video)

Prokuroja Fatime Fetai, në dalje nga seanca gjyqësore, e pyetur nëse do ta paguaj dënimin prej 2000 euro, e shqiptuar nga gjykatësja Tatjana Mihajllova, tha se “gjobën do ta paguaj me kënaqësi”,
Përndryshe, gjatë seancës së sotme, prokurorja speciale Katica Janeva, dhe prokurorja Fatime Fetai u dënuan me nga 200 euro për shkak, siç ka thënë gjykatësja “ofendimeve dhe mosrespektin ndaj saj”.
Prokuroret kanë akuzuar gjykatësen se ka bërë falsifikat të procesverbalit nga seanca e kaluar për gjykimin për protestat e dhunshme para komunës Qendër.
I akuzuar në këtë rast është ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Leje krejt o Mulla Sulë

Përfundimisht, këtë njeri e ka verbuar karrierizmi, e kanë çmendur idetë e sëmura që mund të shpërthejnë vetëm nga truri sklerotip i një njeriu që tashmë të dy këmbët i ka nën një këpucë! Nëse dikur iniciativa e tij e paskësh pasur kundër vetë Shtetin Shqiptar, tashmë, duhet të jetë shumë i bindur që kundër do ta ketë edhe Shtetin e Kosovës, sepse që të dy shtetet kanë agjenci që i shoshisin informatat dhe që i mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare të popullit të vet
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Budallallëqet e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës nuk kanë fund! Po qarkullon në YouTube, njëfarë deklarate televizive në një televizion lokal, përmes së cilës Mulla Sula përpiqet të fajësojë shtetin shqiptar në prag të vizitës së tij që ia bën shtetit serb. Ky nuk është normal more!
Diku, në fillim të minutës së dhjetë, Mull Sula flet kinse për një nismë të tij që moti dikur e paska pas inicuar për formimin e këshillit kordinativ të bashkësisve islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Pasi paska arritur që ta bindë aso kohe të ndjerin Sabri ef. Koçi si dhe Rexhep Bojën, ish-krytar i BIK-ut, kjo iniciativë paska dështuar mu për faktin se e paska pamundësuar vetë shteti shqiptar. Pra, shteti shqiptar, anëtare e Konferencës Islamike, paska minuar iniciativën e Mulla Sulës?! Ia ka futë kot!
Po çka ka nevojë Mulla Sula tani ta sulmojë shtetin shqiptar? Po supozojmë se pikërisht shteti shqiptar e ka pamundësuar nismën e Mulla Sulës! Po pse? Pse nuk i shkon në mend Mulla Sulës se shteti shqiptar ka istitucione dhe subjekte që dinë të rezonojnë, të mendojnë dhe të analizojnë miliona herë më shumë dhe më mirë se Mulla Sula, dhe se këta subjekte janë në gjendje ta zbërthejnë dhe ta zhveshin cilëndo nismë, sado "patriotike" qoftë ajo!
Në vazhdim të deklaratës televizive Mulla Sula shkon edhe më tej. Ai shihet qartë se çfarë dëshiron të bëjë, duke menduar se akoma ekziston Jugosllavi, madje se tashmë edhe Shqipëria përfshihet në këtë kreaturë më morbide që ka ekzistuar ndonjëherë në faqe të tokës. Mulla Sula del në terren për të përvetësuar partnerë dhe për të siguruar vota prkrahëse për nismën e tij më të re: ai synon të formojë një union të bashkësive islame shqiptare të rajonit ku me gjasë ai do të zgjidhet udhëheqës i përgjithshëm!

Përfundimisht, këtë njeri e ka verbuar karrierizmi, e kanë çmendur idetë e sëmura që mund të shpërthejnë vetëm nga truri sklerotip i një njeriu që tashmë të dy këmbët i ka nën një këpucë! Nëse dikur iniciativa e tij e paskësh pasur vetë Shtetin Shqiptar kundër, tashmë, duhet të jetë shumë i bindur që kundër do ta ketë edhe Shtetin e Kosovës, sepse që të dy shtete kanë agjenci që i shoshisin informatat dhe që i mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare të popullit të vet. Ato agjencione nuk janë që t'ia plotësojnë teket dhe dëshirat psikoipatike Mulla Sulës, por, janë për t'ia rrënuar që në start, sepse jo që nuk janë të mira por janë si do ide që kundërmojnë në përpjekje ruso-sllave pë të gjetur alibi për një transfersale ortodokse që do të peshonte mbi qafën e shqiptarëve myslimanë të tubuar në ndonjëfarë "asociacioni" të Mulla Sulës, mikut të ambasadorit rus, de! Mulla Sula lavdërohet se qenkan formuar unionet e xhemateve tona dhe të imamëve tanë nëpër shtete të ndryshme të Perëndimit. Por nuk tregon se ato unione janë krijuar që të kontrollohen më lehtë nga qeveritë respektive perëndimore, sado që ky mendon se ato unione i përgjigjen vetëm Mulla Sulës. Kështu ia nis edhe për themelimin e unioneve të bashkësive islame të regjionit, por nuk tregon se kush do t'i kontrollojë! Natyrisht, qeveritë e transfersales ortodokse. Prandaj dhe nuk kalojnë nismat e Mulla Sulës por ngelin si përmendore e budallallëqeve të tij./Opinione/

