Translate

Saturday, November 28, 2015

Ndrecaj: BDI do fitoj, vetëm nëse populli shqiptar shndërrohet në “narod”

Hamdi Ndrecaj, i njohur si komandant Panteri ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta se,  BDI do ti fitojë zgjedhjet e 24 prillit.  
“Nëse ky popull nuk është më popull, por është shndërruar në ‘Narod’ …Ju prapë do të fitoni dhe do ta forconi edhe më shumë koalicionin me të njëjtën parti radikale anti shqiptare – VMRO-DPMNE. Por keni harruar që gjërat kanë ndryshuar…po jetësohet Ilirida, sidoqoftë për Ju do jetë ferri dhe fundi i karrierës suaj të turpshme”, ka komentuar Ndrecaj në shkrimin e postuar nga agjencia e lajmeve INA.

Zaevi shokon shqiptarët: Ngjarja në Kumanovë ishte akt terrorist njëjtë si ajo e Parisit! (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi ka shokuar mbarë opinionin me deklaratën e tij gjatë një konference në Slloveni. Ai i ka cilësuar ngjarjet e Kumanovës si një akt terrorist duke i krahasuar me ato të Parisit.
“Ngjarjet e Kumanovës janë poashtu një akt terrorist, të ngjashme me atë që kemi parë në Paris, edhe pse më pak dëme. Në Kumanovë u vranë tetë anëtarë të forcave të sigurimit të Republikës dhe 10 terroristë. U arrestuan më shumë se 30 terroristë dhe 40 policë u plagosën. Çfarë ndodhi? Disa nga ata njerëz të cilët kanë lëvizur në qendër të Kumanovës, qyteti i dytë më i madh në Maqedoni, janë njerëz të cilët janë kthyer nga Siria. Njerëzit të cilët luftuan atje, natyrisht, ata që janë kthyer nga Siria kanë kryer sulme terroriste në Paris”, ka shokuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi me deklaratën e tij.
Ai gjithashtu i krahasoi njerëzit në Kumanovë, me njerëz të cilët kanë vendosur bombë në avionin rus.

Sunday, November 22, 2015

‘Buxheti 2016’, opozita votoi kundër

Opozita votoi kundër buxhetit për vitin e ardhshëm, duke argumentuar se është i parealizueshëm dhe jozhvilimor. Shteti ka një borxh prej 4 miliardë eurove, dhe sipas LSDM-së buxheti i ri do të thotë borxh i ri dhe qytetarë të varfër. Për partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI buxheti për vitin e ardhshëm është zhvillimor, deri tani me shuma më të mëdha të investimeve kapitale, dhe do të ketë më shumë para për ndihma sociale dhe pensionet. Në Magazinën Ekonomike në këtë temë debatuan Marjanço Nikollov nga LSDM, dhe Rexhail Ismaili nga BDI.
“Kjo bëhet me kredi, ndërsa ju 110 milionë euro do të shpenzoni për ndërtesa të qeverisë dhe ndërtesa administrative. A kemi nevojë të marrim kredi prej 90 milionë eurove për gazifikim apo më mirë të mos i ndërtojmë ndërtesat e qeverisë dhe administratës dhe ato para t’i shpenzojmë për gazifikim dhe të mos harxhojmë nga kreditë”, tha Marjanço Nikollov, LDSM .
Alsat-M

Friday, November 20, 2015

Osmani dhe Deda me plan konkret për dalje nga kriza politike (Foto)



Deputeti Ilir Deda dhe Vjosa Osmani në një konferencë shtypi thanë se situata politike dhe e sigurisë në vend është e papranueshme dhe Kosova mund të humb shumë në rast se kjo situatë vazhdon.
Ata propozuan një marrëveshje për 5 partitë politike në vend LDK, PDK, AAK VV dhe Nisma.
Deda tha se njerëzit e zgjedhur në situata të vështira kanë përgjegjësi të mëdha duke propozuar kështu marrëveshje me pesë pika e qe kane të bëjnë me Asociacionin dhe demarkacionin.
Ai tha se këtë draft marrëveshje pak më herët ia kanë dërguar pesë liderëve të partitë politike.
Ndërsa Vjosa Osmani prezantoi pesë pikat e marrëveshjes duke thënë se funksioni i deputetit nuk përfundon vetëm në paraqitje në seanca apo gjuajtjen e gazit lotsjellës në seanca për qëllime të caktuara politike.
Ajo tha se këtë marrëveshje e prezantojnë si dy deputetë e jo në emër të partive që iu takojnë
Osmani tha se shpreson që kjo kërkesë të shqyrtohet dhe të negociohet.






***
Për pak çaste në ambientet e Kuvendit të Kosovës pritet të zbulohet një ide konkrete nga deputetët për të dalë nga kriza politike që po vazhdon qysh nga 11 korriku i këtij viti.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje, do të dalin para medieve me një propozim pesë pikësh për liderët e subjekteve politike.
"Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, kanë ftuar sot konferencë me gazetarë. Tema e konferencës është: Kriza politike në vend. Vendi: Holli para sallës S-1 ( kati I në aneksin e Kuvendit) Koha: në orën 15:30. Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun", thuhet në njoftim.


