Shkruan nënkryetari i PDSH-së z.Orhan Ibrahimi :
Nuk duhet të habitemi dhe të befasohemi nga këto pamje të maqedonasve. Koncepti i filozofisë politike dhe rregullimi juridiko-kushtetues i këtij shteti në të kaluarën dhe tani i ka bërē institucionet shtetërore dhe maqedonasit të tillë. Sot e shohim VMRO-në kurse dje LSDM-ja i vuri zjarrin Ambasadës së SHBA-së, përshkak se NATO e bombardonte Sërbinë.
Raste e raste, momente e momente të tilla kemi përjetuar dhe parë : kërcnime dhe ndjekje, dhunë dhe burgosje, eksploatim dhe shfrytëzim, vrasje dhe gjenocid.
Po sot, ku qendron faji ?
Te ata (maqedonasit), apo te ne (shqiptarët) !
Pas 2001-it, kur na çlliroi dhe i bëri Shqipëri, tokat shqiptare nën Maqedoni, Aliu ?!
Pasi Ai (Ali Ahmeti) e solli lirinë dhe asesi nuk po mundemi ta shijojmë atë, e kurse për 17 vite rresht, dhjetra herë e zyrtarizoi gjuhën shqipe ?!
Po kush është fajtori ?
Sot kur Shqipëria është në NATO dhe Kosova e lirë dhe shtet i pavarur ?!
Sot të hartohet një deklaratë (fasadë, anakronike, që nuk godet konceptin shtetëror të Maqedonisë. E keni parasysh, Maqedonia është i vetmi shtet në Europë, me përbërje heterogjene etnike, me këtē rregullim anakronik kushtetues) nga një pjesë e klasës politike shqiptare e cila tentohet të na shitet si platformë historike dhe e unifikimit të faktorit politik shqiptar ?!
Maqedonia dhe institucinet shteterore janë të kapura nga klasa politike maqedonase ( Lidhja Komuniste e Maqedonisë alias LSDM-ja dhe VMRO-ja ).
Kur sot klasa politike maqedone luan me kartën etnike, shqiptarët duhet urgjentisht të hartojnë një platformē politike kombëtare. Ku për bazē duhet te mirret Platorma Politike e PDSH-së. E them me të vetmin qëllim, sepse kjo platformë politike është e hartuar mbi teoritë shkencore politike, duke marrë për bazë dhe si modele shtetet më moderne demokratike ne Europë (Bosnjën, Kosovën, Qipron, Belgjikën, Finlandën etj), ku përbërja e popollatës është multietnike.
Vetëm vendimarrja politike me koncensus ( parlament dy dhomësh, veto etnike) e demokratizon, e reformon,e bën të barabart, e bën që të egzistojë dhe e bën shtet europian, Maqedoninë.
Vetem Koncensusi Politik i sjell lirinë dhe mirëqenien shqiptarëve. Gjuhën shqipe e bën gjuhë zyrtare, gjuhë pune në shtet. Ndërpret eksploatimin dhe plaçkitjen, bën shpërndarjen e drejtë dhe proporcionale të buxhetit shtetëror.
Pa Koncensus Politik nuk ka të ardhme Maqedonia!./Ditari.mk/
Comments
Post a Comment