Opinioni i gjërë e ka parë shumë mirë Mulla Sulën se
si shpërndan para në pliko në mesin e popullatës së vërshuar në Mëlsinë e
Tetovës, vitin e kaluar. Po atë vit, Mulla Sula ka shtrirë plikon e ndihmës
edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe, fare në fund, po ashtu, për rreth 100
familje nga Hasanbegu, Mulla Sula ka dhënë nga 700 franga në pliko, para të
grumbulluara këto nga xhemati ynë në Zvicër
Nga: Makfire Mustafa
Drejtoria e të hyrave publike (UJP) po tregohet e
pamëshirshme përgjatë aksionit të vet në kapjen e parregullsive dhe në fshehjen
e të hyrave dhe të dalurave finansiare nëpër firma si dhe ojq të ndryshme.
Fillimisht, tërë ky aksion u përshkrua si hakmarrje e njërës parti që ishte
deri dje në pushtet, por, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po dalin faktet
në shesh. Ankesat kanë pushuar, sepse mallversimet dhe manipulimet paskan qenë
shumë evidente. Së fundmi po flitet për një gjobë të papërballueshme si për
Forumin Rinor Islam ashtu edhe për Organizatën Humanitare Kalliri i Mirësisë,
sepse për ndihmesën që e kanë bërë, sado e mirë dhe e hajrit që ka qenë, na u
paska dashur të paguhet tatimi i vlerës së shtuar! Sipas vërejtjeve të DHP këto
dy organizata jofitimprurëse për qindra kredi studentore dhe nxënësish që kanë
shpërndarë nuk kanë paguar TVSH-në? Ndaj dhe i është caktuar një gjobë shumë e
rëndë. Po pse këtyre dy organizatave? Mbase për faktin që nuk kanë qenën nën
kontrollin e njërës parti që ishte në qeverisjen e deritanishme? Mbase kësaj
partie nuk ia kanë paguar haraçin qoftë edhe një metalik, apo nuk ia kanë
sjellë qoftë gjysëm vote në zgjedhjet e fundit! Këtë dyshim e shton sidomos
mosreagimi ndaj një organizate e cila ashiqare shihet se merret me shpëlarjen e
parave dhe të punëve të pista! Nuk mund të fshihet dilentantizmi i kësaj
organizate siç nuk mund të abstrahohet as veprimi i tyre antiligjor në
shpërndarjen e disa “ndihmave” në të holla! Jemi dëshmitarë, që të gjithë, nga
qytetari i rëndomtë e deri te mediat opozitare apo qeveritare se, të paktën në
tri rastet e fundit, Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisit të BFI-së,
bashkë me shpëlarësin e parave të pista, Mustafa Dautin, në emër të Organizatës
Hilal kanë bërë shpërndarjen e parave në kesh. Opinioni i gjërë e ka parë shumë
mirë Mulla Sulën se si shpërndan para në pliko në mesin e popullatës së
vërshuar në Malësinë e Tetovës, vitin e kaluar. Po atë vit, Mulla Sula ka
shtrirë plikon e ndihmës edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe, fare në
fund, po ashtu, për rreth 100 familje nga Hasanbegu, Mulla Sula ka dhënë nga
700 franga në pliko, para të grumbulluara këto nga xhemati i Zvicrës. Pyesim
publikisht Drejtorinë e të Hyrave Publike, këto tri raste a nuk ju duken
shkelje flagrante e ligjeve?! A nuk janë raste që mund të radhiten në korpusin
e veprave penale fshehje e tatimit, apo edhe vjedhje! Mulla Sula jo njëherë ka
organizuar tubime të ndihmave humanitare në të holla të cilat i ka futur në
xhep dhe vetëm Zoti i Madh e di se nga sa u ka shpërndarë në kesh! Rasti në
Shkodër, pas vërshimave katastrofale, rasti i ndihmave të grumbulluara për në
Somali, etj!!! Para e madhe është nxjerrur jasht përmes xhepit të Mulla Sulës,
të cilat, si destinancion të fundit kanë përjetuar pikërisht këtë xhep të tij.
Dhe, të gjitha këto raste shikohen nëpërmjet gishtave të dorës vetëm pse Mulla
Sula është pulen i një partie qeveritare! Aktivistat partiakë nuk mund të jenë
mbi ligjet e vendit. Ky vend nuk guxon që për dikë të jetë nënë e për dikë
njerkë!
Comments
Post a Comment