Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2017

Polici maqedon pranon: Mirsad Ndrecajn e e zumë të gjallë. Ja çka bëmë më pas me të?!

Sevdail Miftari ka dëshmuar se si 3 inspektor policor e kanë kërcënuar dhe i kanë dhënë sugjerime se si duhet të dëshmojë, kundër disa të akuzuarve tjerë. Miftari nuk ka dhënë emra të disa personave dhe të një inspektori policor që i ka vizituar në fshatin Hotël të Kumanovës, shkruan Almakos. Tre inspektor policor kërcënojnë dëshmitarin “Pasi më kanë arrestuar, pas 1-2 javëve në burgun e Shutkës, 3 inspektor të policisë më marrin në pyetje. Deklaratën që e kam dhënë dua që ta shohin edhe shokët këtu. Njëri prej tyre më ka thënë që nëse dua ta shohë prap familjen time, duhet që kur të dëshmoj të flas për Arsim Bajramin, Besnik Ajdinin, Fadil Fejzullahun dhe Irfan Lutfiun. Sipas Almakos, gjatë dëshmisë së një polici të mbrojtur avokati mbrojtës Naser Raufi e pyeti a ia ka vënë prangat Mirsad Ndrecajt, ndërsa polici u përgjigj se jo ai personalisht por një koleg i tij ia ka vendos prangat. Kjo tregon qartë se Policia maqedone Mirsad Ndrecajn e kanë vrarën pasi e kanë arrestuar.  

Sulejman Rexhepi akuzon Arabinë Saudite si donatore e ISIS-it

Një skandal i radhës nga ana e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës! Pa iu dridhur fare qerpiku akuzon Arbinë Saudite si donatore të ISIS-it! Dhe këtë akuzë e lanson nën petkun e liderit fetar të muslimanëve të Maqedonisë. Akuza lansohet prej personit juridik dhe publik, kurse organet gjegjëse të shtetit i duartrokasin! Shumë keq! Shkruan: Abdulmutalib Metushi Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, i frikësuar se po i del shpirti pa u prononcuar në ndonjë media për problemet e veta që më tepër gjasojnë në sindrome psikopatike se sa në probleme reale, paguan një paraqitje në një nga televizionet lokale (TV Koha, Tetovë) sa për ta zbarzur tërë atë kanalizim mental që po i gufon nga truri sklerotik. Me shikim e me gjestikulacione prej njeriut tashmë të mbaruar, mundohet që të flasë gjepura duke harruar se ai, sa herë që të gjendet para mikrofonit, e menderos fare, tregon se sa i lajthitur që është. Me shall në kokë dhe me orën ROLEX prej 37 mij dollarëve në dorë, mundohet ta aktrojë

Sondazhi i fundit: Ja kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin tani!

Sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, nëse zgjedhjet do të mbahen tani, do të kishim këto rezultuare: PDK – 24.6 %, AAK -22.7 %, LDK – 19.4 %, VV – 16. 3 %, NISMA – 4.2 %, AKR – 3.9 %, ALTERNATIVA 2.4 %, PD 1.8 % dhe Të tjera – 4.7. %. Komunikata e plotë e Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”: Sipas Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, observator i matjeve të opinionit publik, në pyetjën drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2017”, e cila ka realizuar sondazhin për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme, drejtuar të anketuarëve, se; Cilit subjekt politik në Kosovë do ti besonit, nëse zgjedhjet mbahen në mes të vitit 2017 për të tejkaluar krizën politike? Përgjigja ka rezultuar me rënie sasiore të dy subjekteve politike PDK dhe LDK, ndërsa AAK ka tejkaluar dyfishimin dhe VV ka shënuar rritje të theksuar, krahasuar me rezultatet e zgj

Dauti: VMRO dhe LSDM kundër shqiptarëve, PDSH nuk do e mbështet Talatin për Kryeparlamentarë (VIDEO).