Tuesday, February 21, 2017

Bisedimet për shqipen shpërqendrojnë opinionin nga kriza reale

Partitë politike ende nuk kanë përfunduar konsultimet lidhur me zgjedhjen përfundimtare për gjuhën shqipe, që është edhe pika kryesore e bisedimeve për formimin e Qeverisë së re mes Lidhjes Social-Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim e Aleancës për Shqiptarët.
Debati për gjuhën shqipe, ndërkohë që ka ngritur dilema nëse kjo çështje është imponuar për qëllime politike në veçanti nga VMRO-ja dhe BDI-ja për rritjen e besimit të humbur në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Jordan Shishoski, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Institutit për shkenca shoqërore dhe humaniste, thotë se platforma shqiptare përmban shumë pika, por me qëllim partitë janë përqendruar në atë për gjuhën shqipe, pasi vetëm përmes ngritjes së tensioneve partitë mund të përfitojnë politikisht.
“Gjuha është vetëm një nga pikat, të tjerat siç janë Prokuroria Speciale, ndarja proporcionale e buxhetit, kontesti me emrin e kështu me radhë, aspekt nuk kanë zënë vend në opinion, kjo tregon nacionalizimit tonë, pasi në vend të përqendrohemi në çështjet e interesit të përbashkët, ne kemi zënë në rrjetin e retorikës nacionaliste të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. Pra, ne duhet të orientohemi në shumë prioritete reformuese që janë më se të domosdoshme për të ardhmen e këtij vendi”, thotë Shishoski duke shtuar se shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë avancimin e pozitës së tyre, por gjithashtu sipas tij, përgjegjësi duhet të kërkuar edhe nga partitë shqiptare, të cilët këto çështje nuk duhej t’i impononin për zgjidhje shumë vite më parë.
“Qytetarët shqiptarë me të drejtë janë të pakënaqur nga moszbatimi i përpiktë i Marrëveshjes së Ohrit. Këtë çështje duhet ta mbyllim që të përqendrohemi në çështje tjera, siç janë sundimi i së drejtës, ekonomia si dhe proceset demokratike. Por, problemi qëndron tek BDI-ja, e cila me hipokrizën e saj në vend se të bartë përgjegjësi politike për moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, bën shantazhe të ndryshme. Nuk duhet të harrojmë se BDI-ja është partia me më shumë vite në pushtet, andaj edhe duhet të përgjigjet se pse ka ngecur zbatimi i pikave të Marrëveshjes së Ohrit”, thotë Jordan Shishoski nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humaniste.
Dilema mbi debatin që po zhvillohet ka edhe Xhelal Neziri, analist dhe drejtues i qendrës për gazetari hulumtues.
“Qëllimi kryesor i gjithë kësaj drame që bëhet rreth zbatimit të kësaj platforme apo konkretisht përdorimit më të gjerë zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, është shpërqendrim i opinionit nga luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në temat ndëretnike që natyrisht sjellin një përkufizim të territorit politik në dy blloqe etnike, pra në atë maqedonase dhe në tjetrin shqiptar, që në rastin konkret paraqet përfitim politik për BDI-në dhe partitë tjera politike”, thotë Neziri sipas të cilit qëllimi i BDI-së është edhe rikthimi i votueseve të humbur që votën e tyre e dhanë për LSDM-së dhe këtë siç thotë Neziri ajo tenton ta bëjë duke imponuar tema etnike.
Ai thotë se nuk ka dilema se kërkesat për avancimin e gjuhës shqipe janë reale dhe se ajo duhet të jetë e barabartë në shtet meqë si zyrtare është e paraparë edhe me Kushtetutë, por ngre pyetjen se pse partitë shqiptare këtë çështje nuk e kanë zgjidhur shumë vite më parë, apo që nga 2001 kur edhe ishte nënshkruar Marrëveshja e Ohrit e cila kishte një afat prej katër vitesh për zbatimin e saj.
“Përderisa për 14 vite nuk arritën ta imponojnë këtë pikë në agjendën politike, atëherë shfrytëzimi i krizës politike konkrete që buroi nga mos funksionimi i sistemit si dhe nga krimi dhe korrupsioni lë hapësirë për dyshim se bëhet për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik nga këto tema të cilat janë kyçe për integrimin e vendit në NATO dhe BE”, thotë Neziri.
Draft-ligji për të cilin parimisht janë dakorduar dy partitë shqiptare në bisedime me LSDM-në, jo zyrtarisht parashikon avancimin e shqipes në të gjitha institucionet si në Kuvend, Qeveri, pushtetin gjyqësor e organe tjera, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.

Çka kërkon Mulla Sula në Beligrad

Rijaseti i Serbisë zhvillon politikën që të gjitha organizmat fetarë islam që funksionojnë në "territorin e Serbisë" dhe, sipas kësaj logjike edhe ato të Kosovës, duhet të përfshihen nën ombrellën e këtij Rijaseti serb! Dhe këtë politikë shkon dhe e legjitimon Mulla Sula. Rezillëqet e këtij farë mulla nuk kanë të sosur! Sa turp!

