Kohëve të fundit në drejtim të BFI-së kanë lëshuar kritika shumë teologë, intelektualë dhe aktivist të dalluar të çështjes kombëtare, ish komandantë të UÇK-së, besa nuk bëjnë përjashtim as personalitete politike!
Nismës për Reforma në BFI nuk i kalon asnjë ditë e pa pasur vërejtje në punën e BFI-së, në veçanti në atë të “Reisit” kontravers.
Paraqitjet provokative dhe skandaloze të “Reisit” që nga viti 2006 e deri në ditët e sotit, në vazhdimësi kanë detyruar edhe faktorin politik në vend që herëpasehere t’ia ngrehin veshin!
Opinioni më i gjërë e di mirë se BDI ka pasur vërejtje publike kundër BFI-së gjatë viteve 2006-2009, kurse së fundmi ato po bëhen në formë interne.
Vërejtje të ngjashme kundër BFI-së dhe Mulla Sulës, që nga viti 2011 e këndej ka pasur dhe ka në vazhdimësi edhe nga PDSH-ja.
Ditëve që lam pas jemi dëshmitarë të asaj se me vërejtje pak më të buta kundër BFI-së doli edhe lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski – lideri i vetëm politik i bekuar nga Sulejman Rexhepi!
Deri më tani vërejtje nuk janë dëgjuar nga LSDM, BESA dhe partitë e tjera, edhe pse nga portale te afërta me BESEN dhe partitë e tjera opozitare, Sulejman Rexhepi ka qenë mjaft i kritikuar për bashkpunimin e tij dhe disa bashkpunëtorëve të tij me BDI-në gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit!
Për ta refreshuar memorien, me posht u sjellim një KOMUNIKATË të BFI-së nga viti 2008, nënshkruar nga Reis Sulejman Rexhepi!
BDI fabrikon trillime
Ka kohë që Bashkësia Islame e Maqedonisë është bërë cak i skifterëve partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët me instrukcionet e shefit të tyre Ali Ahmeti po përpiqen të poentojnë në fushatën e ndyer zgjedhore që ky subjekt politik po e zhvillon.
Gjithnjë në interes të uljes të tensioneve në shoqërinë shqiptare dhe muslimane në përgjithësi, pykat dhe goditjet e ulëta jemi përpjekur ti amortizojmë në heshtje, pa i fryer zjarrit, me urtësi, pikërisht si i ka hije institucionit të vetëm fetar islam në vend, duke u mbështetur në parimet e shenjta kuranore të cilat urdhërojnë maturinë dhe butësinë bile edhe ndaj të paditurve dhe qëllimkëqinjëve. Ky reagim i yni është i provokuar nga veprimet e vazhdueshme jokorekte të Bashkimit Demokratik për Integrim si ndaj Bashkësisë Islame të Maqedonisë ashtu edhe ndaj të gjithë besimtarëve muslimanë në vend. Më saktësisht, shkas i drejtëpërdrejtë i reagimit tone është ofendimi që i bëhet BIM në një pamflet të BDI të botuar në të përditshmen “Lajm”, ditë e martë, 27 maj, në të cilin, në pikën 15 na imputohet një gënjeshtër e kulluar që prek thellë në dinjitetin e BIM, në traditën e sajë 600 vjeçare dhe në pavarësinë me të cilën krenohet. Në pikën e inkriminuar thuhet tekstualisht:
“ Gjatë qeverisjes së PDSH, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë u bë degë partiake e kësaj partie”.
Kjo insinuatë, mjerisht, flet shumë për konstruktin moral e mental të njerëzve të BDI dhe tregon qartë se ajo shërbehet me trillime dhe fabrikime të gënjeshtrave mbi të cilat përpiqet ta ndërtojë edhe ofertën e vetë politike për elektoratin i cili duhet ta votojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sëkëndejmi, Bashkësia Islame e Maqedonisë, është e shtrënguar t’ia përkujtojë opinionit më të gjërë vetëm disa detaje të cilat flasin vetvetiu për qëndrimin ofendues e mohues të BDI ndaj fesë islame, ndaj besimit e ndaj besimtarëve, ndaj institucionit të vetëm fetar që përkujdeset për organizimin e jetës fetare islame.
– Gjatë konfliktit të vitit 2001 BIM ishte institucioni më i dëmtuar. Atëherë u rrënuan 57 xhami në bodrumet e të cilave shpesh janë strehuar “trimat” e Ali Ahmetit. Të gjitha ato u meremetuan nga popullata dhe nga BIM, pa asnjë metelik nga BDI e cila ishte katër vjetë në pushtet. Si kuriozitet po e përmendim xhaminë e Haraçinës rreth të cilës BIM akoma është në kontest gjyqësor kurse pala tjetër po mban qëndrim se aty nuk ka pasur luftë. Ky qëndrim është që nga koha e pushtetmbajtjes të BDI, por ajo s’doli të dëshmojë se ka pasur apo nuk ka pasur luftë në Haraçinë.