Bardhyl Dauti: VMRO dhe LSDM kundër shqiptarëve, PDSH nuk do e mbështet Talatin për Kryeparlamentarë (VIDEO) ./Ditari.mk/

“Kumanova”, epilogu pritet në muajin qershor

Procesi gjyqësor për rastin e “Kumanovës” pritet të përfundoj deri në fund të muajit qershor. Kështu shprehen avokatët e të akuzuarve, sipas të cilëve deri më tani kanë dëshmuar rreth 20 të akuzuar ndërsa kanë ngelur të dëshmojnë edhe 14 të tjerë. Më pas pala mbrojtëse do të dorëzoj listën e dëshmitarëve, në mesin e të cilëve edhe politikan dhe zyrtarë shtetëror. Sipas ligjit të procedurës penale gjykata është e obligueshme që deri në qershor edhe nga ka qenë e plotfuqishme akt akuza të del me shpallje të vendimit të instancës së parë – tha Mefail Arsllani, avokat. Unë pres që aktgjykimi i grupit ka muaji gjashtë të vendoset , ndërsa për Sulejman Osmanin pres që të jetë nga vjeshta , pasi që dinamika tek ky rast shkon më ngadalë” – tha Naser rrufi, avokat. Alsat tentoi të marr prononcim edhe nga ane Prokurorisë Publike në lidhje me maltretimin e të akuzuarve në rastin e “Kumanovës”, por nga atje me qëndrim se për momentin nuk mund të sigurojmë asnjë përgjigje në lidhje me këtë hetim,

Plani i Menduh Thaçit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi akoma vlerëson se zgjidhja e krizë në Maqedoni mund të bëhet përmes marrëveshjes të cilën ekipi i tij dhe ekspertë të pavarur e kanë hartuar vite më parë, njofoton agjencia e lajmeve INA. “Pas vendimit të Ivanovit u dëshmua se është e patjetërsueshme implementimi i marrëveshjes politike të PDSH-së dhe ndryshimit të rendit kushtetues të Maqedonisë. Është e kotë shqiptarët të angazhohen politikisht kur një person si Ivanov mund tua nënvlerësojë vullnetin dhe votën e tyre. Ndryshimi mund të bëhet përmes Parlamentit dydhomësh”, është shprehur Menduh Thaçi. Numri një i PDSH-së ka ftuar shqiptarët që të mos bien pre e provokimeve dhe skenarëve pasi situata mund të eskalojë në konflikt ndëretnik dhe kjo nuk ju shkon në interes as shqiptarëve, as Shqipërisë dhe as Kosovës. Sipas tij, kjo kontrata e PDSH-së do t’i përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta të shqiptarëve dhe maqedonasve duhet të garantojë: 1.Zbatimin e plotë dhe në afat të cak

“Kumanova”, sot dëshmon Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika

Në seancën gjyqësorë për rastin e Kumanovës sot para trupit gjykues do të dëshmojnë të akuzuarit Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika. Në seancën e kaluar  dëshmuan Valdet Zekaj dhe Mirad Qerimi. Të dy të akuzuarit mohuan akuzat ndaj tyre, ato u shprehen se në Maqedoni kanë ardhur me qellim “që t’i çlirojnë shqiptarët e Maqedonisë”. Nën aktakuzën vepër terroriste në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona lidhur me përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Specialja me 4 raste të reja hetimore (VIDEO)

Lënda ”Tabela”  – keqpërdorim të detyrës zyrtare nga drejtori i një shkolle fillore, Rexho Rushit Zajazi. I dyshuari në Kërçovë, e ka përdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka lejuar shfrytëzim pronësor për një person juridik. Pa procedurë prokurimi, i dyshuari i ka dhënë tender firmës Bauhof DOEL dhe ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një shkolle të re, për një shumë mbi 12 milionë denarë, respektivisht 200 mijë euro. Lënda ”Trista” , keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencës nga një zv. ministër në MPB, për vetura zyrtare. I dyshuari, nga 2008 deri 2012 në Shkup, gjatë prokurimit publik e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 450 mijë euro. Në mënyrë joligjore, ka nënshkruar marrëveshje me autosallonet Porsche, Bohemia, Avtokuqa, Kollevski, Kadis. Lënda ”Total”  – vepër që ka të bëjë me evazion fiskal, ku janë kryer nga një person juridik, si drejtues i Total Marketing DOEL, MediaMarkt, Total Media Centar DOEL. Nga dëshmitë dalin të dhëna se nga viti 2008 deri 20

RRIHET 16 VJEÇARI NË AUTOBUS, NË VEND TË SHKOLLËS PËRFUNDON NË SPITAL DHE POLICI (VIDEO)