Nga Vehbi Maliqi-Lesbalia


Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, gjithnjë e më shumë po defaktorizohet, si në vend ashtu edhe në rajon, si nga institucionet dhe subjketet e ndryshme të vendit ashtu edhe nga subjektet ndërkombëtarë. Nëse gjatë vitit 2014 në zyren e tij janë reslizuar mbi 20 takime nga përfaqësues të ndryshëm të korit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare, pas informacionit në raportin amerikan të Stejt Departamentit se Mulla Sula po i shet vizat e haxhit, dhe pas përhapjes së informacionit të saktë se Mulla Sula inçizon çdo bisedë që zhvillohet në kabinetin e tij, ky Institucion në vitin 2015 u bojkotua tërësisht, me vetëm 3-4 vizita jo aq të rëndësishme, ndërkohë që, pas lajmit të CNN-it amerikan se Sulejman Rexhepi e bën po atë jetë lluksoze si të liderit të ISIS-it, Al Bagdadi, BFI-ja në vitin 2016 shënoi po aq vizita sa në vitin paraprak, me atë që pati edhe një vizitë shumë të rëndësishme nga ana e ambasadorit rus! I vetëdijshëm nga ky injorim total, Mulla Sulës i shkoi në mend që ta bëj një hile, të nis me "manifestimin Bakllava e Bajramit", për nderë të vizitave që i bëheshin më parë në seli, me qëllim që të tërheq sa më shumë faktorë të vendit dhe ndërkombëtar, sepse tashmë bojkoti total kishte arritur kulmin. Ç'është e vërteta, në sallën e Hotel Aleksandar Palas, vërehen lloj-lloj personalitetesh që i përgjigjen ftesës për të përcjellë urime të përbashkëta me rasin e Bajrameve. Dhe, dinaku Mulla Sula, mendon se kjo fotografi do të flasë se ai nuk bojkotohet! Të gjitha subjektet, sidomos ata ndërkombëtarë, me prezencën e tyre në "Baklava e Bajramit" në fakt përcjellin mesazhin se e respektojnë Institucionin e BFI-së dhe për hirë të këtij subjekti vijnë në atë "manifestim" dhe jo se kanë plasur t'ia shohin sytë Mulla Sulës, i cili, pa dyshim që në atë sallë nuk do të mund të kurdisë çimka e kamera pë të incizuar takime e biseda siç i bënte në zyren e vet të uzurpuar. Izolimi i fundit i tij u bë edhe nga ana e Ambasadës Iraniane si dhe nga Ambasada e Kosovës, të cilat nuk e ftuan që të marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale dhe Shtetërore të shteteve respektive. Megjithatë, në Ambasadën e Kosovës vërtetojën se Sulejman Rexhepi ka pasur ftesë që të marrë pjesë në koktejin e shtruar nga ana e ambasadorit të Kosovës për 9 vjetorin e Pavarësimit të Kosovës por që nuk i dinë arsyet se pse nuk i është përgjigjur Mulla Sula kësaj ftese. Kuluareve flitet se Mulla Sula e bojkoton ambasadorin kosovar sepse ky nuk e ka propozuar që të dekorohet nga ana e Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi! Mulla Sula si duket po harron se nuk i ka fajet Ambasadori Hysa por "fajet i ka" shërbimi intelegjent i Kosovës i cili e njeh fort mirë Mulla Sulën dhe i cili mbanë llogari që mos të turpurohet Kryetari i Shtetit. Tashmë katërcipërisht është vërtetuar se Mulla Sula është një dekoratoman i papërmirësueshëm. Është në gjendje që të bëj ç'mos vetëm ta marrë një dekoratë, qoftë kjo edhe prej ndonjë bashkësie lokale apo prej ndonjë zyre vendi. Nuk është me rëndësi kush ia jep, me rëndësi është që ta marrë një dekoratë. Nëse nuk e merr vetë ka qejf që t'i inkurajojë të tjerët që marrin dekorata! Kjo ishte edhe arsyeja se pse këto ditë, Mulla Sula e vizitoi myftiun e Preshevës Nexhmedin ef. Saqipin, i cili, 3-4 ditë më parë, gjegjësisht më 15 shkurt, për hirë të Ditës së Serbisë, u dekorua nga ana e shovenistit dhe racistit të verbuar, presientit serb, Tomisllav Nikoliqit, të cilin e bojkoton tërë bashkësia ndërkombëtare. Nikoliqi i cili është në gjendje që të jap urdhër ta bëjë shkrumb e hi Luginën e Preshevës me të gjithë shqiptarët që janë aty, Nikoliqi i cili një javë më parë kishte kërkuar që ta rimarrë Kosovën, që të futet në luftë dhe t'i djeg të gjithë shqiptarët, i paskësh plasur shpirti që ta dekorojë një shqiptar!? Shqiptari normal nuk ia merr as një "selam" Tomisllav Nikoliqit, ia kthen mbrapsht. Si duket Mulla Sula këtë dekoratë të presidentit serb e përjetoi sikur ta kishte marrur vetë prandaj edhe me ekipin "treshi përsheshi" por edhe me regjisorin e këtij takimi, kryehajnin Mustafa Dautin, ikin me vrap në Preshevë për ta takuar dhe për ta uruar efendi Saqipin. Megjithatë, kjo vizitë e Luginës së Preshevës shërben vetëm si trampolinë për t'u katapultuar në Beograd, në qytetin e presidentit racist që shpërndanë dekorata për "shqiptarët myslimanë", helbet e mos i ka ngelur edhe ndonjë për Mulla Sulën! A e di Mulla Sula se Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet të pavaru? A e di Mulla Sula se asnjë nga Institucionet shetërore apo shoqërore të Serbisë nuk pranojnë kurrfarë Institucioni shtetëror e shoqëror të Kosovës. Pra, rrjedhimisht, as Rijaseti i Serbisë nuk guxon ta pranojë Bashksinë Islame të Kosovës! Rijaseti i Serbisë zhvillon politikën që të gjitha organizmat fetarë islam që funksionojnë në "territorin e Serbisë" dhe, sipas kësaj logjike edhe ato të Kosovës, duhet të përfshihen nën ombrellën e këtij Rijaseti serb! Dhe këtë politikë shkon dhe e legjitimon Mulla Sula! Ka rrjedhur ky apo jo? Në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë që kjo lëvizje e Mulla Sulës vjen si kundërpërgjigje ndaj kryetarit të BIK-ut, Naim ef. Tërnavës, i cili kohë më parë i ka kërkuar raport finansiar për shpërndarjen e parave të grumbulluara në Kosovë për vëllezërit myslimanë të Hasanbegut! E pra, ky është Mulla Sula, i cili fare nuk e ka dert që të angazhohet që "për inat të resë t'i vdesë djali"! Se do të pjellë një mi nga kjo vizitë kjo nuk ka dyshim, sepse, Mulla Sula nuk e bën as hapin më të vogël nëse nuk ka interes personal, kurse për këtë inters, si kamuflazh, gjithnjë e përdor "lavatriçen e pisllëqeve" të tij, kryehajnin Mustafa Dauti./sotinfo/