Shkollat e Sarajit do të bojkotojnë mësimin

Klasat s'kanë vend për karrige, ndërsa mësuesit janë duke punuar pa para që në fillim të këtij viti shkollor. Këta janë dy prej arsyeve kryesore për të cilat ka shumë të ngjarë që prej javën tjetër të nis bojkotimi i mësimit. Shkollat e Sarajit janë të limituara edhe me stafin menaxhues, personelin teknik dhe shërbimin pedagogjik. Për rreth 2000 nxënës, të shpërndarë në tre shkolla periferike dhe një qendrore është vetëm një pedagog dhe një psikolog
Laura PAPRANIKU
Problemet me mbingarkesën e shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhë shqipe janë jashtëzakonisht të mëdha dhe prekin segmente të ndryshme të funksionimit të shkollave, duke filluar nga efektivi i mësimdhënësve për të vazhduar me stafi menaxhues, shërbimi pedagogjik, personeli teknik e deri te mungesa e hapësirave. Jo vetëm klasat e  stërmbushura me 38 e 40 nxënës përbëjnë shqetësim, pasi në Maqedoni ka ende shkolla ku në një karrige len nga dy-tre nxënës. "Jo që nuk kemi mundësi të gjemë karrige, por nuk ka vend në klasë. Në Krushopek dhe Gërçec, klasat janë aq të vogla sa nuk ka vend se ku të vendosen karrige për të gjithë nxënësit në klasë", tregon Rafiz Ameti, drejtor i shkollës fillore "Dituria" në Komunën e Sarajit. Durimi i prindërve dhe mësimdhënësve është drejt sosjes. "Jemi munduar gjithë këtë kohë, prej fillimit të vitit shkollor, të qetësojmë situatën, por kam frikë se së shpejti do të shpërthejë mllefi i prindërve dhe mësimdhënësve. Për javën tjetër kemi sinjale se mund të fillojë bojkotimi i mësimit", plotëson drejtori Ameti. I shqetësuar me paralajmërimet për bojkot shprehet dhe kryetari i Komunës të Sarajit, Bekim Murati, i cili thotë se ndërprerja e procesit edukativo arsimor mund të ndodh pikërisht për shkak të mes zgjidhjes së problemit me financimin e paraleleve të reja në shkollat periferike të Krushopekut dhe Gërçecit. Për të ndalur bojkotin në fillim të vitit shkollor, kur prindërit refuzonin paralelet me 35 dhe 46 nxënës, sipas premtimeve të MASH-it se do të sigurohen financimi i paraleleve në të gjitha shkollat ku është e nevojshme një gjë e tillë, në shkollat periferike "Dituria" të Krushopekut dhe Gërçecit u angazhuan dy arsimtarë, për nevojat e zhvillimit të mësimit në dy  paralelet e posa formuara. Mirëpo, mësimdhënësit në fjalë, nuk kanë marrë as sot e kësaj dite asnjë rrogë nga fillimi i vitit shkollor 2015/2016. Përveç kësaj, punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe që shton ende më shumë vështirësitë për zhvillimin normal të mësimit në këto dy shkolla periferike. Murati, kujton se sigurimi i pagave të mësimdhënësve, respektivisht sigurimi i lejeve për vendete  e tyre të punës është një çështje të cilën duhet ta zgjidhën Ministria.  "Ne si komunë jemi të obliguar të merremi me organizimin e shkollave dhe të informojmë MASH-in për kërkesat dhe nevojat që kanë shkollat konform ligjeve arsimore. Në këtë mes janë edhe kërkesat për financimin e paraleleve të reja, të cilat i kemi dërguar në Ministri, në kohën e duhur", deklaron kryetari Murati. SHF "Dituria" e cila numëron rreth 1 820 nxënës, të shpërndarë në një shkollë qendrore në Saraj (me 132 nxënës) dhe në tre periferike, në Krushopek (385), Gërçec (265) dhe Lubin (110) ka edhe mungesa të tjetra. Këtu ka ende paralele që numërojnë nga 45 dhe 46 nxënës në klasë, mësues që nuk janë në listat e rrogave që ndan Ministria e Arsimit (MASH), mungesë të shërbimit pedagogjik dhe personelit drejtues të shkollës. Përveç drejtorit, ka vetëm një ndihmësdrejtorë dhe një përgjegjës, si dhe vetëm një pedagog dhe një psikolog. Drejtori i shkollës, Ameti dhe kryetari i Komunës, Murati deklarojnë se kërkesat për plotësimi e kuadrit të nevojshëm i përsërisin secilin viti,. Mirëpo situata mbetet e pa ndryshuar. "Prej shtatorit, u detyruam që në shkollat periferike 'Dituria' në fshatin Krushopek dhe Gërçec ti ndajmë paralelet, pasi numëron nga 45 dhe 46 nxënës në klasë. Mirëpo, MASH nuk ka siguruar ende lejet për hapjen e vendeve të punës për dy arsimtarët e paraleleve të reja. Prej fillimit të vitit shkollor 2015/2016 ata nuk kanë marrë ende as edhe një rrogë", deklaron Murati. Shkollat fillore të Sarajit, të hënën nuk ishin pjesë e agjendës së ministrit Abdilaqim Ademi, i cili vizitoi vetëm objekti e ri të shkollës së mesme në këtë Komunë dhe ku gjithashtu nuk bëjnë përjashtim mungesat. Shkolla e re, që pritet të nis punë në shtator të 2016-ës nuk ka sallë të fizkulturës. Murati, thotë se në parcelën që Komuna ka ndarë për nevojat e shkollës së mesme është parashikuar edhe vendi për ndërtimin e sallës sportive. Me siguri, plotëson më tej ai, MASH do të ndajë mjete edhe për sallën sportive, pasi edukata fizike është pjesë e procesit mësimor. Për shkollën e mesme në Saraj, investitor i së cilës eshët MASH, sikurse bëri të ditur ministri janë ndarë deri tani 50 milionë denarë, dhe mbete që deri në shtator Ministria të sigurojë edhe kompletojë shkollën me inventarin e nevojshëm. Sa i takon sallës sportive, ai përmendi ndërtimin e një të tille në fshatin Radushë në vlerë prej 90 mijë eurove, ndërsa për nevojat e nxënësve të shkollave të mesme tha se mund të shfrytëzohet salla sportive e cila gjendet në oborrin e shkolis fillore "Dituria' por që ndodhet të paktën 15 minuta larg objektit të shkolis së mesme./koha/

Sunday, November 15, 2015

BDI mungon tek lëshimi i trenit modern, ngase takohet me prodhuesit e mollave

Një delegacion i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim sot qëndroi në Prespë, me ç’rast u takua me prodhues të mollëve dhe me ata që shfrytëzuan mjete financiare për pajisje bujqësore. Edhe në këtë takim u bë fjalë për politikat në sferën e bujqësisë, me theks të veçantë në sferën e prodhimit të mollëve.
“Rajoni i Prespës, siç dihet, prej kohësh është i njohur për prodhimin e mollëve. Ne jemi këtu që t’i promovojmë politikat e reja në sferën e bujqësisë, por edhe mundësit për shfrytëzimin e subvencioneve. Në kontekst të zhvillimit të përpunimit të produkteve bujqësore, ne inkurajojmë prodhuesit e mollëve që t’i shfrytëzojnë subvencionet që i ofron Qeveria në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Për këtë qëllim, për bujqit dhe blegtorët e mjediseve dhe komunave shqiptare, për vitin 2016 janë ndarë 37 milionë euro, shumë kjo që relativisht është konsiderueshme për t’i shtuar kapacitet prodhuese, por edhe për t’u pajisur me makineri moderne që këtyre prodhuesve punën do t’ua bënte më të lehtë. Ne jemi edhe në shërbim të këtyre prodhuesve dhe do të na kenë pranë sa herë që vlerësojnë se kanë nevojë për ndihmën tonë”, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Besir Jashari. /INA/

Myftiu Murat Iseni me thikë e sulmon ish-lustratorin Mehmeti

Mulla Sula bashkëpunëtorëve të vet në krim ua ka mësuar një stil të ri! Jo më me armë të zjarrta, sepse po bëjnë «potere», por, le të përdoren thikat e hanxharet. Mjer intelektualët në çfarë niveli kanë rënë: një hoxhë spiun ia vë thikën në fyt e atij i shkon pikë-pikë

 Zeqie Veseli

 Këtë fundjavë, në një nga hotelet prestigjioze të Ohrit (pra, jo në Strugë por në bastionin e ortodoksisë maqedonase), u mblodhën minushët e Sulejman Rexhepit për pikë të qejfit. I kishte ftuar të gjithë hoxhallarët në një pushim të merituar (!!!), por, nuk i shkuan as pesëdhjetë hoxhallarë. I duhej uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepit, një përkrahje masovike, në momentin kur, të gjithë, bukvalisht, të gjithë faktorët e kanë lënë vetë, si peshkun në rërë. Me ujë nuk bëhen petullat!

Në natën e premte, si dhe tërë ditën e së shtunes, në qendër vëmendje ka qenë myftiu i Kërçovës, Murat Iseni, i cili, si pllakë e prishur gramafoni, nuk i paska përtuar që ta përsërisë e ripërsërisë ngjarjen që e kishte shkaktuar kohë më parë në Bashkësinë Fetare Islame, Murati si arushë lëvizte e interpretonte, ndërsa “hoxhallarët”-spektatorët, shkriheshin duke qeshur, madje me lotë. Ndërsa ndodhia e Muratit paska qenë kjo: “U futa në zyren e gazetarëve dhe, hop e takova ish-lustratorin, Agim Mehmetin. E nxorra thikën dhe ia vura në gjoks. Nuk lash send pa ia sharë. “Fol tash ta q… nanën, fol kush është spiun, kend ke dashur ta lustrosh, mua a. A jam spiuni unë, fol he nanën ta q…” O vetëm ta kishit parë si iu tha pështyma në fyt Agim Mehmetit, atij trimi që dikur mi kërkonte 20 mij euro që mos të ma publikojë dosjen. Sipas Agim Mehmetit, të gjithë ju jeni spiunë, vetëm unë jam trimi i kombit, Adem Jashar bre!

Ky ishte rrëfimi i Murat Isenit i cili i ka argëtuar aq shumë orëve të fundit hoxhallarët, të cilët, të gjithë, që të gjithë e dinë se Murat efendia ka qenë dhe është bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete. Emri i tij gjendet i publikuar në shumë dosje të publikuara të atyreve që janë lustruar, sidomos të atyre që vijnë nga rrethi i Kërçovës. Madje, sipas miqve të afërm të Sulejman Rexhepit, vetë Murati ia ka pranuar se ka qenë spiun dhe se i ka kërkuar ndihmë. Këtë e thotë edhe vetë Mulla Sula. Po pse thikën ia vë në gjoks Agim Mehmetit? Pse shahet Agim Mehmeti? Pse, për shembull, Murati nuk e mbronë nderin e vet në zyret e komisionit për lustrim por në BFI! Sepse, tashmë BFI-ja është shndërruar në çerdhe kriminelësh ku flitet vëtem për vrasje, për therrje, për armë, e për kërcënime. Pse athua Sulejman Rexhepi e kthehu në punë ish lustratorin? Mos vallë frikësohëj se mos po ia nxjerr të zezat e dosjes së tij! Sidoqoft, kërcënimi ndodhi, por çfar nëse kishte vrasje! Mulla Sula a do të ndjente përgjegjësi! Zot si ka arritur BFI-në ta shndërron në fole spiunësh, sdomend se kjo është bërë me ndihmën e atyreve që po u shërben që nga vitet e tetëdhjeta!   

