Skip to main content

Specialja me 4 raste të reja hetimore (VIDEO)

Lënda ”Tabela” – keqpërdorim të detyrës zyrtare nga drejtori i një shkolle fillore, Rexho Rushit Zajazi. I dyshuari në Kërçovë, e ka përdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka lejuar shfrytëzim pronësor për një person juridik. Pa procedurë prokurimi, i dyshuari i ka dhënë tender firmës Bauhof DOEL dhe ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një shkolle të re, për një shumë mbi 12 milionë denarë, respektivisht 200 mijë euro.
Lënda ”Trista”, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencës nga një zv. ministër në MPB, për vetura zyrtare. I dyshuari, nga 2008 deri 2012 në Shkup, gjatë prokurimit publik e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 450 mijë euro. Në mënyrë joligjore, ka nënshkruar marrëveshje me autosallonet Porsche, Bohemia, Avtokuqa, Kollevski, Kadis.
Lënda ”Total” – vepër që ka të bëjë me evazion fiskal, ku janë kryer nga një person juridik, si drejtues i Total Marketing DOEL, MediaMarkt, Total Media Centar DOEL. Nga dëshmitë dalin të dhëna se nga viti 2008 deri 2015 u ka ikur pagesave të tatimeve, me vlerë prej mbi 7 milionë denarë, respektivisht mbi 120 mijë euro. Në një rast tjetër, është ikur tatim prej mbi 60 mijë euro.
”Tifani” –  lënda e katërt që ka të bëjë me evazion fiskal. E dyshuara është person fizik i kompanisë SmartCentar DOEL dhe SmartGroup DOEL. Për vitet 2008-2014, e dyshuara ka tentuar t’i ikë pagesës së tatimeve dhe ka dhënë informata të rrejshme për pagesat që është dashur t’i paguaj dhe ka arritur t’i ikë pagesës prej mbi 35 mijë euro dhe mbi 15 mijë euro. Dëshmitë tregojnë se e dyshuara ka shënuar të dhëna të rrejshme për t’i ikur tatimeve të vlerës së duhur.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/