Monday, February 20, 2017

Ja për çfarë biseduan ekipi i Janevës dhe Këshilli i prokurorëve

Prokurorja Speciale Katica Janeva, me pesë prokurorët e saj, qëndroi për tre orë në Këshillin e Prokurorëve me të cilin patën takim pune. As Janeva e as kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, nuk zbuluan se cili është konkluzioni lidhur me rastin “Puç” dhe nëse është biseduar për rastin “Sopoti” dhe “Monstra”. Janeva shkurtimisht tha se në takim është biseduar për shumë tema dhe për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës.
Katica Janeva, prokurore speciale
Gazetari/ja: A do t’ua jepni lëndën “Puçi”?
Janeva: Ende do të bisedojmë, ende asgjë nuk është përfundimtare.
Gazetari/ja: Për çfarë biseduat?
Janeva: Për gjithçka, për gjërat aktuale me të cilat po ballafaqohet Prokuroria Speciale.
Gazetari/ja: Për Sopotin a keni folur?
Janeva: Biseduam për shumë çështje.
Prokurorja Speciale, Katica Janeva, ishte në Këshillin e Prokurorëve edhe javën e kaluar, por njëlloj sikur sot nuk dha asnjë informatë me të cilën do të linte të kuptohej se a pranon t’ia japë lëndën “Puçi” Këshillit të Prokurorëve dhe nëse ndërkohë ka arritur ndonjë marrëveshje me Këshillin për t’ia kaluar lëndët e rëndësishme për shqiptarët, si “Monstra” dhe “Sopoti”. Kryetari i Këshillit, Petar Anevski javën e kaluar tha se ia kanë kërkuar Janevës lëndën “Puç” së bashku me argumentimin për tërheqjen e aktakuzës. Më 18 janar, Prokuroria Speciale njoftoi se tërhiqet nga rasti “Puç” për të plotësuar aktakuzën e cila nuk korrespondon me provat të cilat i kanë mbledhur nga rasti “Titanik” dhe “Fortesa” që kanë të bëjnë me aferën e përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.
https://www.dailymotion.com/video/x5ckh7m_ekipi-i-janeves-tek-keshilli-i-prokuroreve_news

Platforma shqiptare!

Shkruan : Kryetari i kuvendit qendror të PDSH-së – Prof. Iljaz Halimi
Deklaratës të nënshkruar kohë më parë nga Aliu, Sela dhe Kasami në prezencën e kryeministrit Rama në Tiranë. Nga nënshkrimi i kësaj Deklarate e deri më sot, aq shumë bujë, është bërë sa lehet përshtypja se, miratimi kësaj Deklarate edhe nga pala maqedonase, do ta zgjidhte njëherë e përgjithmon çështjen shqiptare në Maqedoni. Për ta komentuar atë Deklaratë apo Platformë, siç preferojnë disa ta quajnë, nga shumë media televizive u organizuan emisione të veçanta ku mernin pjese perfaqësues të partive politike, analistë dhe publicist të ndryshëm.
Duke i përcjellur prononcimet e tyre, kam përshtypjen se pjesa dërmuese nga ata, as që e kan lexuar Dekleratën. Me siguri se ka edhe prej atyre që e dinë përmbajtjen e Dekleratës por për arsye të ndryshme, nuk e thuajn të vertetën. Në këte kategori të njerëzve bëjnë pjesë mbështetësit  e flaktë të LSDM-së, të cilët preferojnë që, për formimin e qeverisë edhe aq shumë të mos ngushtohet kjo parti.
Për të patur një pasqyrë më të qartë se çka në esencë paraqet Deklaratë e atyre tri partive politike, unë pasi e lexova  me vëmendje ate, konstatova se së pari, kjo Deklaratë nuk mund të quhet Platformë shqiptare për shkak se së pari, ate si të tillë nuk e mbështesin të gjitha partite shqiptare dhe e dyta, në te janë perfshirë vetëm disa kërkesa, që paraqesin minimumin e kërkesave të shqiptarëve, të cilat që nga 1990 e këndej në vazhdimsi i kanë paraqitur partitë politike shqiptare.
Se për çfarë kërkesash bëhet fjalë, kjo mund të shihet nga mbrendia e vet Dekleratës. Kështu psh. në njërën nga 30 pikat, me të cilën fillon Deklarata, thuhet se “BDI, Besa dhe LR.PSHD kanë ra dakord që agjenda e Dekleratës të realizohet në mandatin e ardhshëm qeveritar ose në çdo mandat tjetër vijues edhe ate në kuadër të MO-së dhe kushtetutës”. Në bazë të këtij përcaktimi i bie që me vite duhet të presim në përmbylljen e tërësishme të Deklerates, pa mos patur nevojë që të ndryshohet kushtetuta. Gjithashtu në këtë Deklaratë nuk precizihet përdorimi i gjuhës shqipe. Askund nuk përmendet se gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare, ngjajshëm me gjuhën maqedonishte, në tërë territorin e Maqedonisë. Për ndryshimin e stemës, flamurit dhe himnit të Maqedonisë të thuhet se “kërkojmë të hapet debat gjithpërfshirës”, kjo nuk ka kurfar garancash se ato mund të ndryshohen më shpejt dhe në interes  të shqiptarëve.
Në njërën nga kërkesat e kësaj Deklerate qëndron se “BDI, Besa dhe ASH, e mbështesin punën e prokurorisë speciale pa paragjykime etnike dhe politike”, duke mos e potencuar domosdoshmërin e vazhdimit të mandatit të saj. Për kërkesat tjera që në bisedimet me Greqin për emrin ose me Bullgarinë për problemet që ka Maqedonia, të kyqen edhe shqiptarët, është e panevojshme ky formulim të ekziston si i tillë, kur dihet se kjo do të ishte realizuar pa kurfar problemi poçese edhe më herët të insistohej në nivel qeveritar. Ngjajshëm si me këto kërkesa ka edhe kërkesa tjera në këtë Deklaratë që ska patur nevojë të futen në te, ngase janë kërkesa që burojnë nga nevojat e përditshmërisë sonë, (si psh. hapja e pikave të reja kufitare ose angazhimi për fqinjësi të mire etj), të cilat në bashkëqeverisje mund të gjindeshte mirkuptim që të realizohen.
Deklerata, për të cilën jan pajtuar Aliu, Kasami dhe Sela, kështu si është konceptuar, të lenë përshtypjen se ajo është bërë në pajtueshmëri edhe me partitë kryesore maqedonase. Tjetër është se tani si VMRO ashtu edhe LSDM, këtë Deklaratë e paraqesin si diçka të dëmshme për Maqedoninë, se shqiptarët duan ta kantonizojnë ose federalizojnë Maqedoninë e kështu me radhë. Qëndrimi i këtillë i pales maqedonase është që edhe ma shumë ta reduktojnë këtë dekleratë, para se ajo  të pranohet nga ana e tyre.
Ajo që i mungon kësaj Deklarate janë kërkesat qenësore të shqiptarëve nëpërmes të cilave shqiptarët do të arrinin barabarzinë e plotë me maqedonasit. Që të arrihet kjo barazi, kërkohet domosdo ndryshimi i kushtetutës ku shqiptarët do të njiheshin si kombë shtetformues. Regullimi juridiko kushtetues i Maqedonisë duhet të mbështetet në dy shtyllat kryesore të vendit, siç janë maqedonasit dhe shqiptarët dhe minoritetet tjera.
Derisa nuk arrihet që vendimarja për shumë çështje të rëndësishme, të jetë e përbashkët në mes përfaqësuesve maqedonas dhe shqiptarë, atëher vazhdimishtë shqiptarët do të jenë të mvarur nga pala maqedonase, duke u shëndruar si pale lypse për të drejtat që u takojnë. Jo rastësishtë, çdo ditë ndëgjojmë prononcime të opinionistëve maqedonas ku thonë se: “çka kërkojnë shqiptarët ende, a pak u kemi dhënë, ky është shteti ynë, shqiptarët tanimë i kan dy shtete dhe dëshirojnë në vendin tonë të krijojnë edhe një shtet të tretë  etj.
Për parandalimin e kësaj mvarshmërie të shqiptarëve nga maqedonasit duhet domozdo të hartohet një Platformë kombëtare shqiptare me kërkesa të qarta dhe të afatizuara sipas prioriteteve që duhet ti ketë. Për realizimin e kësaj Platforme kërkohet që krahas përfaqësuesve të partive shqiptare parlamentare të ndërmjetëson edhe faktori ndërkombëtar si garancë për bisedimet shqiptaro maqedonase që duhet sa ma shpejtë të fillojnë.
Cdo variantë tjetër e formimit te qeverisë, ku shqiptarët do të ishin pajtuar paraprakishtë me disa ndryshime kozmetike të rregullimit juridiko kushtetues të Maqedonisë, do të ishte vetëm mashtrimi i rradhës, se kështu mund të zgjidhert statusi i drejt i shqiptarëve në Maqedoni./Ditari.mk/

