Prokurorja Speciale Katica Janeva, me pesë prokurorët e saj, qëndroi për tre orë në Këshillin e Prokurorëve me të cilin patën takim pune. As Janeva e as kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, nuk zbuluan se cili është konkluzioni lidhur me rastin “Puç” dhe nëse është biseduar për rastin “Sopoti” dhe “Monstra”. Janeva shkurtimisht tha se në takim është biseduar për shumë tema dhe për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës.
Katica Janeva, prokurore speciale
Katica Janeva, prokurore speciale
Gazetari/ja: A do t’ua jepni lëndën “Puçi”?
Janeva: Ende do të bisedojmë, ende asgjë nuk është përfundimtare.
Gazetari/ja: Për çfarë biseduat?
Janeva: Për gjithçka, për gjërat aktuale me të cilat po ballafaqohet Prokuroria Speciale.
Gazetari/ja: Për Sopotin a keni folur?
Janeva: Biseduam për shumë çështje.
Prokurorja Speciale, Katica Janeva, ishte në Këshillin e Prokurorëve edhe javën e kaluar, por njëlloj sikur sot nuk dha asnjë informatë me të cilën do të linte të kuptohej se a pranon t’ia japë lëndën “Puçi” Këshillit të Prokurorëve dhe nëse ndërkohë ka arritur ndonjë marrëveshje me Këshillin për t’ia kaluar lëndët e rëndësishme për shqiptarët, si “Monstra” dhe “Sopoti”. Kryetari i Këshillit, Petar Anevski javën e kaluar tha se ia kanë kërkuar Janevës lëndën “Puç” së bashku me argumentimin për tërheqjen e aktakuzës. Më 18 janar, Prokuroria Speciale njoftoi se tërhiqet nga rasti “Puç” për të plotësuar aktakuzën e cila nuk korrespondon me provat të cilat i kanë mbledhur nga rasti “Titanik” dhe “Fortesa” që kanë të bëjnë me aferën e përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.
https://www.dailymotion.com/video/x5ckh7m_ekipi-i-janeves-tek-keshilli-i-prokuroreve_news
Comments
Post a Comment