Kohëve të fundit, si duket, Mulla Sula bashkëpunëtorëve të vet në krim ua ka mësuar një stil të ri! Jo më me armë të zjarrta, sepse po bëjnë «potere», por, le të përdoren thikat e hanxharet. Mjer intelektualët në çfarë niveli kanë rënë: një hoxhë spiun ia vë thikën në fyt e atij i shkon pikë-pikë.

 

Saturday, November 14, 2015

Burrat kosovarë lënë paratë në kazino, gratë bëjnë prostitucion për të ushqyer fëmijët

Lojërat e fatit, bastoret dhe kazionot, mbeten një problem serioz në vend, pasi ato veprojnë edhe në vende ku janë të ndaluara si afër objekteve shkollore, e kjo po ndikon që edhe fëmijët t’i frekuentojnë.

Pasuria e humbur e familjes që pastaj gjenerojnë konflikte, e deri te detyrimi i grave për t’u marr me prostitucion, janë vetëm disa nga rastet që kanë ndodhur si pasojë e këtyre lojrave.

Për këtë veprimtari, Policia e Kosovës, ditëve të fundit ka arrestuar një numër të madh të personave të lidhur me këtë veprimtari. Kurse, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbyllur 51 njësi të subjekteve të lojërave të fatit dhe ka lëshuar 21 gjoba me vlerë prej 37.000 euro.
Burrat janë bërë rob të kazinove, duke harxhuar pagën që pas një dite pune, kurse gratë detyrohen të bëjnë prostitucion për t’i mbajtur fëmijët e tyre.
Kështu e fillon shqetësimin e tij deputeti Adem Salihaj, duke thënë se çështja e lojërave të fatit është një problem shumë serioz në Kosovë.
“Në anën tjetër unë jam dëshmitar edhe vetë se pranë kazinove të ndryshme shohim të parkuara automjete të vjetra që është një shenj që ata që janë aty nuk janë të pasur, por mund të jenë të varfë dhe ato pak para që i marrin si rrogë për ta mbajtur familjen e tyre shkojnë menjëherë edhe i shpenzojnë nëpër kazino. Unë kam pasur shumë kontakte me gra familjare të cilat kanë shprehur një shqetësim shumë të madh sepse burra e tyre janë bërë rob të kazinove. Shkojnë edhe e harxhojnë pagën për një ditë për një orë dhe pastaj familja mbetet në situatë shumë të mjerueshme saqë gratë nënat që janë përgjegjëse për familje nuk dinë se kah t'ia mbajnë. Nuk dua të theksoj por ka pasur raste që më kanë treguar që janë detyra të bëjnë prostitucion për të mbajtur fëmijët e tyre. Kjo është shumë tragjike për ne, për Kosovën”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se ky problem duhet të debatohet në Qeveri dhe në Kuvend, ku edhe duhet të vendosen kushte që vështirë do të mund të përballojnë një numër i madh i kazinove në mënyrë që së paku numri i tyre të reduktohet në masë të dukshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se policia kryen hetimet penale në bashkëpunim më ATK dhe Doganat e Kosovës, kur dyshohet se ka të bëjmë me vepra penale kundër ekonomisë dhe shpëlarjes së parasë, e që ndërlidhet edhe me lojërat e fatit.
“Sa i përket rasteve të tjera që ndërlidhen me dhunën, nëse i referohemi dhunës apo incidenteve nëpër lojëra të fatit, këtë vit deri në këtë periudhë janë regjistruar 39 vepra penale që shumica e tyre përbëhet nga grabitjet, vjedhjet e rënda, por që nuk kufizohet vetëm me to”, tha ai.
Hoxha shtoi se këtë vit Polica e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganat, kanë marrë veprime hetimore dhe operacionale në terenduke kontrolluar disa biznese që merren me këtë veprimtari, ku gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar një numër i caktuar i personave. Sipas tij, janë mbyllur disa lokale dhe janë bërë disa sekuestrime të aparateve, si dhe janë shqiptuar gjoba.
Ndërsa, zëdhënësja e ATK-së, Blerta Nikiqi tha se vetëm këtë vit janë të licencuara 17 kompani që ushtrojnë veprimtari të bastit, 9 kompani që ushtrojnë veprimtarin me lojëra në automate në klube të veçanta, si dhe 10 tombola bingo në lokale të mbyllura.
Ai ka shtuar se janë revokuar dy licenca, si dhe janë mbyllur 51 njësi të subjekteve të lojërave të fatit. Kurse, janë lëshuar 21 gjoba me vlerë prej 37.000 euro.
Në anën tjetër, neuropsikiatri Fahri Drevinaj tha  se ata që kanë varshmëri nga këto lojëra kanë probleme të mëdha, duke krijuar kështu humbje të mëdha edhe për familjen.
“Unë kam pasur dy raste të cilat kanë qenë shumë të rënda, të cilën kanë krijuar shumë hu mbje familjare. Rasti në Kroaci, tha të reagojmë me shpejtësi, të bëjmë një strategji ose në nivelin e asociacionit te psikiatërve ose të psikologëve, punëtorëve social në dy ministrit të mirëqenies sociale dhe te ministrisë së shëndetësisë. Ato dy raste të cilat kam pasur kanë qenë shumë drastike të cilat i kanë humbur shumë pasuri familjeve. Ata pastaj kanë gjeneruar edhe konflikte dhe kanë pasur pësime të mëdha për shkak të borxheve dhe fajdeve. Ata shkojnë në bastore më shpresë se do të fitojnë dhe do t’i kthejnë borxhet”, tha ai.
Ai mendon se çështja e bastarëve është një problem shoqëror dhe socio-patologjik i cili i kanoset Kosovës dhe që nuk duhet heshtur./T.Hoxhaj/

Thaci dërgon letër ngushëllimi ambasadores së Francës në Shkup

Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për sulmet terroriste dhe viktimat që pësuan në Paris. Sulmi ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë dhe për çfarëdo motive qofshin janë të papranueshme dhe të dënueshme.
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, më lejoni të ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë.
Në këto moment të vështira mendimet dhe lutjet tona janë me Ju dhe me popullin Francez.

Mbi 160 të vrarë, Parisi në shtetrrethim



Më shumë se 160 veta janë vrarë në gjashtë lokacione në Paris në një seri të sulmeve terroriste. Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa janë mbyllur edhe kufijt e saj.
Ky është një nga sulmet më të rënda terroriste dhe se terroristët kanë sulmuar restorante, kafiteri, stadiumin kombëtar dhe një sallë koncerti.
Policia ka informuar se 120 veta janë vrarë në sallën “Bataklan” ku terroristët kanë mbajtur dhe vrarë disa pengje. Me ndërhyrjen e njësiteve speciale, tre terroristë janë vetëvrarë me mjete shpërthyese, derisa njëri prej tyre është vrarë nga policia.  Policia franceze theksoi se në aksionet e saj janë vrarë 8 terroristë.  Agjencia AFP raporton se nga këto sulme janë plagosur edhe mbi 200 veta.
Sulmet kanë nisur rreth orës 22.30, kur një terrorist i armatosur me kallashnikov ka sulmuar restorantin “Kamboxha e vogël” në qendër të Pasizit.
Më pas janë dëgjuar shpërthime në stadiumin “Stad de France” ku po luhej ndeshja Francë – Gjermani, ndërsa sulmi i rëndë terrorist ka ndodhur në sallën e koncerteve “Bataklan” ku ka ndodhur një masakër e vërtetë.
Terroristët në afërsi të stadiumit kanë hyrë në restorantin “McDonalds” dhe kanë hedhur granata dore.  Sipas dëshmitarëve, sulmuesit në të gjitha rastet para se të kryenin sulmet kanë thirrur “Allahu Ekber”, duke shtënë ndaj njerëzve dhe duke thënë se kjo është për Sirinë. Njëkohësisht, Shteti Islamik nëpër rrjetet sociale ka nisur festimin e këtyre aksioneve terroriste në Paris. (INA)


Tuesday, November 10, 2015

Dështon anëtarësimi i Kosovës në UNESCO! Thaçi të jap dorëheqje!

