Përfundimisht, këtë njeri e ka verbuar karrierizmi,
e kanë çmendur idetë e sëmura që mund të shpërthejnë vetëm nga truri sklerotip
i një njeriu që tashmë të dy këmbët i ka nën një këpucë! Nëse dikur iniciativa
e tij e paskësh pasur kundër vetë Shtetin Shqiptar, tashmë, duhet të jetë shumë
i bindur që kundër do ta ketë edhe Shtetin e Kosovës, sepse që të dy shtetet
kanë agjenci që i shoshisin informatat dhe që i mbrojnë interesat shtetërore
dhe kombëtare të popullit të vet
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Budallallëqet e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës
nuk kanë fund! Po qarkullon në YouTube, njëfarë deklarate televizive në një
televizion lokal, përmes së cilës Mulla Sula përpiqet të fajësojë shtetin
shqiptar në prag të vizitës së tij që ia bën shtetit serb. Ky nuk është normal
more!
Diku, në fillim të minutës së dhjetë, Mull Sula flet
kinse për një nismë të tij që moti dikur e paska pas inicuar për formimin e
këshillit kordinativ të bashkësisve islame të Shqipërisë, Kosovës dhe
Maqedonisë. Pasi paska arritur që ta bindë aso kohe të ndjerin Sabri ef. Koçi
si dhe Rexhep Bojën, ish-krytar i BIK-ut, kjo iniciativë paska dështuar mu për
faktin se e paska pamundësuar vetë shteti shqiptar. Pra, shteti shqiptar,
anëtare e Konferencës Islamike, paska minuar iniciativën e Mulla Sulës?! Ia ka
futë kot!
Po çka ka nevojë Mulla Sula tani ta sulmojë shtetin
shqiptar? Po supozojmë se pikërisht shteti shqiptar e ka pamundësuar nismën e
Mulla Sulës! Po pse? Pse nuk i shkon në mend Mulla Sulës se shteti shqiptar ka
istitucione dhe subjekte që dinë të rezonojnë, të mendojnë dhe të analizojnë
miliona herë më shumë dhe më mirë se Mulla Sula, dhe se këta subjekte janë në
gjendje ta zbërthejnë dhe ta zhveshin cilëndo nismë, sado
"patriotike" qoftë ajo!
Në vazhdim të deklaratës televizive Mulla Sula shkon
edhe më tej. Ai shihet qartë se çfarë dëshiron të bëjë, duke menduar se akoma
ekziston Jugosllavi, madje se tashmë edhe Shqipëria përfshihet në këtë kreaturë
më morbide që ka ekzistuar ndonjëherë në faqe të tokës. Mulla Sula del në terren
për të përvetësuar partnerë dhe për të siguruar vota prkrahëse për nismën e tij
më të re: ai synon të formojë një union të bashkësive islame shqiptare të
rajonit ku me gjasë ai do të zgjidhet udhëheqës i përgjithshëm!
Përfundimisht, këtë njeri e ka verbuar karrierizmi,
e kanë çmendur idetë e sëmura që mund të shpërthejnë vetëm nga truri sklerotip
i një njeriu që tashmë të dy këmbët i ka nën një këpucë! Nëse dikur iniciativa
e tij e paskësh pasur vetë Shtetin Shqiptar kundër, tashmë, duhet të jetë shumë
i bindur që kundër do ta ketë edhe Shtetin e Kosovës, sepse që të dy shtete
kanë agjenci që i shoshisin informatat dhe që i mbrojnë interesat shtetërore
dhe kombëtare të popullit të vet. Ato agjencione nuk janë që t'ia plotësojnë
teket dhe dëshirat psikoipatike Mulla Sulës, por, janë për t'ia rrënuar që në
start, sepse jo që nuk janë të mira por janë si do ide që kundërmojnë në
përpjekje ruso-sllave pë të gjetur alibi për një transfersale ortodokse që do
të peshonte mbi qafën e shqiptarëve myslimanë të tubuar në ndonjëfarë
"asociacioni" të Mulla Sulës, mikut të ambasadorit rus, de! Mulla
Sula lavdërohet se qenkan formuar unionet e xhemateve tona dhe të imamëve tanë
nëpër shtete të ndryshme të Perëndimit. Por nuk tregon se ato unione janë
krijuar që të kontrollohen më lehtë nga qeveritë respektive perëndimore, sado
që ky mendon se ato unione i përgjigjen vetëm Mulla Sulës. Kështu ia nis edhe
për themelimin e unioneve të bashkësive islame të regjionit, por nuk tregon se
kush do t'i kontrollojë! Natyrisht, qeveritë e transfersales ortodokse. Prandaj
dhe nuk kalojnë nismat e Mulla Sulës por ngelin si përmendore e budallallëqeve
të tij./Opinione/
Comments
Post a Comment