SHBA në Ambasadën e saj në Shkup ka më shumë personel diplomatic se sa në disa vende evropiane apo në botë, shkruan gazeta Dnevnik.
Kjo gazetë ka marrë të dhënat që janë të publikuara në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, ku siç thuhet në Shkup ka 55 diplomatë dhe staf diplomatik i udhëhequr nga ambasadori Xhes Bejli.
Sipas gazetes, në Maqedoni ka më shumë diplomatë krahasuar me Shqipërinë, ku janë 26 veta si staf diplomatik bashkë me ambasadorin. Në Beograd janë 53 veta si staf diplomatik, ndërsa një numër më i vogël është në ambasadën në Sofje. (INA)
Comments
Post a Comment