Friday, February 17, 2017

Pse Ali Ahmeti i fiksuar nga bombat dhe po i përmend shpesh ato?! (VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti së fundi përmes mesazheve të tij vazhdimisht ka përdorur “bomba”. Ai edhe në ceremoninë e djeshme në shënimin e 16 vjetorit të luftës së UÇK-së e tha këtë.
“Të gjitha gjërat janë duke u analizuar. Mendoj qe në të ardhmen do të ketë një përgjigje konkrete. Këto janë çështje të cilat bisedohen në kuadër të partisë por unë ju siguroj se aty bomba atomike nuk prodhohet” tha Ahmeti.
Ndërsa disa ditë më parë këtë e kishte nënvizuar edhe në një nga intervistat e tij televizive.
“Në këtë situatë duhet të jemi të dobishëm që mos të pësojnë asë shqiptarët as maqedonasit dhe kështu vendosa që të takojë Ivanovin. Veprova me kokë të ftohtë, por ka situata që veprojë me kokë të ftohtë dhe zemër të zjartë. E lash një bombë pa fitil dhe fitilin unë e di ku është. Për mua me rëndësi është kush bën 61 deputëtë dhe kush i del zot situatës”, ka thënë Ahmeti në Zig zag në Tv Art.
Po ashtu një vokabularë i tillë ishte edhe në takimin tek presidenti Ivanov. (INA) 

Lëvizja NISMA për Reforma në BFI uron Pavarësinë e Kosovës

Në emër të Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt.
Gëzuar Kosovë përvjetorin e pavarësisë, veprës dhe sakrificës së madhe të bijëve dhe bijave të kombit që dhanë më të shtrejtën dhe gjithçka nga vetja për mëvetsinë e këtij shtetit. Nderime madhështore për artkitektët që kontribuan për Kosovën e lirë dhe demokratike. 17 Shkurtit 2008 është dita që do të përkujtohet përjetë brez pas brezi në të cilën ditë u vunë themelet e forta që populli i Kosovës të ndërton të ardhmen në bazë të koncepteve demokratike dhe botës së zhvilluar moderne.
Mirënjohje të thellë gjithë atyre vendeve që kontribuan në çlirimin e saj. Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!.
 H. Ibrahim ef. Shabani

Kryetar i Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA

Thursday, February 16, 2017

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së Nina Suomalainen

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në vend, Ambasadoren Nina Suomalainen. Në takim u diskutua për krizën politike në vend, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së saj.
Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadoren e OSBE-së me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe formimit të qeverisë së re, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, duke theksuar se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.
Kryetari Thaçi potencoi se problemet reale të Maqedonisë janë çështja e emrit dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike vendi nuk ka perspektivë.
Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadoren e OSBE-së se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.
Ambasadorja Suomalainen falënderoi Kryetarin Thaçi për takimin konstruktiv./Ditari.mk/
video

DioGuardi: Ose veproni drejt me shqiptarët, ose nuk do të ketë më Maqedoni

Beqir Sina-INA
“Maqedonia, nuk do të të ekzistojë si shtet nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik”. Kështu është shprehur në një intervistë e cila bërë vitin e kaluar me një gazetë të Prishtinës, nga ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi- Presidenti i Lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane- LQSHA.
Xhozef DioGuardi, së bashku me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirly Cloyes – Dio Guardi, i cili ka folur vazhdimisht në Washington dhe New York, mbi Maqedoninë dhe çështjen shqiptare, në përgjithësi, ka folur nga New Yorku, ku ndër të tjera ka thën se “Nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni”.
Ish-kongresmeni amerikan me origjinë shqiptare Xhozef DioGuardi, i cili është një nga figurat e respektuara në radhët e kongresmenëve republikan, të cilët kanë fituar shumicën në zgjedhjet e fundit, është edhe njëri nga miqtë kryesorë të shumë kongresmenëve, të cilët do të udhëheqin aktualisht komisionin për politikë të jashtme dhe ato që kanë të bëjnë me politikat strategjike amerikane.
Ish-kongresisti dhe kryetari i LQSHA, së bashku me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirly Cloyes – Dio Guardi, thuhet se po përgatitet për një paraqitje të re në Kongres, lidhur me zhvillimet në Ballkan dhe çështjen e shqiptarëve, ku në fokus, sipas disa burimeve të sigurat do të jetë edhe çështja e shqiptarëve në Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe atyre në Mal të Zi.
DioGuardi duke u marr me problemin e Maqedonisë, në një prezantimin të vitit të kaluar në Kongres, kishte theksuar se :”I vetëmi opsioni i federalizimit, është më i pranueshëm për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, dhe të drejtave të shqiptarëve”.
Ndërkohë, ai duke folur për Marrëveshjen e Ohrit , kishte theksuar se “Kjo, marrëveshje ishte bërë për faqe të zezë, pasi që nuk plotëson të drejtat e shqiptarëve” citohen mediumet shqiptare.