Kosova humb shansin për anëtarësim në UNESCO, kritikon institucionet për mos lobim të mjaftueshëm.

Kosova ka humbur betejën e saj për tu bërë shtet anëtar në organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, (UNESCO), për faktin se të hënën nuk i morri votat e mjaftueshme për anëtarësim.
Gjatë procedurës së votimit në Asamblenë Gjenerale, 92 shtete kanë votuar pro, 47 vende ishin kundër dhe 55 shtete abstenuan. Kosovës i nevojiteshin 95 vota për anëtarësim.
Ndër vendet që kanë votuar kundër janë: Brazili, Kina, Spanja, Rusia, India, Kazakistani, Bjellorusia, Koreja Veriore, Sllovakia, Uruguai, Venezuala, Bahreini, Palestina dhe Indonezia, vendi më i madh në mysliman në botë.
Vendet që votuan pro anëtarësimit të Kosovës ishin:
Shqipëria, Afganistani, Andorra, Australia, Austria, Bahamet, Bahreni, Belgjika, Belize, Benini, Brunei Darussalam, Bullgaria, Burgina Faso, Kanada, Çadi, Ishujt Cook, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë (Cote d’Ivoire), Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Xhibuti, Republika Dominikane, El Salvador, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gaboni, Gambia, Gjermania, Gana, Grenada, Guinea Conakry, Guyana, Haiti, Honduras, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Jordania, Kuvajti, Latvia, Lesotho, Liberia, Libia, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Malaui, Malajzia, Malta, Monako, Mali i Zi, Nauru, Holanda, Zelanda e re, Nigeri, Norvegjia, Omani, Pakistani, Palau, Panamaja, Papua New Guinea, Portugalia, Katari, Ruanda, Saint Kitts and Nevis, Shen Lucia, Samoa, San Marino, Arabia Saudite, Senegal, Sierra Leone, Sllovenia, Ishujt Solomon, Somalia, Sudani, Suedia, Zvicra, Tanzania, Tailanda, Timor – Leste, Togo, Tonga, Turqia, Tuvalu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar Britanike, Vanuatu dhe Jemeni.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Janeva nuk jep detaje se me cilën lëndë do fillojë punën

Prokuroria Speciale tani për tani nuk ka kërkuar asnjë lëndë lidhur me bombat e opozitës. Kështu konfirmojnë nga Prokuroria Publike, pas paralajmërimit të Katica Janevës se ajo me ekipin e saj, prej sot fillojnë me punën aktive.
“Ju njoftojmë se deri në këtë moment nëpër prokuroritë publike nuk ka arritur kërkesë për dorëzimin e lëndëve nga Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave kriminale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve”, thonë nga Prokuroria Publike e RM-së
Se cilët janë hapat e para që i kanë ndërmarrë Alsat M pyeti edhe në Prokurorinë Speciale, por nga atje nuk ka përgjigje. Vizituam objektin në bulevardin Ruzvelltova ku duhet të akomodohet Prokuroria Speciale. Atje takuam punëtorë, por jo prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesionistë, por mjeshtërit që kryenin punët ndërtimore. Mbrapa kamerave shpjeguan se ka shumë punë që objekti të jetë funksional. Në derën hyrëse nuk ka tabelë, ndërsa kabina e policisë paralajmëron se këtu do të ketë Institucion të rëndësishëm. Sipas Ligjit për prokurori speciale, Katica Janeva duhet të ketë hapësira funksionale deri në gjysmën e dytë të muajit tetor.
Paratë u miratuan vetëm para disa ditëve, ndërsa është evidente se hapësirat nuk janë gati. Janeva javën e kaluar tha se prej të hënës, gjegjësisht sot fillon me punë aktive, por nuk tregoi detaje se me cilët lëndë do të merret më së pari./lajm/

Saturday, November 7, 2015

Opinion: Kthesë në Kriva Pallankë

“Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El Xhinn, 18)
“Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?!” (El Bekare, 114)

Shkruan H. Ibrahim Shabani

“Marrëveshja” e Përzhinos e arritur në mes të partive kryesore politike të vendit do të përligjet po atë ditë duke marrur kthesë në Kriva Pallankë. Përfaqësuesi i PDSH-së, gjatë prononcimit pas arritjes së kësaj “marrëveshje” do të deklarojë: “ Ne nuk kemi besim që kjo marrëveshje do të realizohet por mbetet përgjegjësi e atyre që janë pjesë e bisedimeve përsa i përketë qeverisë”! Hala pa kaluar gjysma e ditës pas kësaj deklarate, gjithçka u rrënua në Kriva Pallankë. Atje, u bënë bashk “macasi kucasi” kundër një objekti të cilën muslimanët e këtij qyteti e kishin marrur me qera për t’i kryer obligimet fetare islame.
Dikush kishte menduar se me këtë “Marrëveshje” të Përzhinos ishte gjunjëzuar dinjiteti i maqedonasëve ortodoksë! Dikush edhe më tej mendon se ka monopol mbi këtë çështje tepër të ndjeshme për paqen dhe sigurnë e shtetit të Maqedonisë. Kjo “marrëveshje” nuk ishte në mes të shqiptarëve dhe maqedonasëve, por ishte në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Pa dyshim, kjo “marrëveshje” ishte një “kapitulim” i partisë që mbanë qeverinë aktuale, prandaj, po kjo parti me gjasë qysh duke u arritur marrëveshja ka planifikuar strategjinë e elektrizimit të masës maqedonase duke e ngacmur patriotizmin maqedonas si dhe fundamentalizmin ortodoks. Terren të përshtatshëm gjetën në një qytet i cili dikur (por dhe tani) ishte si një mini bastion i LSDM-së. Dmth partia e Gruevskit i futet në terren duke ia elektrizuar masën dhe duke ia ngritur kundër një “armiku të përbashkët”! Po kush është ky armik i përbashkët i maqedonasëve? Pa dyshim, si çdo herë ky armik hulumtohet te shqiptarët, te muslimanët e vendit. Kësaj ngjarje të djeshme të Kriva Pallankës, ngjarje kjo që vampirosë nacionalizmin maqedonas si dhe fundamentalizmin ortodoks, i priu edhe deklarata e një apo dy dite më parë e kryeministrit aktual që ua adresoi ish-komandantëve të UÇK-së duke ju thënë se, nëse do të provoni edhe një herë do t’ju gjejë ajo e Kumanovës? Në të dy rastet, pra edhe në Kumanovë por edhe në Kriva Pallankë ka dështuar Gruevski dhe qeveria e tij, pa dyshim. Të llogaritësh fitore humbjen e tetë policëve elitarë të shtetit si dhe plagosjen e më se 40 të tillëve, është çmenduri totale. Në një shtet normal, para një rasti të këtillë, do të pasonte dorëheqja e komplet qeverisë, madje duke ikur të turpëruar.
Të gjithë ata që pretendojnë se rasti i djeshëm i Kriva Pallankës, duke demoluar një mesxhit të një grusht myslimanëve që kanë ngelur në këtë qytet, na qenka sukses i arritur i nacionalistëve dhe fundamentalistëve ortodoksë, janë në një lajthitje të madhe. Këtë e ka të qartë çdo kush por, ja që, “pronarët” e këtij nacionalizmi dhe fundamentalizmi ortodoks mendojnë që kësisoj do të mund të ruhet stuktura votuese e VMRO-së e cila me “marrëveshjen” e Përzhinos pa dyshim që përjetoi një goditje të madhe.
Nëse në kohën komuniste në Maqedoni u punua që të ngulfatet islami duke e penguar predikimin dhe aktivitetet legale dhe institucionale të islamit, sot kjo tentativë e ngulfatjes së islamit dhe muslimanëve bëhet duke e vampirosur fundamentalizmin ortodoks maqedonas. Sot kemi plotë protesta dhe demontsrata institucionale të maqedonasvë ortodoksë (jo të shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë) kundër xhamive, shtëpiave të Allahut xh.sh. Në asnjë shtet të Evropës Juglindore nuk shprehet kjo urrejtje kaq patologjike kundër islamit siç shprehet në Maqedoni, edhe atë që kur u krijuan këto konstelacione politike aktuale. Tendenca për ta krishterizuar Maqedoninë përjetë do të jenë vetëm përpjekje të një xhapiku që pretendon se është krokodil.
Ka edhe një hile në të gjitha këto përpjekje alla-millosheviqiane! Ndër shqiptarët të preket elementi islam me qëllim që të kapen për këtë element dhe të alarmohet krejt bota se çfarë fundamentalistësh islamikë janë shqiptarët. Ky karrem iu ndryshk serbëve dhe do t’ju ndryshket edhe maqedonasëve pa u kapur aty asnjë shqiptar. Shqiptarët janë besimtarë të sinqertë, e dijnë fare mirë që islami është fe të cilën e mbronë Allahu xh.sh. Por kjo nuk do të thotë se këtë mbrojtje të shenjtë me automatizëm do ta kenë edhe shqiptarët si bartës shumicë të kësaj feje. Shqiptarët duhet të mbrohen vetë dhe kjo mbrojtje bëhet vetëm duke e mbrojtur identitetin kombëtar si dhe të gjitha elementët që e përbëjnë këtë identitet.
“Kujdestari” i fundamentalizmit ortodoks të nacionalistëve maqedonasë duhet ta ketë të qartë që, duke pretenduar arritjen e ndonjë rezultati nga ndonjë konfrontimi mbi baza fetare në mes të shqiptarëve dhe maqedonasëve, e ka përpjekje shumë të kotë, ndërsa do të dalin shumë të suksesshëm në drejtim të trashjes së fundamentalizmit sllavo-ortodoks. Ky zullum më së paku do t’ju bëjë dëm shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët me ngulm do të instistojnë të ngelin pararojë e trekonfesionalitetit si vlerë më e çmuar e kombit shqiptar. Pikërisht shqiptarët e Maqedonisë janë kjo pararoje dhe asnjëherë nuk do të joshen nga karremet e mprehura kuzhinave serbe këtu e një shekull më parë.
Aty ku ka Zot do të ketë edhe Shtëpi të Zotit ku krijesat e Tij do t’i luten e do t’i përulen. Përulje të tjera nuk ka, para asnjë diktatori, kushdo qoftë ky, me përjashtim para Alahut xh.sh.
Në Kriva Pallank, fundamentalizmi ortodoks mori kthesën. Droje është, në kthesë gjithnjë mund të thyhet qafa! Pas reformave në BFI të cilat do t’i kryej Lëvizja për Reforma, një xhuma do të falet edhe në këtë qytet, i cili, dikur, me mbi 60 xhami quhej Bajram Pashë! Do të ketë edhe xhami, përveç mesxhidi. Banorët e Kriva Pallankës do të ftohen që të japin kontributin moral e material në ndërtimin e asaj xhamie.


