Oferta e Liderit të LSDM-së Zaran Zaev, e dërguar në partinë e Ali Ahmetit, e ndalon gjuhën shqipe në uniformat e policisë së shtetit, kështu mëson portali TetovaSot nga burime brenda takimit që është realizuar mbrëmë në Tetovë mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.
Në ligjin për gjuhën shqipe, që propozon LSDM-ja e Zaevit, nuk është zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë, me këtë propozim Zaev dëshiron edhe një herë t’i mashtrojë shqiptarët se gjuha shqipe do të jetë e barabartë me atë maqedonase dhe Maqedonia do të jetë një shtet multietnik dhe i barabartë për të gjithë.
Siç ka arritur të mësojë portali TetovaSot, partia e Selës në shumë nene të ligjit për gjuhën shqipe, nuk pajtohen me ofertën e LSDM-së dhe nga kjo parti theksojnë, se do ta shqyrtojnë edhe një herë këtë ofertë e cila nuk korrespondon me atë që duan shqiptarët.
Jo zyrtarisht mësohet se Zaev me anë të ofertës dërguar BDI-së ka propozuar që në qeveri të flitet shqip, por jo edhe të shkruhet në shqip, që ka hasur në një problem jashtëzakonisht të madh tek partitë politike shqiptare, ku dyshohet se nuk do t’ia japin nënshkrimet për të bërë 61 deputet për formimin e qeverisë.
Ndryshe mbrëmë tre nënkryetarët e BDI-së Teuta Arifi, Izet Mexhti dhe Nevzat Bejta u takuan me anëtarët e Aleancës për Shqiptarët për të diskutuar rreth ofertës së LSDM-së dhe për bashkimin e nënshkrimeve ku së bashku me deputetët e LSDM-së të formojnë qeverinë e ardhshme.
Gjithçka mbetet ditëve në vijim, kur nga BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët do të vendosin për “PO” ose “JO” me Zaevin, ndërsa nga Lëvizja BESA kanë deklaruar se do t’ia japin nënshkrimet pa asnjë kusht. /TetovaSot/
Comments
Post a Comment