Wednesday, February 15, 2017

Radikalizohen maqedonasit e afërt me qeverinë VMRO-BDI, kërkojnë luftë të re! (Foto)

Aktori Vllado Jovanovski në profilin e tij në “facebook”, kërcënohet me luftë dhe pyet se sa kushton një kilogram eksploziv plastike në tregun e zi, duke akuzuar se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka nënshkruar ndonjë marrëveshje, transmeton Gazeta Lajm. Jovanovski e quan Zaevin “Fausti nga Murtina” (Murtina është fshati i lindjes së Zaevit”.
“FAUSTI NGA MURTINA KA NËNSHKRUAR. Me dorën e tij e ka nënshkruar marërveshjen. E ka nënshkruar me gjakun e ‘branitellave’ të rënë, në luftërat e tanishme dhe ato të kaluara. Këtij shërbëtori, votën ia dhanë 350 mijë qytetarë të hutuar. Ka edhe të tillë që thonë se djalli I ka mashtruar, se nuk kanë qenë të vetëdijshëm. Sido qoftë, pas q..jes, nuk ka pishman. Vetëm se dëmin që e bëri ajo pykë, është e madhe. DO TË KETË LUFTË! LUFTË TË RE DO TË KETË! PYKOOO, ASKUSH NUK DËSHIRON TË JETË NË LËKURËN TËNDE”, ka shkruar Jovanovski, për të cilin opozitarët maqedonas thonë se është i afërt me qeverinë VMRO-BDI. 

Oferta e Zaevit ndalon gjuhën shqipe në uniformat e policisë

Oferta e Liderit të LSDM-së Zaran Zaev, e dërguar në partinë e Ali Ahmetit, e ndalon gjuhën shqipe në uniformat e policisë së shtetit, kështu mëson portali TetovaSot nga burime brenda takimit që është realizuar mbrëmë në Tetovë mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.
Në ligjin për gjuhën shqipe, që propozon LSDM-ja e Zaevit, nuk është zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë, me këtë propozim Zaev dëshiron edhe një herë t’i mashtrojë shqiptarët se gjuha shqipe do të jetë e barabartë me atë maqedonase dhe Maqedonia do të jetë një shtet multietnik dhe i barabartë për të gjithë.
Siç ka arritur të mësojë portali TetovaSot, partia e Selës në shumë nene të ligjit për gjuhën shqipe, nuk pajtohen me ofertën e LSDM-së dhe nga kjo parti theksojnë, se do ta shqyrtojnë edhe një herë këtë ofertë e cila nuk korrespondon me atë që duan shqiptarët.
Jo zyrtarisht mësohet se Zaev me anë të ofertës dërguar BDI-së ka propozuar që në qeveri të flitet shqip, por jo edhe të shkruhet në shqip, që ka hasur në një problem jashtëzakonisht të madh tek partitë politike shqiptare, ku dyshohet se nuk do t’ia japin nënshkrimet për të bërë 61 deputet për formimin e qeverisë.
Ndryshe mbrëmë tre nënkryetarët e BDI-së Teuta Arifi, Izet Mexhti dhe Nevzat Bejta u takuan me anëtarët e Aleancës për Shqiptarët për të diskutuar rreth ofertës së LSDM-së dhe për bashkimin e nënshkrimeve ku së bashku me deputetët e LSDM-së të formojnë qeverinë e ardhshme.
Gjithçka mbetet ditëve në vijim, kur nga BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët do të vendosin për “PO” ose “JO” me Zaevin, ndërsa nga Lëvizja BESA kanë deklaruar se do t’ia japin nënshkrimet pa asnjë kusht. /TetovaSot/

BDI po dobësohet, nuk po i ndihmon asgjë, as refuzimi i koalicionit me VMRO-në

Anketa e fundit e realizuar nga agjencia PROSPEKT dhe TV TELMA tregon rënje drastike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ngritje të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) te elektorati shqiptar.
Sipas anketës mbi 20 % e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të votonin për LSDM-në, 15% për Lëvizjen BESA, 14% për BDI-në, 10 % për PDSH-në dhe 6% për Aleancën për shqiptarët.
Analistët thonë se rënja e BDI-së filloj që nga zgjedhjet parlamentare kur numri i deputetëve nga 19 ju zvogëlua në 10, ndërsa tani më nuk po i ndihmon asgjë kësaj rënie, e as refuzimi i koalicionit me VMRO-DPMNE-në.
“Qytetarët shqiptarë në Maqedoni në zgjedhjet e fundit parlamentare të jem i sinqert treguan se duan që Maqedonia të jetë demokratike, shtet shumë etnike para se gjithash shtet ku do të sundoj drejtësia dhe do të luftohet korrupsioni. BDI apo cila do parti tjetër, shumë rënd do e ketë që shqiptarët ti mbanë nën binare të interesave të tyre partiake duke u’a shpërlarë trurin me oferta nacionale për arsye se qytetarët duan shtet të barabartë”, thotë për Gazeta Express Aco Kabranov, gazetar shumë vjeçar në Maqedoni.
Sipas tij radhën tani e kanë maqedonasit që të mbështesin dhe tregojn se janë për shtet në të cilin nuk do të ketë vend për lider politik të cilët pushtetin e shohin si ‘hambar’ për tu pasuruar.
Nga ana tjetër ish-ministri i arsimit dhe njohës i mirë i skenës politike në Maqedoni Sulejman Rushiti për Gazeta Express thotë se është bërë tashmë praktikë që kur paraqitet nevoja e reformimit të partive shqiptare, të njëjtat janë shkrirë.
“Tashmë është bër praktikë që kur paraqitet nevoja e reformimit të partive shqiptare, të njëjtat janë shkrirë. Kjo, për mungesë të kapaciteteve demokratike të brendshme. Partitë lidhen ngushtë për emrit të liderit, respektisvisht, shndërrohen në firma private të një rrethi të ngushtë njerëzish! Fakti që partitë u shndërruan në kompani tregtimi të votës dhe vullnetit të votuesit bëri që votuesi ta ndëshkojë BDI-në duke votuar jashtë kufinjve etnik. Pra nëse nuk gjen BDI forca reformimi, do të shkojë drejt zhdukjes! Por mendoj që politikbërësit e ardhshmëm duhet ta lexojnë këtë mesazh të votuesit”, thotë Rushiti.
Edhe politikologu Xhenis Sulimani thotë se asnjë vendim i sotëm i BDI-së për çfarëdo lloj koalicioni, nuk e shpëton atë nga fundosja.
“Asnjë vendim i sotëm, për çfarë do koalicionimi, nuk e shpëton BDI-në nga fundosja. Bashkëpunimi me VMRO-në e Gruevskit, kur partia e këtij të fundit karakterizohej me retorikë dhe politika nacionaliste e bën BDI-në bashkepjesemarrëse në politikat antishqiptare”, thotë Sulimani.
Përndryshe është hera e parë në historinë e pluralizmit në Maqedoni që një parti maqedonase të del partia më e popullarizuar te shqiptarët./Gazeta Express/

