Nga sondazhi mbi besueshmerine ndaj BFI në RM
Shkruan Rexhai Aziri
Sulejman Rexhepi do të mbahet mend si vjedhës, si tradhëtar, si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. Me punën e tij gati qind për qind të myftinive nuk janë të kënaqur, kurse 98% e imamëve të anketuar nuk besojnë në punën e Rijasetit
Nga një sondazh i realizuar nga UFO Consulting e Tiranës, përmes degëve të veta CG PEMA në Ferizaj dhe Asociacioni kulturor Dinjiteti në Tetovë, dalin disa rezultate mjaft brengosëse. E mira e kësaj iniciative është se do të vihet një praktikë për ta motivuar sa më shumë transparencën e veprimeve të BFI-së, gjegjësisht të organeve të saj, si dhe do të analizohen vit për viti punët e këtyre organeve. Urojmë që rezultate të këtilla kaq dëshpëruese asnjëherë të mos përëriten dhe asnjëherë të mos jenë kaq deinkurajuese si ky i këtij sondazhi.
Natyrisht, gjetjet e një analize varen më së shumti nga pyetësori, të cilën kësaj radhe UFO Consulting e ka përpiluar në mënyrë shumë profesionale dhe tepër objektive. Të tri kampionet që testohen në këtë sondazh, opinioni, imamët dhe nëpunësit e organeve-myftinive të BFI-së, janë shumë të sinqertë dhe nga përgjigjet e tyre krijohet edhe përshtypja reale se me këtë Institucion më të lartë fetar në vend diç nuk është në rregull.
Gjetjet e këtij sondazhi në mënyrë të përmbledhur mund të jepen me disa fjalë kyçe: imazh negativ i udhëheqjes aktuale të BFI; pakënaqshmëri e lartë me jetën fetare në vend, me organet drejtuese të instucioneve fetare në vend; aktivitete negative dhe antifetare karakterizojnë aktivitetet dhe natyrën e insitucioneve fetare dhe veprimatitë e tyre; besueshmëri shumë e ulët në institucionet fetare.
Në një kohë kur pritet që një prijës fetar të njihet nga popullat nëpërmjet aktiviteteve fetare dhe humane, në kundërshtim me këtë pjesa më e madhe e të anketuarve (85%) raportojnë se e njohin nga aktivitetet e tij të dyshimta.
Përqindje të lartë të të anketuarve (88%) konfirmojnë se veprimtaria e Rijasetit të BFI-së nuk është aspak në harmoni me interesat kombëtare.
Ndërsa emri i një prijësi fetar në mbamendjen e besimtarëve duhet të asocohet me imazhin e liderit, e kundërta ndodh me emrin e Sulejman Rexhepit, ku të anketuarit janë përgjigjur se do të kujtohet si vjedhës (40%) si tradhtar (33%) dhe si i akuzuar si bashkëpunëtor i UDB-së (21%).
Ndërsa emri i një prijësi fetar në mbamendjen e besimtarëve duhet të asocohet me imazhin e liderit, e kundërta ndodh me emrin e Sulejman Rexhepit, ku të anketuarit janë përgjigjur se do të kujtohet si vjedhës (40%) si tradhtar (33%) dhe si i akuzuar si bashkëpunëtor i UDB-së (21%).
Nivele të larta pakënaqshmërie me punën e Reisul Ulemasë aktual e shprehin myftitë, afërsisht 100% e myftive aspak të kënaqur/pak të kënaqur. Këto nivele të larta të pakënaqshmërisë së myftinive ndaj punës së reisul ulemase aktuarl nuk flasin vetëm për atë se këta organe janë në po të njëjtën vijë pakënaqësie me besimtarët e rajonit të vet që e kanë kundrejt Sulejman Rexhepit por, si organe kolektive që janë më tepër dëshmojnë një hipokrizi apo edhe një kapje nga Sulejman Rexhepi të cilit gjithnjë i shprehim besueshmëri, ndërkohë që anketimi i tyre e tregon anën e kundër të medaljes.
Në nivele të larta pakënaqshmërie (88%) për zhvillimin e jetës fetare në vend e shprehin edhe imamët, të cilat gjithashtu (99%) raportojnë pakënaqshmëri në mbrojtjen e interesave dhe e dinjitetit të tyre nga ana e BFI dhe pakënaqshmëri të lartë (93%) me punën e mytinive.
Pjesa më e madhe e të anketuarve në myftini (72%) pohojnë se janë të gatshëm tju bashkangjiten lëvizjeve për ndryshim në BFI, kur në të njëjtën kohë i njëjti grup i të anketuarve bëson (31%) se tejkalimi i problemeve të BFI-së mund të bëhët nëpërmjet një lëvizje të përgjithshme imamësh dhe 28% bësojnë se Nisma për Reforma në BFI, mundt të jetë alternativa e duhur në tejkalimin e situatës.
Pjesa më e madhe e të anketuarve në myftini (72%) pohojnë se janë të gatshëm tju bashkangjiten lëvizjeve për ndryshim në BFI, kur në të njëjtën kohë i njëjti grup i të anketuarve bëson (31%) se tejkalimi i problemeve të BFI-së mund të bëhët nëpërmjet një lëvizje të përgjithshme imamësh dhe 28% bësojnë se Nisma për Reforma në BFI, mundt të jetë alternativa e duhur në tejkalimin e situatës.
Nëse mbetemi në të njëjtën linjë pyetjesh, imamët listojnë tre dukuri antifetare që janë më të dukshmë në BFI. Opinionet e tyre tregojnë se veprimtaritë antifetare që kryesojnë listën janë: veprimtaritë joinstitucionale e raportuar nga 80% e të intervistuarve; nepotizmi (73%); vjedhja (60%); korrupsioni (50%)
Shqetësuese janë nivele të larta të mosbesimit te të dyja institucionet, rijaset e myftini, edhe pse prapë ka një dallim ku rijaseti ka shkallë shumë më të lartë të mungesës së besimit. Si besimtarët ashtu edhe imamët priren të besojnë më shumë në muftini se rijaset.
80% e besimtarëve besojnë aspak te Rijaseti, ndërsa i njëjti tregues për besimin te Myftinia është 53%. Edhe Imamët duket se besojnë më shumë në Myftini se në Rijaset, 85% besojnë pak dhe aspak te myftinija ndarja 98% e të intervsituarve besojnë pak ose aspak në Rijaset.
Në pyetjen A e meritojnë myslimanët e vendit një udhëheqësi si kjo e sotit e BFI-së, pjesa më e madhe e tyre, 92% shprehen negativisht, që JO. Ndërsa vetëm 5 % mendojnë se myslimanët e meritojnë drejtimin e sotëm të BFI dhe 3% nuk kanë opinion në lidhje me këtë.
Comments
Post a Comment