– Në maj të vitit 2003, radikalët islamik si logjistika e BDI hyjnë me kallashë në Bashkësinë Islame dhe marrin vendime pune.
– Në vitin 2004/2005, ish Reisul Ulema Arif Emini, selinë e BIM e pati transferuar në Reçicë, në selinë e BDI, pranë kabinetit të Ali Ahmetit. Si duket, atë kohë e dëshiron BDI.
– Në shtator të vitit 2004, në selinë e BIM i bëhet presion me bomba Reisul Ulema Arif Eminit.Askush nuk ndërmer masa kundëtr kriminelëve.
– Në qershor të vitit 2005 sulmohet Kuvendi dhe kuvendarët e BIM në mënyrën më mizore nga ana e kriminelëve të BDI. Gjurmët që i lane plumbat e tyre ende qëndrojnë aty.
– Në korrik të vitit 2005 sulmohen dhe rrahen imamët e Shkupit. Sulmuesit ishin njerëz të BDI.
– Me 24 shtator 2005, shefi i kabinetit të zëvendësministrit të policisë arreston funksionarë dhe hoxhallarë, e mbush një autobus me të ashtuquajtur “kuvendarë” dhe në Strugë mbahet Kuvendi më bizar në historinë e BIM. Rrënohet autonomia e BIM. Dëshmitarë janë një autobus i tërë hoxhallarësh e funksionarësh.
Nga ana tjetër, nga ardhja e PDSH në pushtet në vitin 2006, BIM ka marrë ndihma konkrete për 30 xhami nga Ministria e Kulturës dhe ministri Arifhikmet Xhemaili në vlerë prej 200 mij euro.
– Medreseja “Isa Beu” u ndihmua po nga kjo ministri me njëqindmij euro.
– U miratua Ligji për mësim besim fetar të cilin BDI e pati eliminuar në vitin 2003.
– Fakulteti i Shkencave Islame u akreditua dhe tërësisht do të finansohet nga buxheti shtetëror.
– Ministria e Ekologjisë dhe ministri Xhelil Bajrami kanë bërë rregullimin e parkut të Medresesë dhe të disa xhamive.
– PDSH ka filluar për here të parë të ndryshojë gjërat në drejtim të kthimit të vakfeve.
– Dukshëm është lehtësuar procedura e udhëtimit të haxhinjëve kurse Ministri i Shëndetësisë Ymer Selmani ka siguruar shërbimet mjekësore për haxhilerët falas.
-Kryetari i ri i PDSH, me të pranuar postin, deklaroi publikisht se kërkon bekimin e BIM për punën e
vetë të ardhme.
-Për here të pare një Kryeministër merr pjesë në kremtimin e Bajramit në xhami.
-BIM deklarohet me betim në Allahun e Plotëfuqishëm se PDSH asnjëherë nuk është përzier në punët
e mbrendshme të sajë.
Lidhur me të gjitha që u përmendën më lartë, BIM nuk mund të mos shprehë falenderimin e vetë ndaj
subjektit politik shqiptar që tregoi gadishmërinë për ta ndihmuar institucionin i cili përkujdeset për mbarëvajtjen e jetës fetare të mbi një milion besimtarëve muslimanë në Maqedoni.
Por, kjo kursesi nuk do të thotë se “BIM është bërë degë partiake e PDSH…”. Përkundrazi, do të thotë shprehje e komunikimit bashkëkohor e të kulturuar, do të thotë qëndrim parimor dhe synim drejtë një qëllimi që ka për objektiv avancimin e pozitës së përgjithshme të popullit tonë.
Sjelljet dhe qëndrimet
dashakëqia të BDI na bëjnë të mendojmë se BDI është shumë large nga këto synime..
Ndryshe,për të mos i mbetur borxh këtij subjekti politik shqiptar që përcaktimet i ka dukshëm antifetare, po theksojme se BIM ka kontinuitet dhe traditë gadi gjashtëqind vjeçar në këto hapësira, medreseja “Isa Beu” vitin e kaluar ka kremtuar një jubile të rallë-530 vjetorin e ekzistimit, kurse “elektorati” i sajë e kalon një milionshin.
Për këtë shkak dhe për shkak të mentalitetit të vetë provincial,BDI mbetet fuqi minore në krahasim me Bashkësinë Islame të Maqedonisë.
Për fund, nëse BDI i lejon vehtes, krejtësisht pa argumente, të na akuzojë se qenkemi shndëruar në degë partiake të një partie të caktuar, ne do të bëjmë publike dilemën që e kemi një kohë më të gjatë e për të cilën mund të gjenden një mori argumentesh:
A thua me kë bashkëpunon BDI përveç me Moskën e Beogradin ?
Shikuar nga individë e organizata të dyshimta të miljeut radikal islamik me të cilat kjo parti mban lidhje të ngushta, nuk do të jetë befasi nëse zbulohet se BDI është bërë degë partiake e Al Kaedës.
Reis ul ulema haxhi Sulejman ef. Rexhepi
qershor, 2008
Comments
Post a Comment