Prokuroria Speciale tani për tani nuk ka kërkuar asnjë lëndë lidhur me bombat e opozitës. Kështu konfirmojnë nga Prokuroria Publike, pas paralajmërimit të Katica Janevës se ajo me ekipin e saj, prej sot fillojnë me punën aktive.
“Ju njoftojmë se deri në këtë moment nëpër prokuroritë publike nuk ka arritur kërkesë për dorëzimin e lëndëve nga Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave kriminale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve”, thonë nga Prokuroria Publike e RM-së
Se cilët janë hapat e para që i kanë ndërmarrë Alsat M pyeti edhe në Prokurorinë Speciale, por nga atje nuk ka përgjigje. Vizituam objektin në bulevardin Ruzvelltova ku duhet të akomodohet Prokuroria Speciale. Atje takuam punëtorë, por jo prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesionistë, por mjeshtërit që kryenin punët ndërtimore. Mbrapa kamerave shpjeguan se ka shumë punë që objekti të jetë funksional. Në derën hyrëse nuk ka tabelë, ndërsa kabina e policisë paralajmëron se këtu do të ketë Institucion të rëndësishëm. Sipas Ligjit për prokurori speciale, Katica Janeva duhet të ketë hapësira funksionale deri në gjysmën e dytë të muajit tetor.
Paratë u miratuan vetëm para disa ditëve, ndërsa është evidente se hapësirat nuk janë gati. Janeva javën e kaluar tha se prej të hënës, gjegjësisht sot fillon me punë aktive, por nuk tregoi detaje se me cilët lëndë do të merret më së pari./lajm/
Comments
Post a Comment