MULLA SULA THOSHTE: BDI-JA BASHKPUNON ME MOSKËN, BEOGRADIN, ALKAEDËN

Kohëve të fundit në drejtim të BFI-së kanë lëshuar kritika shumë teologë, intelektualë dhe aktivist të dalluar të çështjes kombëtare, ish komandantë të UÇK-së, besa nuk bëjnë përjashtim as personalitete politike!
Nismës për Reforma në BFI nuk i kalon asnjë ditë e pa pasur vërejtje në punën e BFI-së, në veçanti në atë të “Reisit” kontravers.
Paraqitjet provokative dhe skandaloze të “Reisit” që nga viti 2006 e deri në ditët e sotit, në vazhdimësi kanë detyruar edhe faktorin politik në vend që herëpasehere t’ia ngrehin veshin!
Opinioni më i gjërë e di mirë se BDI ka pasur vërejtje publike kundër BFI-së gjatë viteve 2006-2009, kurse së fundmi ato po bëhen në formë interne.
Vërejtje të ngjashme kundër BFI-së dhe Mulla Sulës, që nga viti 2011 e këndej ka pasur dhe ka në vazhdimësi edhe nga PDSH-ja.
Ditëve që lam pas jemi dëshmitarë të asaj se me vërejtje pak më të buta kundër BFI-së doli edhe lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski – lideri i vetëm politik i bekuar nga Sulejman Rexhepi!
Deri më tani vërejtje nuk janë dëgjuar nga LSDM, BESA dhe partitë e tjera, edhe pse nga portale te afërta me BESEN dhe partitë e tjera opozitare, Sulejman Rexhepi ka qenë mjaft i kritikuar për bashkpunimin e tij dhe disa bashkpunëtorëve të tij me BDI-në gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit!
Për ta refreshuar memorien, me posht u sjellim një KOMUNIKATË të BFI-së nga viti 2008, nënshkruar nga Reis Sulejman Rexhepi!

BDI fabrikon trillime

Ka kohë që Bashkësia Islame e Maqedonisë është bërë cak i skifterëve partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët me instrukcionet e shefit të tyre Ali Ahmeti po përpiqen të poentojnë në fushatën e  ndyer zgjedhore që ky subjekt politik po e zhvillon.

Gjithnjë në interes të uljes të tensioneve në shoqërinë shqiptare dhe muslimane në përgjithësi, pykat dhe goditjet e ulëta jemi përpjekur ti amortizojmë në heshtje, pa i fryer zjarrit, me urtësi, pikërisht si i ka hije institucionit të vetëm fetar islam në vend, duke u mbështetur në parimet e shenjta kuranore të cilat urdhërojnë maturinë dhe butësinë bile edhe ndaj të paditurve dhe qëllimkëqinjëve. Ky reagim i yni është i provokuar nga veprimet e vazhdueshme jokorekte të Bashkimit Demokratik për Integrim si ndaj Bashkësisë Islame të Maqedonisë ashtu edhe ndaj të gjithë besimtarëve muslimanë në vend. Më saktësisht, shkas i drejtëpërdrejtë i reagimit tone është ofendimi që i bëhet BIM në një pamflet të BDI të botuar në të përditshmen “Lajm”, ditë e martë, 27 maj, në të cilin, në pikën 15 na imputohet një gënjeshtër e kulluar që prek thellë në dinjitetin e BIM, në traditën e sajë 600 vjeçare dhe në pavarësinë me të cilën krenohet. Në pikën e inkriminuar thuhet tekstualisht:

“ Gjatë qeverisjes së PDSH, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë u bë degë partiake e kësaj partie”.

Kjo insinuatë, mjerisht, flet shumë për konstruktin moral e mental të njerëzve të BDI dhe tregon qartë se ajo shërbehet me trillime dhe fabrikime të gënjeshtrave mbi të cilat përpiqet ta ndërtojë edhe ofertën e vetë politike për elektoratin i cili duhet ta votojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sëkëndejmi, Bashkësia Islame e Maqedonisë, është e shtrënguar t’ia përkujtojë opinionit më të gjërë vetëm disa detaje të cilat flasin vetvetiu për qëndrimin ofendues e mohues të BDI ndaj fesë islame, ndaj besimit e ndaj besimtarëve, ndaj institucionit të vetëm fetar që përkujdeset për organizimin e jetës fetare islame.