Në vend të bankës shkollore, sot Egzoni 16 vjeç nga Kumanova kaloi ditën nëpër spital dhe stacion policor. Gjashtë persona ende të panjohur për policinë e rrahën Egzonin duke shkaktuar lëndime në fytyrë, duar dhe shpinë. Për Egzonin ky është incidenti i parë që përjeton, edhe pse ka dy vjet që udhëton në të njëjtin relacion me autobus. “Duke zbrit te shkolla e tyre përnjëherë më kanë sulmuar 6 veta. Më kanë goditur me boksa, shkelma…Po jam i frikësuar, nuk është gjendje e mirë. Nesër do të shkoj në shkollë, me veturë me babin”, u shpreh Egzon Ajdini. Babai i Egzon Ajdini, Ismeti është i frikësuar për sigurinë e djalit të tij, dhe fton organet e rendit që t’i gjejnë sulmuesit. Këtë ndjenjë e ka meqë i biri i ka rrëfyer se ata që e rrahën, edhe e kanë kërcënuar. “I kanë thënë që ti më në shkollë nuk do të vish. Ata janë të organizuar por do ta shohim me ndihmën e policisë do ta fitojmë sigurinë e nxënësve. Janë të ftuar dëshmitarët. Ndërsa kryerësit e veprës kanë ikur nga

Rexhep Qosja a i thotë edhe Ali Ahmetit: Mos folni me gjuhën e Serbisë kundër Turqisë! (VIDEO)

Publicisti i njohur dhe shkrimtari, Rexhep Qosja, paradokohe kishte deklaruar që askush nga shqiptarët nuk duhet të flasë kundër Turqisë me gjuhën e Serbisë dhe serbeve, ndërsa nuk dihet këtu a përfshihen edhe deklaratat e fundit të Ali Ahmetit, i cili në një intervistë për TV21 ka thënë se ndikimet lindore u kanë sjellë dhembje shqiptarëve dhe se  Perandoria Osmane na ka bërë shkrumb e hi , Perandori nën së cilës sipas Ahmetit janë prerë, janë vrarë të gjithë patriotët shqiptarë, raporton Almakos.  

Eksluzive : Shpërthen në degën e LR-PDSH në Strugë, ikën Qazimovski

Avdulla Qazimoski, në një reagim deri te Strugalajm.com, ka referuar se ka dhënë dorëheqje nga cdo angazhim qoftë edhe si anëtarë i thjeshtë te LR-PDSH-ja. Ai për këtë vendim të tij ka fajësuar liderin e partisë Ziadin Sela, i cili sipas tij nuk ka treguar korrrektësi në raportë me Llabunishtin dhe atë personalisht.Qazimoski, potencoi se të gjitha kualifikimet që ka bërë Sela në Struga TV për të janë të pavërteta dhe largë realitetit . “Si rezultat i jokorrektësisë së treguar duke harruar të kaluarën do i kujtojë Ziadin Selës, se pa Llabunishtin dhe rrethinën e tij, ai as nuk mund të ëndërronte të bëhej kryetar i Strugës. Ai i ka borxh dhe asnjëherë nuk mund të shpagohet me 100 përqind të shqiptarëve të Llabunishtit. Kur Avdulla Qazimoski kërkonte që Llabunishti të integrohet si shqiptar, sespe ajo është ideja e të parëve të tij, ata hyn në lojrat individuale politike duke harruar interesat e Llabunishtit dhe rrethinës. Folin për federalizim dhe në të kundërtën 20 për qind e popul

Raporti i PSP-së, 112 persona nën hetim për 160 vepra penale, 66.909 përgjime të reja

Prokuroria Speciale Publike ka prezantuar dje Raportin e tretë për punë e saj të deritanishme. Nën hetim nga kjo Prokurori janë 112 persona, të cilët dyshohen se kanë bërë 160 vepra penale, që donë të thotë se një pjesë e këtyre personave dyshohen se kanë bërë më tepër vepra penale. Veprat penale për të cilat deri tani PSP ka hapur procedurë para hetimore sipas raportit të fundit janë: 84- keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve 3- keqpërdorim të procedurës për furnizim publik dhe tender 24- shoqërim kriminel 42- diapason i gjërë i veprave lidhur me keqpërdorime zgjedhore nga shkelja e të drejtës së votës, keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore deri tek falsifikimi apo shkatërrimi i materialit zgjedhor 7- keqtrajtim dhe veprim tjetër jo njerëzor dhe dënim Janeva në raport thekson se PSP në këtë periudhë ka arritur të gjej edhe 66.909 audio- incizime të cilat janë fshirë. “Me këtë numri i audio-incizimeve është rritur në 606.555. Në këto d

Ali Ahmeti bën ‘zbulim epokal’ thotë se temën do ta temë (VIDEO)

Ali Ahmeti lideri i BDI-së, ishte i ftuar në Click të tv21, ku ndër të tjera ka thënë se është koha që tema të bëhet temë.  