(Autori është Myfti i Shkupit si dhe drejtues i Lëvizjes për Reforma në BFI të RM)

Wednesday, November 4, 2015

EKSKLUZIVE/ Bozinovski: Për “bombat” më ndihmon një mik shqiptar; ja dhe një e fundit për reis Sulejman Rexhepin

Ai është një ndër gazetarët maqedonas më kontravers e të zëshëm, i cili në ikje nga autoritetet maqedonase, i ngarkuar me akuza për spiunim të shtetit, vazhdon të luaj rolin e opozitës maqedonase nga Serbia. Kur kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ndaloi së publikuari të ashtëquajturat “bomba” mbi përgjimet e bisedave telefonike të funksionarëve politik në pushtet, në mënyrë që të respektojë Marrëveshjen e Përzhinos për dalje nga kriza politike, rolin e tij e mori Zorani tjetër, pra gazetari Bozinovski.  Ai, për cdo ditë në facebook po publikon materiale me dëshmi mbi kriminalitetin e gjithë funksionarëve politikë në Maqedoni.
Dhe në një intervistë eksluzive për te tesheshi.com, Bozinovski nuk ka kursyer asgjë dhe askënd, që nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaqi, z/kryeministri Musa Xhaferi, reisul ulema Sulejman efendi Rexhepin dhe shumë të tjerë nga blloku politik maqedonas.
Për durimin e lexuesve të intervistës, Bozinovski në pyetjen e fundit ka publikuar eksluzivisht dhe një “bombë” të re që ka në qendër kreun e Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepin…
Intervistoi: Mensur Krasniqi
Gazetar maqedonas që jeton në Serbi. Para dy viteve deklaruat që do kërkoni azil atje, duke paralajmëruar dhe mbajtjen e nje greve urie nëse policia serbe ju dorëzon autoriteteve në Maqedoni. Çka domethënë deklarata juaj “Në Maqedoni më kërkojnë të më likuidojnë, dhe jo të më gjykojnë”?
Unë para dy viteve, në fund të nëntorit, nga paraburgimi në Novi Sad kërkova azil politik në Serbi, për dy arsye. E para, sepse në Maqedoni(MPB, DPMNE dhe shërbëtori tyre, BDI) nuk më kanë kërkuar që të më gjykojnë por të më likuidojnë në paraburgim. Atë që unë do ta them në gjyq asnjë gjykatës nuk guxon ta shkruajë në procesverbal..sepse do t’i merr fund karriera.
Ndërsa arsyeja e dytë, ishte që me kërkesën për azil t’jua lidh duart organeve gjyqësore të Serbisë, në mënyrë që mos munden të më ekstradojnë derisa të mos zgjidhet kërkesa ime për azil. Por nuk e vendosën këtë sepse janë të padijshëm. Nuk kanë pasur kësi lënde asnjëherë. Sot dy vite nuk kam marrë asnjë përgjigje nga kjo kërkesë. Është në procedurë, thonë, por as vetë nuk e dijnë se në cilën fazë të procedurës. Nuk më kanë dhënë as edhe letërnjoftim të përkohshëm, që duhet sipas ligjit. Kjo ndoshta është si arsye që procedura të mos mbarojë asnjëherë. Nuk kam përgjigje as për përmbajtjen e kërkesës për azil politik. Dhe tani kam prova që jeta ime në Maqedoni pothuajse është e shkatërruar , eliminuar,  meqë opozita ka emetuar audioinçizime të bisedave telefonike nga Martin Protuger dhe Gordana Jankullovska lidhur me (pa)sigurinë time nëse ekstradohem.
Ashtu që, prej fillimit e dija që nuk ka asgjë nga ekstradimi. Më së shumti pasiqë nga Maqedonia nuk ka ardhur dokumentacioni me dëshmi për akuzat e “paramenduara” ndaj meje. Kanë ardhur budallallëqe, dëshmi të rrejshme të njerëzve të zhytur në kriminalitet, gënjeshtra dhe mashtrime.
Ndërmjet tyre edhe dy të gjykuar për vepra të rënda kriminale. Në MPB, DPMNE dhe BDI sigurisht kanë menduar që Serbia mua “përmendësh” do më ekstradon, pa procedurë. Por nuk ia kanë pasur haberin që unë 50 ditë nga dita e lëshimit për fletëarrest jam përgatitur për këtë paraburgim, dhe që kam bërë strategji me shokët e mi që janë profesionistë për të tilla raste.
Kam mundur që brenda këtyre 50 ditëve të ik diku, por jo si ata që ikin e fshihen si të fajshëm, nuk jam prej tyre. Miqtë e mij nga zyrat e fuqishme të avokatëve të Londrës, më kanë deleguar dyshen më të fuqishme të mundshme të avokatëve në Serbi që të më përfaqësojnë, Petronijeviq-Miletiq, të cilët jua kanë lidhur këmbë e duar gjykatësve, në atë mënyrë që edhe sot e asaj dite nuk mund t`i zgjidhin.
Meqë isha, po edhe sot jam 100 përqind i sigurt që do t’më likuidojnë në Shkup nëse ekstradohem, këtu paralajmërova grevë urie në ditët e para të ekstradimit teknik, që zgjaste këtu dy javë, pasiqë do sillej vendimi. Organizmi i njeriut pa buk e ujë s’përballon më shumë se nëntë ditë. Ndërsa  unë kisha plot 8 ditë pa ngrënë e pirë dhe, pasi ia arrita qëllimin ndalova me grevën. Por isha në fund të fuqisë sime. Të kisha pritur edhe një ditë, do më kishin dërguar në spitalin e burgut. Plani ishte i suksesshëm që në Shkup i gjallë të mos dorëzohem. Sepse të jem i sinqertë, MPB, DPMNE dhe BDI as që nuk më donin të ekstraduar. Ata kanë dashur dhe duan që unë të mos shkruaj, të mos jem aktiv  në eter, dëshirojnë të më shkatërrojnë tërësisht dhe të mi ndalojnë donacionet që vinin te unë dhe portali <em>Burevesnik</em>. Deri diku i’a arritën qëllimit, meqë donatorët ikën të njëjtën natë kur u burgosa.  Janë ndoshta ende nën ndonjë krevat, të frikësuar dhe tronditur, në pritje që “mami” tu thotë që ka kaluar rreziku, dhe të dalin.
Jo, nga ana tjetër, me dëshmitë e rrejshme dhe paraburgimin, MPB, DPMNE dhe BDI ma kanë rritur rejtingun, nga unë kanë krijuar faktorë, nga Burevesniku kanë krijuar ishullin e lirisë, mua më kanë futur direkt në listën e gazetarëve më të dëshiruar.
A e mendoni një kthim në Maqedoni nëse ndërrohet qeveria,  dhe që të vazhdoni jetën në qytetin e lindjes, Kumanovë?
