Bashkësia Fetare e Serbisë ka dërguar një letër proteste deri tek Bashkësia Fetare e Maqedonisë, në të cilën, ata kanë dënuar vizitën që kanë bërë kryetari i BFI-së, së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, formacioneve parafetare, si dhe për përkrahjen publike ndaj kësaj organizate, siç e kanë quajtur ata- jo legjitime.
“Hidhërim i ynë më i madh është se ju keni vizituar edhe përfaqësues të kësaj organizate në rajonin e Preshevës, të cilin keni tentuar që ta impononi si autoritet fetar të myslimanëve në Luginën e Preshevës, edhe pse e dini se i njëjti është përjashtuar për shkak agresionit dhe përçarjes që ka bërë në Bashkësinë Islame dhe Myftininë e Preshevës.”, thuhet në letrën e Bashkësisë Islame të Serbisë.
Ata kanë shtuar se janë të habitur nga ky veprim, ngase pikërisht, Rexhepi, ka pasur përvojë nga rebelimi i imamëve në Maqedoni, të cilët kanë dashur të prishin unitetin e Bashkësisë Islame.
“Kemi menduar se ju do të tregoni senzibilitet ndaj problemeve me të cilat ballafaqohemi dhe as që kemi menduar se personalisht do të vendosin në anën e atyre që po e prishin unitetin e Bashkësisë tonë Islame”, thuhet më tej në letrën.
Sipas tyre, kjo paraqet një goditje ndaj dinjitetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, por edhe BFI-së, së Maqedonisë, duke shtuar se janë të bindur se ulematë dhe hoxhallarët do të kenë forca të përballen me paraqitjet të tilla dhe nuk do të lejojnë individëve të caktuar të rrezikojnë rolin e ndershëm dhe moral të bashkësive fetare.
http://www.dailymotion.com/video/x5cxag9_bashkesia-fetare-e-serbise-sulejman-rexhepi-po-percane-myslimanet_news
Comments
Post a Comment