Ibrahimi: Ali Ameti njeri hipokrit

Orhan Ibrahimi   i PDSH-s ë   n ë  profilin e tij p ër paraqitjen e dob ët t ë  kreut t ë BDI-s ë, Ali Ahmeti shkuran:   A jeni duke e përcjellur Ali Ametin ("kryeplakun") ne tv 21 ? Duhet të turpërohemi kush na përfaqëson ! E mija herë turp për këto të ashtuquajtur lider partie që i dhanë legjitimitet që të flasë në emër të shqiptarve. E amnestuat dhe e falët për të gjitha gjunahet, krimet, hajnit, plaçkitjet, burgosjet, vrasjet dhe të gjitha zullumet që ka bërë ky njeri për 15 vite. Njeri hipokrit, njeri tërësisht i paaftë, e vetmja aftësi e tijë e theksuar është dinakëria e pistë, e që po na flet në emër të legjitimitetit të popullatës shqiptare.

SHBA me mision më të madh në Shkup, se sa në Tiranë dhe Sofje

SHBA në Ambasadën e saj në Shkup ka më shumë personel diplomatic se sa në disa vende evropiane apo në botë, shkruan gazeta Dnevnik. Kjo gazetë ka marrë të dhënat që janë të publikuara në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, ku siç thuhet në Shkup ka 55 diplomatë dhe staf diplomatik i udhëhequr nga ambasadori Xhes Bejli. Sipas gazetes, në Maqedoni ka më shumë diplomatë krahasuar me Shqipërinë, ku janë 26 veta si staf diplomatik bashkë me ambasadorin.  Në Beograd janë 53 veta si staf diplomatik, ndërsa një numër më i vogël është në ambasadën në Sofje. (INA)

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” U sh

Retro: Ja se si deputet e PDSH-së, i mbronin interesat kombëtare (VIDEO).

Retro: Ja se si deputet e PDSH-së, i mbronin interesat kombëtare (VIDEO). 

Hetimet në BDI, shfaqje teatrale me regjisor të dobët

Pas paralajmrimeve nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), se vetë partia dhe lideri i saj Ali Ahmeti kanë kërkuar që të hetohet i gjithë aktiviteti i saj, funksionarëve dhe drejtuesve të institucioneve nga kjo parti dhe të ndiqen e dënohen penalisht, analisti politik Isen Saliu dyshonë në sinqeritetin e BDI-së dhe Ali Ahmetit për këtë ështje. “Mendoj se nuk është paralajmërim i sinqertë. Si duket BDI ende nuk e ka marrë veten nga rezultatet e dobëta për ta më 11 dhjetor dhe po vazhdon të bëjë gabime të njëpasnjëshme. Tani mundohet të aktrojë llogaridhënie përmes një shfaqje teatrale me regjisor të dobët. Hetimet më të mira për punën e funksionarëve të BDI-së dhe të çdo partie tjetër, i bëjnë votuesit dhe pas këtyre hetimeve, votuesit do ta shqiptojnë “aktvendimin” më meritor në ditën e zgjedhjeve”, thotë Isen Saliu, analist politik për Gazeta Express. Ndërsa politikologu Xhenis Sulimani thotë se po të ishte e sinqert BDI reformat do të duhet t’i niste kur në pushtet kishte pe

Selmani: SHBA ia nxori faqen e zezë BDI-së, duke përmendur rastin e gazetës Lajm

Numri një i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani është prononcuar për Lajm TV, në lidhje me paditë e BDI-së ndaj gazetës Lajm dhe theksimin e rastit në fjalë edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut në pjesën për Maqedoninë, DASH përmend edhe rastin në të cilin BDI e ka paditur gazetën Lajm duke kërkuar dëmshpërblim prej 25 mijë eurove. Padia është për tekstin me titull “Mos u bën si BDI-ja”, ku sipas integristëve gazeta Lajm insinuon për krime të bëra të BDI-së deri sa është në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Selmani vlerëson se me këtë SHBA-ta ia kanë nxjerrë faqen e zezë BDI-së. “Kjo është faqja e zezë që amerikanët ia nxjerrin kësaj partie. Është e kotë që çdo ditë të pohojnë se janë partner strategjik të SHBA-së, ndërkaq në anën tjetër të hyjnë në Raportin e tyre si plan- prishës në Maqedoni, deklaroi Selmani për LajmTv. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në çdo fushatë parazgjedhore lavdërohet me partnerite