Qeveria është gati, do të ndërrohet me patjetër. Por nuk është kjo kryesore për mua. Unë po e bëj punën time: DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së po ua kthej përgjigjen për të gjitha të këqiat që m`i kanë bërë nga 2002-shi e këndej,  mua dhe fëmijëve të mi.
Në qytetin e lindjes unë nuk kam çfarë të kërkoj më. Nuk është problem shpresa por dëshira. Nuk kam dëshirë. Ika për të mos u kthyer. Kumanova, para ikjes time nuk i ngjante më atij qyteti që jam rritur, zhvilluar, dhe krijuar familje. Së bashku, VMRO dhe LSDM deri në fund e kanë shkatëruar RTK Kumanovën, vetëm e vetëm që mos të vijë dita që unë të ulem pranë mikrofonave.  Sot atë resurs e hanë minjtë. E kanë shkatërruar në dëm të qytetarëve.
Nga Kumanova më shumë kam kujtime të këqia se sa të mira. Shumica atje, nga dëshira që unë të dështoj, më sulmojnë duke më shpallur dhe si të çmendur, si jokontrolabil.. meqë ata janë kontrolabil.
Kështu pra, ika nga Kumanova me bashkëshorten time dhe dy vajzat, për ti shpëtuar dhe ata pos vetes nga ajo “baltë” atje. Sot familja ime gati ka rilindur. Në Maqedoni në të ardhmen ndoshta do të shkojë si turist, atëherë kur do të ketë kushte për të shkuar, dhe do të provoj të marr një pasaportë dhe letërnjoftim të ri.  Meqë tjetër skam, dhe as që dua.
A ndjeni që po e luani ju rolin e Zoran Zaevit, tashmë që ai e ndali dorën e bombave pas Marrëveshjes së Përzhinos? Çdo ditë po publikoni materiale të ndryshme si dëshmi për kriminalitetin e funksionarëve në pushtet…
Politikisht nuk mundem që ta luaj rolin e tij, dhe nga fakti që në jetën time 49-vjeçare deri tani asnjëherë nuk kam qenë anëtar i ndonjë partie, dhe as që do të jem.  Zaevi është politikan, ka detyra partiake, sjell vendime së bashku me organet e partisë në lidhje me menaxhimin e bombave që i posedon, dhe vazhdon politikën e tij në tavolinën e bisedimeve.
Unë ambicje të tilla nuk kam, lider nuk jam, mua materialet nuk mi ka dhënë ekipi i njëjtë që ia ka dhënë Zaevit, por mi jep një njeri, shqiptar (nëse kjo është e rëndësishme), i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, i prekur dhe dëshpëruar fortë nga ngjarjet e Lagjes së Trimave në Kumanovë më 9 maj të këtij viti. Ai ndjehet i tradhëtuar dhe poshtëruar nga liderët e BDI-PDSH-së dhe MPB DPMNE-së, dhe nuk dëshiron të dëgjojë për ta.
Ndërsa tek unë gjeti një aleat, meqë të dy kemi një armik të përbashkët. Asnjërit prej nesh nuk i intereson politika. Neve, mua si maqedonas dhe atij si shqiptar, na intereson që qytetarët e thjeshtë të dëgjojnë se çka po ndodh, të dijnë të vërtetën dhe të reagojnë për çka po ndodh.
Por mua më intereson dche pak ajo “lufta e vogël” me DPMNE-në, BDI-në dhe PDSH-në, në emër të karrierës profesionale që bazohet në publikimin e të vërtetës.  Pra, Zaevi po shkon në rrugën e tij, ndërsa unë po vazhdoj rrugën time. Në rrugën e tij ka pengesa,  të tipit polic evropian, ndërsa në rrugën time nuk ka.

Dëshmitë e juaja, janë thjesht pjesë e gazetarisë hulumtuese, apo dhe të siguruara nga shërbimet sekrete të Serbisë, siç përflitet nga disa qarqe?
Shumë e thjeshtë: kjo që po bëj, është rezultat i besimit që ma kanë dhënë lexuesit, të cilët ndihen të dëshpëruar nga mediume të ndryshme që publikisht propagandojnë pavarësi dhe shtiren se po luftojnë për të drejtën, ndërsa kur do t`u drejtohet një njeri i thjeshtë, jua tregon hallet, u jep ndonjë dëshmi materiale, ata ia marrin të dhënat dhe me pas… “jok publikimit”!
Me kohë, njerëzit kanë filluar të kuptojnë që tek unë nuk ka gënjeshtra, që nuk përkëdhelem nga dikush në politikë apo biznes, dhe ajo që dorëzohet tek unë publikohet pa asnjë kusht, veç atij profesional .
Tek unë nuk ka reklama. Më ndihmojnë donatorë që nuk janë të frikësuar, shokë që besojnë tek unë, dhe njerëz që e vërteta për ta është organikisht e rëndësishme. Të pakta janë të hollat, por të mjaftueshme për një jetë normale.
I janë bashkuar rrugës të atyre që më besojnë, dërgojnë informata dhe dëshmi, edhe të të punësuarit në institucionet publike, në drejtori të ndryshme dhe në organet e sigurisë.  Në botë njihen si “fishkëllues”. Është mjegullnajë të thuhet që marr informata nga shërbimet sekrete të Serbisë, pasi dhe ata nuk duan të më shohin me sy, ngaqë veprojnë po si shërbimet e fshehta maqedonase. Që do të thotë se dhe ata më kërcënojnë, siç ka qenë një rast në vitin 2010 me kriminelin Dragan Daravelski. Kanë dashur të më dëbojnë për dy vjet, por për shkak të budallallëkut të tyre me vendimin për dëbim të nënshkruar nga person jozyrtar, dhanë autogol, dhe që mos të pëlcet gafa e kanë anuluar atë vendim dhe kanë shkruar një tjetër, të mbetem në Serbi dhe të mos më shqetësojnë më.
Bashkëpunim mes nesh nuk ka dhe as që do të ketë, meqë për të bashkëpunuar ndonjë shërbim me mua duhet të dërgojë ndonjë agjent që do të më impresionojë me dituri, guxim, politikë, shkathtësi kompjuterike dhe teknologji të përgjithshme, dhe në fund kur do t’më bind, duhet të nënshkruaj një shifër me shumëëëë zerooooo.
Ndërsa si shërbimi serb ashtu edhe ai maqedonas, punojnë me njerëz të vegjël për para të vogla. Unë nga ai kalibër nuk jam. Për këtë shkak e gjithë bota i qesh. Unë për autoritetet dhe shërbimet serbe jam i padëshirueshëm, dhe kundërshtari im Stanko Subotiq Cane është sponzori i tyre kryesor. Ndërsa ne dy jemi të papajtueshëm.