– Gjatë konfliktit të vitit 2001 BIM ishte institucioni më i dëmtuar. Atëherë u rrënuan 57 xhami në bodrumet e të cilave shpesh janë strehuar “trimat” e Ali Ahmetit. Të gjitha ato u meremetuan nga popullata dhe nga BIM, pa asnjë metelik nga BDI e cila ishte katër vjetë në pushtet. Si kuriozitet po e përmendim xhaminë e Haraçinës rreth të cilës BIM akoma është në kontest gjyqësor kurse pala tjetër po mban qëndrim se aty nuk ka pasur luftë. Ky qëndrim është që nga koha e pushtetmbajtjes të BDI, por ajo s’doli të dëshmojë se ka pasur apo nuk ka pasur luftë në Haraçinë.

– Në maj të vitit 2003, radikalët islamik si logjistika e BDI hyjnë me kallashë në Bashkësinë Islame dhe marrin vendime pune.

– Në vitin 2004/2005, ish Reisul Ulema Arif Emini, selinë e BIM e pati transferuar në Reçicë, në selinë e BDI, pranë kabinetit të Ali Ahmetit. Si duket, atë kohë e dëshiron BDI.

– Në shtator të vitit 2004, në selinë e BIM i bëhet presion me bomba Reisul Ulema Arif Eminit.Askush nuk ndërmer masa kundëtr kriminelëve.

– Në qershor të vitit 2005 sulmohet Kuvendi dhe kuvendarët e BIM në mënyrën më mizore nga ana e kriminelëve të BDI. Gjurmët që i lane plumbat e tyre ende qëndrojnë aty.

– Në korrik të vitit 2005 sulmohen dhe rrahen imamët e Shkupit. Sulmuesit ishin njerëz të BDI.

– Me 24 shtator 2005, shefi i kabinetit të zëvendësministrit të policisë arreston funksionarë dhe hoxhallarë, e mbush një autobus me të ashtuquajtur “kuvendarë” dhe në Strugë mbahet Kuvendi më bizar në historinë e BIM. Rrënohet autonomia e BIM. Dëshmitarë janë një autobus i tërë hoxhallarësh e funksionarësh.

Nga ana tjetër, nga ardhja e PDSH në pushtet në vitin 2006, BIM ka marrë ndihma konkrete për 30 xhami nga Ministria e Kulturës dhe ministri Arifhikmet Xhemaili në vlerë prej 200 mij euro.

– Medreseja “Isa Beu” u ndihmua po nga kjo ministri me njëqindmij euro.

– U miratua Ligji për mësim besim fetar të cilin BDI e pati eliminuar në vitin 2003.

– Fakulteti i Shkencave Islame u akreditua dhe tërësisht do të finansohet nga buxheti shtetëror.

– Ministria e Ekologjisë dhe ministri Xhelil Bajrami kanë bërë rregullimin e parkut të Medresesë dhe të disa xhamive.

– PDSH ka filluar për here të parë të ndryshojë gjërat në drejtim të kthimit të vakfeve.

– Dukshëm është lehtësuar procedura e udhëtimit të haxhinjëve kurse Ministri i Shëndetësisë Ymer Selmani ka siguruar shërbimet mjekësore për haxhilerët falas.

-Kryetari i ri i PDSH, me të pranuar postin, deklaroi publikisht se kërkon bekimin e BIM për punën e
vetë të ardhme.

-Për here të pare një Kryeministër merr pjesë në kremtimin e Bajramit në xhami.

-BIM deklarohet me betim në Allahun e Plotëfuqishëm se PDSH asnjëherë nuk është përzier në punët
e mbrendshme të sajë.
Lidhur me të gjitha që u përmendën më lartë, BIM nuk mund të mos shprehë falenderimin e vetë ndaj
subjektit politik shqiptar që tregoi gadishmërinë për ta ndihmuar institucionin i cili përkujdeset për mbarëvajtjen e jetës fetare të mbi një milion besimtarëve muslimanë në Maqedoni.
Por, kjo kursesi nuk do të thotë se “BIM është bërë degë partiake e PDSH…”. Përkundrazi, do të thotë  shprehje e komunikimit bashkëkohor e të kulturuar, do të thotë qëndrim parimor dhe synim drejtë një qëllimi që ka për objektiv avancimin e pozitës së përgjithshme të popullit tonë.

Sjelljet dhe qëndrimet
dashakëqia të BDI na bëjnë të mendojmë se BDI është shumë large nga këto synime..

Ndryshe,për të mos i mbetur borxh këtij subjekti politik shqiptar që përcaktimet i ka dukshëm antifetare, po theksojme se BIM ka kontinuitet dhe traditë gadi gjashtëqind vjeçar në këto hapësira, medreseja “Isa Beu” vitin e kaluar ka kremtuar një jubile të rallë-530 vjetorin e ekzistimit, kurse “elektorati” i sajë e kalon një milionshin.
Për këtë shkak dhe për shkak të mentalitetit të vetë provincial,BDI mbetet fuqi minore në krahasim me Bashkësinë Islame të Maqedonisë.
Për fund, nëse BDI i lejon vehtes, krejtësisht pa argumente, të na akuzojë se qenkemi shndëruar në degë partiake të një partie të caktuar, ne do të bëjmë publike dilemën që e kemi një kohë më të gjatë e për të cilën mund të gjenden një mori argumentesh:

A thua me kë bashkëpunon BDI përveç me Moskën e Beogradin ?

Shikuar nga individë e organizata të dyshimta të miljeut radikal islamik me të cilat kjo parti mban lidhje të ngushta, nuk do të jetë befasi nëse zbulohet se BDI është bërë degë partiake e Al Kaedës.

Reis ul ulema haxhi Sulejman ef. Rexhepi
qershor, 2008
image-0-02-05-dfcf0cc83e3d7849724df553a4823ad3b502afc0f7d610d62b41e4d8d7ce021f-v
image-0-02-05-7f0149223c9d9dea4b7ecb42e0795ccc7ceeed5908883e14bb14f97adb00d071-v
image-0-02-05-24d21fa3b4c9ee41254b8b670e26ba80e6494267eb893e763977604384b54a81-v

fb_img_1487089844407
2017-02-14-20-50-14
images-1



kreu-i-bfi-s-euml-rexhepi-priti-n-euml-takim-ambasadorin-rus-oleg-sherbak_hd-780x439