Skip to main content

Sondazhi i fundit: Ja kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin tani!

Sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, nëse zgjedhjet do të mbahen tani, do të kishim këto rezultuare: PDK – 24.6 %, AAK -22.7 %, LDK – 19.4 %, VV – 16. 3 %, NISMA – 4.2 %, AKR – 3.9 %, ALTERNATIVA 2.4 %, PD 1.8 % dhe Të tjera – 4.7. %.
Komunikata e plotë e Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”:
Sipas Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, observator i matjeve të opinionit publik, në pyetjën drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2017”, e cila ka realizuar sondazhin për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme, drejtuar të anketuarëve, se; Cilit subjekt politik në Kosovë do ti besonit, nëse zgjedhjet mbahen në mes të vitit 2017 për të tejkaluar krizën politike? Përgjigja ka rezultuar me rënie sasiore të dy subjekteve politike PDK dhe LDK, ndërsa AAK ka tejkaluar dyfishimin dhe VV ka shënuar rritje të theksuar, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, ndërsa PDK edhe përkundër rënjes, vazhdon të mbetet e para edhe pse vlerat numerike tregojne rezultat më të ultë se në zgjedhjet e kaluara.
Sondazhi është mbajtur me të anketuar të profileve dhe të grup moshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur se sikur të mbaheshin zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në mes të vitit 2017, do të kishim këtë rezultat zgjedhor. Pjesëmarrja e grup moshave  të respodentëve është në (5) pesë kategori moshash, duke filluar prej 18-25,26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjet.   Rezultatet kanë treguar për një rritje substanciale, që ka tejkaluar dyfishimin e rezultatit nga e kaluara  për AAK, me 22.7 %  dhe VV, e cila poashtu ka shënuar rritje me rreth 16.3 %, duke  i prirë e para PDK me 24.2 %, të besimit qytetarë. LDK mbetet e terta me 19.4 % duke pësuar një rënie të konsiderueshme elektorale, krahasuar me vitin 2014. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, kualicioni i madh me PDK, kishte arritur rezultat prej 30.38%, LDK e vetme  kishte arritur 25% , ndërsa VV ishte 13.59 % dhe AAK 9.54 % të votës nacional e.
Subjekti tjetër parlamentar NISMA, ka shënuar këtë rezultat me 4.2 % si subjekt i vetëm në këtë  sondazh nga kualicioni aktual me AAK –në, ndërsa AKR-ja e cila në zgjedhjet e kaluara nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor, në këtë sondazh ka dal me 3.9 % të të anketuarëve. Poashtu, gjithnjë po të mbaheshin zgjedhjet në mes të vitit 2017, ky subjekt rrezikon përsëri  kalueshmërinë prej 5% të pragut me një përqindje minimale prej 0.1.1 %. Edhe ALTERNATIVA e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit – Lila, ka shënuar rezultat minimal prej 2.4 %, duke u pasuar nga PD me 1.8 %  dhe të tjera me 4.7 % të rezultatit të të anketuarëve.
Rezultatet e sondazhit  janë reazlizuar me (10.000) dhjetëmijë respondent të anketuar nëpër (8) tetë qendrat më të mëdha në Kosovë. Ky sondazh është realizuar nga data 10 Mars 2017 deri më 25 Mars 2017 në qytetet si në vijim; Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, (Rajoni i Drenices), Podujevë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren, qendra këto kryesore të Republikës së Kosovës nga të gjithë të anketuarit. Sondazhi është realizuar në kohën kur partitë politike kanë shtuar aktivitetin e tyre elektoral nëpër gjithë territorin e Kosovës. Pronare e sondazhit të realizuar është Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, të anketuarit dhe opinioni i tyre. Sondazhi  nuk është i porosituar nga asnjë parti politike të trajtuara në këtë sondazh, apo nga ndonjë institucion qeveritar, e as ndërkombëtar.
Toleranca e gabimeve numerike të ndikimit në rezultatin përfundimtar të këtij sondazhi, supozohet të ketë devijim prej 1.8 deri 2.4% si përllogaritje statistikore në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare 2017.
Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politke “ALTERNATIVA” është kompani joqeveritare e themeluar enkas për hulumtim dhe e specializuar në matjen e opinionit publik, që ndërlidhet me votuesit potencial të subjekteve politike në Kosovë.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/