Në një prej statuseve tuaj në Fb keni shkruar dhe për Muhamed Zekirin dhe dorëheqjen e tij nga Alsat. Aty përmendni një tentativë të tij që të manipulojë me ju duke i’u kyqur në një linjë telefonike dhe ju pyet për rastin Monstra. Dhe meqë ra fjala, a keni ndonjë informatë lidhur me rastin Monstra?
Për disa arsye nuk kemi pasur raporte të mira kolegiale me Zekirin. Ka pasur një animozitet të fshehur te ai çdoherë kur jemi takuar. Kur ndodhi vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, sipas një rregulli të pashkruar, i pari fillova një hulumtim gazetaresk, i pari publikova që në paraburgim ndodhen njerëz që i ka zgjedhur BDI dhe DPMNE, që të fajësohen për diçka që nuk e kanë kryer. Zekiri ka përcjellë me vëmendje statuset e mia në facebook në atë periudhë, meqë aty shpjegova qartë dy aspekte: që hetimi, më konkretisht duhet të kthehet në drejtim të kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovskit dhe koncesionerit të liqenit të Smillkovës, partner kriminaliteti në biznes. Dhe e dyta, e gjithë policia maqedonase, me dhe pa e uniformë, tre ditë para vrasjes së pesëfishtë ka qenë e  mobilizuar dhe e shpërndarë rreth e rrotull duke e mbuluar gjithë terrenin e vendndodhjes së vrasjes, gjë që tregon se  nuk ka pasur shans as një pulë të fluturojë pa u hetuar, e jo më vrasja e pesëfishtë.
Zekirit i kanë pëlqyer publikimet e mia atraktive për publikun e tij, dhe në një emision ku të ftuar kishte Suad Misinin dhe Frosina Remenskin, me ftoi të flisja në linjë direkte telefonike. Por pas 13 minutave pritjeje që të marr fjalën, mu dha mundësia që të flas vetëm 4 minuta, pa mundur që të rrefejë as gjysmën e atyre çka kisha për të thënë. Gjithashtu morra vesh se Zekiri kishte dhënë shenjë regjisë që të ndërpresë linjën telefonike, pikërisht në atë mënyrë frikacake dhe tinëzare më ndërpreu.
Statusin tim në Fb e publikova të nesërmen, që mos të mbeten në dilemë lexuesit e mi që faji për ndërprerjen e lidhjes telefonike ishte i imi, por e atij, thjesht nga arsye manipulative. Dhe atë natë, definitivisht kuptova që Muhamed Zekiri është një marionetë, që nën hijen e tij po luajnë manipulues të aftë. Ai tashmë është kandidati ideal për kryeredaktor të RTVM-së,  por në fund me shqelma do ta përzënë siç i përzunë të tjerët deri më tani.
Sa për informatat e mia për rastin Monstra, sot janë të parëndësishme. Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, MPB, DPMNE dhe BDI, e kanë relativizuar si rast duke lejuar të shkruhet dhe thuhet gjithçka për të, ndërsa njerëzit po kalben në burg. Dhe unë u tërhoqa. Po pres që Zaevi të publikojë të vërtetën për këtë rast, që me duhet ta them, është shumë e dhimbshme dhe eksplozive. Kështu morra vesh nga njeri i afërt i tij…
Duke pasur parasysh faktin që nuk po kurseni asnjë funksionar të qeverisë, ndjen ndonjë rrezik para se të marrësh guximin të publikosh dëshmi kundër tyre?
Kam përjetuar dy atentate, i dyti ka qenë shumë i rëndë. Kam përjetuar shumë maltretime nëpër gjykata, paraburgim, shkurt edhe burg. Që moti nuk ndjej asnjë rrezik, as që rrezikoj. E gjitha është pas meje. Ndoshta do t’më vrasin në të ardhmen, ashtu siç më paralajmërojnë qe 15 vite. Por derisa ajo të ndodhë, po shpejtoj të fitojë sa më shumë tekste. Nuk dua ta humbi kohën me ata që në hije më kërcënojnë.
Na përmendni disa prej tyre, të ardhura në mënyrë direkte ose indirekte…
Në vitin 2002, Daravelski më ka kërcënuar që nuk do t’më ketë më, nëpërmjet një ndërmjetësuesi nga Drejtoria e Doganave. Për pak do ta kishte plotësuar të premtuarën. Një bandit lokal, sot i ndjerë, më ka kërcënuar që do t’më vriste, pastaj më lutej që të jemi shok. Në nëntor të vitit 2006, në kafenenë e tij “Barselona”, në Shkup, në prezencë të Rade Mitevskit nga Kumanova, më ka kërcënuar Vladimir Mijalkov. Më tha në fytyrë se nuk do t’më ketë mua dhe familjen time. Pas pesë ditëve më burgosën përshkak të aktgjykimit për fyerje dhe shpifje, tre muaj.
Gjykatës ishte Musa Sulejmani, sot kryetar i Gjykatës së Kumanovës në paraburgim, i dyshuar për korrupsion, përçka shkruaj me vite me rradhë. Nën presionin e BE-së, SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara, nga burgu u lirova pas pesë ditëve.
Ndërsa Gruevski, që mos të turpërohet para ndërkombëtarëve, ka dhënë urdhër që të vendosen në sirtar të gjitha 16 aktgjykimet kundër meje, të presin vjetërsim absolut dhe mos t` humbasin. Por në koalicion me shërbëtorët e BDI-së, nga ai moment, nëntori i 2006-ës, mu lëshuan mua dhe familjes time me të gjitha forcat dhe fuqitë, që të më shkatërojnë totalisht dhe emocionalisht.
Përpjekja e fundit për t`më hequr qafe ka qenë në vitin 2011. Sasho Mijallkov, në marrëveshje me kontrabandistin Stanko Subotiq Cane, ka kontraktuar vrasës të paguar. Mirëpo bisedat dhe negociatat e tyre me vrasësit kanë qenë të incizuara nga shërbimet italiane që kanë ndjekur Subotiqin për shkak të kontrabandimit me cigare.
Nëpërmjet një funksionari të lartë të prokurorisë kroate, isha i paralajmëruar për këtë rrezikshmëri. Për këtë, menjëherë dhashë intervistë në në gazetën ditore Dan nga Podgorica, dhe pas kësaj Mijallkov dhe Subotiq i kanë kthyer vrasësit e paguar që janë marrë vesh.
Kërcënimin e fundit e kisha nga Beqir Asani, ish-vjedhës dhe shitës i druve, sot njëfarë trimi lokal i BDI-së në Çair. Më ka kërcënuar me mesazhe në Fb, por doli budallë me atë, dhe pastaj i ka mësuar disa idiotë që t’më shkruajnë dhe ofendojnë me mesazhe, të më paralajmërojnë vdekje të rëndë, likuidim të vajzave të mia, po edhe dhunim seksual të tyre, ndërsa më e keqja ishte kërcënimi se do t’ma dhunojnë mbesën time dy vjeçare.
Nuk u kushtoj shumë vëmendje këtyre proceseve, meqë me siguri njoh dy tentativa të tilla të aventuristëve që donin t’më lëndojnë, dhe që kanë përfunduar duke qenë të locuar nga policia. Ka pasur tentativë për ikje nga ata dhe kërcim, të njërit në Moravë, tjetrit në Dunav. Nuk kam informatë precize a janë të burgosur, ose ende po notojnë. Jetoj në Novi Sad, qytet që është i përfshirë i gjithi nga kamera të rezolucionit të lartë. Nëse asgjë tjetër, me siguri e di që “ngjarja” që do ti ndodhë do ti incizohet. Nëse mbetem gjallë do ta shohim së bashku!
Cili ështe raporti juaj me opozitën, respektivisht LSDM-në?
Kam raporte profesionale korekte me liderin Zoran Zaev dhe me nënkryetaren e partisë, Frosina Remenska. Çdoherë kur i kam kërkuar përgjigje të secilës pyetje për të cilat kam pasur dilema, menjëherë kam marrë përgjigje të shpejtë. Me të tjerët nga ta, nuk kam asnjë farë raporti, me fajin e tyre. Asnjëherë nuk janë mësuar, edhe pse mes tyre ka që me vite të tëra kanë kryer funksione të larta në qeveri, që ne nuk duhet të duhemi dhe përkëdhelemi, por duhet zyrtarisht dhe profesionalisht të komunikojmë. Ata janë të urritur të vijnë në pozita të larta me çdo kusht, mirëpo janë larg fitores në zgjedhjet parlamentare.  Kjo është si pasojë e mosmbajtjes së zgjedhjeve demokratike brendapartiake në LSDM, por ndryshim qëndror të funksioneve nga një rreth i ngushtë i njerëzve që vendosin gjithçka. Zaevi po bën përpjekje që kjo formë të ndryshohet, megjithatë ai nuk mundet të koncentrohet edhe në partinë edhe në obligimet rreth rrëzimit të qeverisë, koalicionit në qeveri dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme.