Kongresmeni amerikan: Si po përfiton Moska nga kriza në Maqedoni

Rusia mund të përfitojë nga paqëndrueshmëria politike në Maqedoni për të tentuar rimarrjen e një pjese të territorit të Ballkanit që humbi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik. “Paralajmërimi vjen nga kongresmeni republikan, Peter Roskam. Më e pakta që mund të bëjnë rusët është roli provokativ”, tha ligjvënësi amerikan për “Washington Examiner”. “Duket se kjo është loja e vjetër e Moskës: të krijojë përshtypjen e rreme të trazirave ose t’i shfrytëzojë në maksimum kur ato ekzistojnë vërtet”, shprehet ai. Në rastin aktual, Maqedonia është e pastabilizuar dhe rusëve po u pëlqen të nxjerrin përfitim nga vështirësitë e saj. “Komentet e Moskës mbi gjendjen në Shkup janë saktësisht të njëjta me fjalët që dëgjuam nga rusët përpara pushtimeve të tyre në Osetinë e jugut apo Donetsk dhe në disa pjesë të Gjeorgjisë e Ukrainës”, kujton kongresmeni. “Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë kishte për qëllim mbështetjen e liderit pro-rus të saj, i cili do të zëvendësohej nga një qeveri e prirur

Orhan Ibrahimi : Ku qëndron faji? Te ata (maqedonasit) apo te ne (shqiptarët)!

Shkruan nënkryetari i PDSH-së z.Orhan Ibrahimi :  Nuk duhet të habitemi dhe të befasohemi nga këto pamje të maqedonasve. Koncepti i filozofisë politike dhe rregullimi juridiko-kushtetues i këtij shteti në të kaluarën dhe tani i ka bërē institucionet shtetërore dhe maqedonasit të tillë. Sot e shohim VMRO-në kurse dje LSDM-ja i vuri zjarrin Ambasadës së SHBA-së, përshkak se NATO e bombardonte Sërbinë. Raste e raste, momente e momente të tilla kemi përjetuar dhe parë : kërcnime dhe ndjekje, dhunë dhe burgosje, eksploatim dhe shfrytëzim, vrasje dhe gjenocid. Po sot, ku qendron faji ? Te ata (maqedonasit), apo te ne (shqiptarët) ! Pas 2001-it, kur na çlliroi dhe i bëri Shqipëri, tokat shqiptare nën Maqedoni, Aliu ?! Pasi Ai (Ali Ahmeti) e solli lirinë dhe asesi nuk po mundemi ta shijojmë atë, e kurse për 17 vite rresht, dhjetra herë e zyrtarizoi gjuhën shqipe ?! Po kush është fajtori ? Sot kur Shqipëria është në NATO dhe Kosova e lirë dhe shtet i pavarur ?! Sot të harto

SULEJMAN REXHEPI I PADËSHIRUESHËM PËR TË GJITHA SHTRESAT MYSLIMANE

Nga sondazhi mbi besueshmerine ndaj BFI në RM Shkruan Rexhai Aziri Sulejman Rexhepi do të mbahet mend si vjedhës, si tradhëtar, si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. Me punën e tij gati qind për qind të myftinive nuk janë të kënaqur, kurse 98% e imamëve të anketuar nuk besojnë në punën e Rijasetit Nga një sondazh i realizuar nga UFO Consulting e Tiranës, përmes degëve të veta CG PEMA në Ferizaj dhe Asociacioni kulturor Dinjiteti në Tetovë, dalin disa rezultate mjaft brengosëse. E mira e kësaj iniciative është se do të vihet një praktikë për ta motivuar sa më shumë transparencën e veprimeve të BFI-së, gjegjësisht të organeve të saj, si dhe do të analizohen vit për viti punët e këtyre organeve. Urojmë që rezultate të këtilla kaq dëshpëruese asnjëherë të mos përëriten dhe asnjëherë të mos jenë kaq deinkurajuese si ky i këtij sondazhi. Natyrisht, gjetjet e një analize varen më së shumti nga pyetësori, të cilën kësaj radhe UFO Consulting e ka përpiluar në mënyrë shumë profesiona