Klasat s'kanë vend për karrige, ndërsa mësuesit janë duke punuar pa para që në fillim të këtij viti shkollor. Këta janë dy prej arsyeve kryesore për të cilat ka shumë të ngjarë që prej javën tjetër të nis bojkotimi i mësimit. Shkollat e Sarajit janë të limituara edhe me stafin menaxhues, personelin teknik dhe shërbimin pedagogjik. Për rreth 2000 nxënës, të shpërndarë në tre shkolla periferike dhe një qendrore është vetëm një pedagog dhe një psikolog
Laura PAPRANIKU
Problemet me mbingarkesën e shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhë shqipe janë jashtëzakonisht të mëdha dhe prekin segmente të ndryshme të funksionimit të shkollave, duke filluar nga efektivi i mësimdhënësve për të vazhduar me stafi menaxhues, shërbimi pedagogjik, personeli teknik e deri te mungesa e hapësirave. Jo vetëm klasat e stërmbushura me 38 e 40 nxënës përbëjnë shqetësim, pasi në Maqedoni ka ende shkolla ku në një karrige len nga dy-tre nxënës. "Jo që nuk kemi mundësi të gjemë karrige, por nuk ka vend në klasë. Në Krushopek dhe Gërçec, klasat janë aq të vogla sa nuk ka vend se ku të vendosen karrige për të gjithë nxënësit në klasë", tregon Rafiz Ameti, drejtor i shkollës fillore "Dituria" në Komunën e Sarajit. Durimi i prindërve dhe mësimdhënësve është drejt sosjes. "Jemi munduar gjithë këtë kohë, prej fillimit të vitit shkollor, të qetësojmë situatën, por kam frikë se së shpejti do të shpërthejë mllefi i prindërve dhe mësimdhënësve. Për javën tjetër kemi sinjale se mund të fillojë bojkotimi i mësimit", plotëson drejtori Ameti. I shqetësuar me paralajmërimet për bojkot shprehet dhe kryetari i Komunës të Sarajit, Bekim Murati, i cili thotë se ndërprerja e procesit edukativo arsimor mund të ndodh pikërisht për shkak të mes zgjidhjes së problemit me financimin e paraleleve të reja në shkollat periferike të Krushopekut dhe Gërçecit. Për të ndalur bojkotin në fillim të vitit shkollor, kur prindërit refuzonin paralelet me 35 dhe 46 nxënës, sipas premtimeve të MASH-it se do të sigurohen financimi i paraleleve në të gjitha shkollat ku është e nevojshme një gjë e tillë, në shkollat periferike "Dituria" të Krushopekut dhe Gërçecit u angazhuan dy arsimtarë, për nevojat e zhvillimit të mësimit në dy paralelet e posa formuara. Mirëpo, mësimdhënësit në fjalë, nuk kanë marrë as sot e kësaj dite asnjë rrogë nga fillimi i vitit shkollor 2015/2016. Përveç kësaj, punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe që shton ende më shumë vështirësitë për zhvillimin normal të mësimit në këto dy shkolla periferike. Murati, kujton se sigurimi i pagave të mësimdhënësve, respektivisht sigurimi i lejeve për vendete e tyre të punës është një çështje të cilën duhet ta zgjidhën Ministria. "Ne si komunë jemi të obliguar të merremi me organizimin e shkollave dhe të informojmë MASH-in për kërkesat dhe nevojat që kanë shkollat konform ligjeve arsimore. Në këtë mes janë edhe kërkesat për financimin e paraleleve të reja, të cilat i kemi dërguar në Ministri, në kohën e duhur", deklaron kryetari Murati. SHF "Dituria" e cila numëron rreth 1 820 nxënës, të shpërndarë në një shkollë qendrore në Saraj (me 132 nxënës) dhe në tre periferike, në Krushopek (385), Gërçec (265) dhe Lubin (110) ka edhe mungesa të tjetra. Këtu ka ende paralele që numërojnë nga 45 dhe 46 nxënës në klasë, mësues që nuk janë në listat e rrogave që ndan Ministria e Arsimit (MASH), mungesë të shërbimit pedagogjik dhe personelit drejtues të shkollës. Përveç drejtorit, ka vetëm një ndihmësdrejtorë dhe një përgjegjës, si dhe vetëm një pedagog dhe një psikolog. Drejtori i shkollës, Ameti dhe kryetari i Komunës, Murati deklarojnë se kërkesat për plotësimi e kuadrit të nevojshëm i përsërisin secilin viti,. Mirëpo situata mbetet e pa ndryshuar. "Prej shtatorit, u detyruam që në shkollat periferike 'Dituria' në fshatin Krushopek dhe Gërçec ti ndajmë paralelet, pasi numëron nga 45 dhe 46 nxënës në klasë. Mirëpo, MASH nuk ka siguruar ende lejet për hapjen e vendeve të punës për dy arsimtarët e paraleleve të reja. Prej fillimit të vitit shkollor 2015/2016 ata nuk kanë marrë ende as edhe një rrogë", deklaron Murati. Shkollat fillore të Sarajit, të hënën nuk ishin pjesë e agjendës së ministrit Abdilaqim Ademi, i cili vizitoi vetëm objekti e ri të shkollës së mesme në këtë Komunë dhe ku gjithashtu nuk bëjnë përjashtim mungesat. Shkolla e re, që pritet të nis punë në shtator të 2016-ës nuk ka sallë të fizkulturës. Murati, thotë se në parcelën që Komuna ka ndarë për nevojat e shkollës së mesme është parashikuar edhe vendi për ndërtimin e sallës sportive. Me siguri, plotëson më tej ai, MASH do të ndajë mjete edhe për sallën sportive, pasi edukata fizike është pjesë e procesit mësimor. Për shkollën e mesme në Saraj, investitor i së cilës eshët MASH, sikurse bëri të ditur ministri janë ndarë deri tani 50 milionë denarë, dhe mbete që deri në shtator Ministria të sigurojë edhe kompletojë shkollën me inventarin e nevojshëm. Sa i takon sallës sportive, ai përmendi ndërtimin e një të tille në fshatin Radushë në vlerë prej 90 mijë eurove, ndërsa për nevojat e nxënësve të shkollave të mesme tha se mund të shfrytëzohet salla sportive e cila gjendet në oborrin e shkolis fillore "Dituria' por që ndodhet të paktën 15 minuta larg objektit të shkolis së mesme./koha/

Comments
Post a Comment