Shqiptarëve në Maqedoni, u më së shumti i intereson inkriminimi i funksionarëve nga blloku politik shqiptar. Si do t`i kishit ranguar ju, cilët janë ndër figurat shqiptare më të inkriminuara sipas dëshmive që posedoni?
Musa Xhaferi është më i njollosuri në këtë bllok, pa kokurencë. Idhull e ka Sasho Mijallkovin, e kopjon, imiton dhe i shërben, edhe pse s’ka kapacitet.
Numër 2 është Menduh Thaqi, i pasur pa masë, një kontrabandist i cigareve dhe naftës nga koha kur Daravelski drejtonte në Drejtori të Doganave. Ai ka kapacitet shumë më të lartë intelektual se Xhaferi që të jetë kopja e Mijallkovit, por nuk e ka mbështetjen e elektoratit dhe s’ka fuqi në parlament.
Vendin e tretë e zë Ali Ahmeti dhe i katërti reisi Sulejman Rexhepi.  Janë deri në asht të prishur, e gjithashtu të pasuruar në forma të ndyra në kurrizin e qytetarëve dhe besimtarëve. Të gjithë së bashku nga numri 1 deri në 4 janë të qorruar nga votuesit e tyre, kanë humbur lidhjet me jetën reale, kanë blerë banesa, hotele, apartamente nëpër BE, kanë transferuar shumë miliona euro në fatura jorezidenciale, me shpresë që pa pasoja do ta lëshojnë Republikën e Maqedonisë, dhe atje dikundi do të jetojnë. Unë nuk jam aq optimist si ata.
Përshembull, e di që Dragan Daravelski, në Beograd jeton një jetën e një të gjori, nën mbrojtje të tre truprojave, ka liri të kufizuar të qarkullimit përshkak të grupeve kontrabanduese lokale të urritur për para të lehta dhe të shpejta nga kidnapimi i mundshëm i tij. Jeton me para kesh që i vijnë nga Shkupi, e qa çdo muaj ia dorëzon Ace Milenkovski, kryetar i mëparshëm i Çairit.
Takimet e tyre janë publike, por gjithmonë të mbuluara nën sigurim të fuqishëm. Grupet kontrabanduese të Beogradit ëndërrojnë që ta kidnapojnë Daravelskin.  Kështu pra që kot që i ka milionat që i ka vjedhur nga Maqedonia. Kot i kanë edhe Musa Xhaferi, Ali Ahmeti, Menduh Thaqi dhe Sulejman Rexhepi, dhe të gjithë sikur ata.
Me ç`bombë fund do t’i “qerrasni” lexuesit shqiptarë për durimin e tyre gjatë leximit të intervistës?
dokumenti kryesor (1)
Po u jap faturën e reisul Sulejman Rexhepit, kryetar i Bashkësisë Islame në Maqedoni, faturë në bankën zvicerane nëpër të cilën qarkullojnë paratë nga provizioni i kontrabandimit të aleksandritit. Ky është material i çmuar i natyrës që e ka prejardhjen nga Sri Lanka dhe Brazili, dhe shumë pak gjendet edhe në Urale.
aleksandrit2
Është shumë më i shtrenjtë se rubinisafiridhe smeraldi. Një karat aleksandrit kaçmimin prej 1 mijë deri 5 mijë dollarë, varësisht prej kualitetit. Reisul Sulejman Rexhepi dhe Bashkësia Islame janë pjesë e grupacionit ndërkombëtar për aleksandrit. Për pjesëmarrjen e tij, Rexhepi merr provizion (përqindje) në faturën që ua dërgova sot. Të gjitha failet që i keni nga unë janë të “zbritura” nga emaili i BFI-së. E ruaj të drejtën eksluzive, shumën e përqindjes së përfitimit të Sulejman Rexhepit, që më tej ta dhe publikoj në portalin tim. Juve u ofroj mundësi që ta pyesni reisin pse i shërben kjo llogari në bankën austriake dhe sa para kanë kaluar nëpër të, nga dita që është hapur. /tesheshi.com/

Tuesday, November 3, 2015

A do të shtyhen zgjedhjet për në korrik

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të shtyhen së paku për tre muaj dhe në vend se të mbahen në prill do të mbahen në muajin korrik të vitit të ardhshëm, thonë për “Lajm” burime diplomatike të afërta me negociatat ndërpartiake që po zhvillohen lidhur me marrëveshjen e Përzhinos. 
“Të vogla janë gjasat që zgjedhjet të mbahen më 24 prill. 99 për qind mund të thuhet se ato do të prolongohen deri në muajin korrik”, thekson për “Lajm” një diplomat, duke insistuar të mbetet anonim. Në këtë mënyrë, në vend që të mbahen më 24 prill, zgjedhjet sipas të gjitha gjasave do të mbahen më 24 korrik 2016, kur poashtu bie ditë e diel. 
Shkak për këtë prolongim është mosrespektimi i afateve për zgjedhjen e ministrave të rinj të punëve të brendshme dhe për punë dhe politikë sociale, siç parashihej në Marrëveshjen e Përzhinos. Nëse sillet vendim që zgjedhjet përfundimisht të shtyhen, atëherë ka gjasa të shtyhet për tre muaj edhe zgjedhja e ministrave të rinj, por edhe i kryeministrit të ri. 
Në ndërkohë nga Brukseli ka arritur sugjerim lidhur me propozim ligjin për qeverinë, me të cilin do të rregullohen ingerencat e ministrave që do të zgjedhen nga radhët e LSDM-së. Marrim vesh se ky sugjerim është që ministri i ri i Punëve të Brendshme që do të zgjedhet nga radhët e LSDM-së të ketë ingerencatë plota, e jo ingerenca teknike, siç insiston VMRO-DPMNE-ja. 
“Propozimi i fundit që ka arritur nga Brukseli është më afër qëndrimeve të LSDM-së se sa të VMRO-DPMNE-së, që do të thotë se ai do të ketë ingerenca të plota, kurse partitë do të arrijnë marrëveshje xhentëlmenë që ministri i ri të mos hakmerret ndaj kuadrove të VMRO-së në MPB”, thonë të njëjtat burime. 
Në ndërkohë kanë vazhduar të hënën negociatat mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Sipas informatave jozyrtare që liferoheshin të hënën pasdite, bisedimet kanë filluar të lëvizin nga pika zero. Bisedimet nga radhëte VMRO-DPMNE-së I kanë zhvilluar Antonio Milloshovski, Ilija Dimovska dhe Biljana Brishkovska, kurse nga LSDM-ja, Radmilla Shekerinska dhe Frosina Remenski. Ata knë biseduar për Ligjin për ndalimin e publikimit të bombave dhe Ligjit për mbrojtjen e informatorëve. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që brenda ditës të ketë edhe takime në nivele të ndryshme, përfshi edhe takim liderësh, për çështjen e ministrave dhe zv/ministrave në Qeverinë teknike. Në këto takime pritej të kyçen edhe ndërkombëtarët, përfshi edhe ndërmjetësin Piter Vanhoutte, i cili është kthyer në Maqedoni të hënën pasdite, pas konsultimeve 2 ditore në Bruksel. 

Sunday, November 1, 2015

Partia e Erdoganit prin në rezultatet e para, merr 53.2% të votave

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të sotme në Turqi tregojnë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan është në epërsi. Me gati gjysmën e votave të numëruara, televizioni shtetëror TRT ka raportuar se Partia e Erdoganit ka fituar 53.2 përqind të votave.
Pas saj radhitet Partia Republikane Popullore me 20.7 përqind.
Zgjedhjet e sotme në Turqi kanë qenë të dytat në pesë muaj.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.