Translate

Wednesday, November 30, 2016

Edhe Poroj me PDSH-në (FOTO)

15 minuta pas takimit në lagjen Vllazerimi, PDSH mbajti edhe një takim madhështorë në Tetovë, këtë herë në Poroj (FOTO)./Ditari.mk/




Tubim madhështor i PDSH-së në lagjen vllazërimi të Tetovës! (FOTO-LAJM)

Tubim madhështor i PDSH-së në lagjen vllazërimi të Tetovës! (FOTO-LAJM)./Ditari.mk/





Komandant Cakalli: Unë jam me Sllupcanin, Kalanë e pa mposhtur të Karadakut

Avdil Jakupi – Cakalli
Unë jam me Sllupcanin, kalanë e pamposhtur të Karadakut. Më fal kombi im, zuzaria dhe lypsaria, nëncimi de tradhtia më coi të përkrah një parti politike… Shumë e dashta Shqipërinë e lirë, por dështimi i politikës shqiptarëve dhe Loja e Zaevit që don të marr vota shqiptare më bën të votoj për herë të parë dhe haptas “Aleancën për Shqiptarët”, votën time ja jap Sllupcanit, kalasë së pa mposhtur!!! Pas 13 viteve burg. (ina-online.net)

Kryetari i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Azem Sadiku priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar

Ambasadori Samuel Zhbogar në vizitë në selinë e PDSH-së
Kryetari i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Azem Sadiku sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar.
Në takim u bisedua për zhvillimet dhe ecurinë e procesit parazgjedhor  si dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Kryetari i shtabit zgjedhor, z.Sadiku në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.
Në anën tjetër ambasadori evropian mirëpriti përcaktimet e PDSH-së dhe shprehu pritjet e Brukselit për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të besueshëm zgjedhor.

Banorët: Funksionarët e BDI-së bënë miliona, tani me nga një stilograf na kërkojnë votën

Vazhdon golgota e funksionarëve të BDI-së në komunën e Çairit, sepse dita ditës po ju dështon skenari i “filmit” parazgjedhor për “fushatë derë më derë”.  Disa banorë të Çairit, kanë rrëfyer për “Lajm” se si i kanë përzënë funksionarët e BDI-së nga dera e tyre.
“Ata kanë bë miliona. Nuk kishin kurxha kur hynën në politikë, kurse tani kanë bë shpija, banesa, biznise, vikendica tu ju marr ryshfet shqiptarve. E tash po na vijnë te dera me nga një shkrepëh e nga një stilograf dhe po na e kërkojnë votën. I kam rromeh edhe i kam sha bile”, thotë për “Lajm” një banor i moshuar i lagjes Dizhon. “Tash iu paska kujtu t’na vizitojn. Deri dje me Gruevskin e tash po shiten patiriota. Mir që nuk ja dhash ka kryt shkrepsen e stilografin”, shton ai derisa i ngatërrohen fjalët nga revolta e madhe.
Para disa ditëve, gazeta Lajm publikoi fotografinë e mbishkrimit të vendosur në derën e një banese në komunën e Çairit, ku shkruante “Ndalohet për BDI-në-STOP za DUI”. Mbishkrime të ngjashme janë vërejtur edhe në dyert e shumë banesave dhe shtëpive tjera. Të gjetur para një situate të tillë, BDI ka ndërruar strategjinë e fushatës “derë më derë” dhe tani kërkojnë “derë të sigurta” vetëm sa për të bë fotografi për në facebook. Qytetarët thonë se paraprakisht shtabi i BDI-së dërgon njerëz në ndonjë familje për të kërkuar leje që të shkojnë te dera e tyre, sa për të bë ndonjë fotografi për në facebook se gjoja po bëjnë fushatë. Numri i familjeve që pranojnë këtë është shumë i vogël.

Molla Sula mbeti me një grup të vogël hoxhallarësh për ta ndihmu BDI-në

Bashkimi Demokratik për Intergim ka filluar të gjunjëzohet para dwështimeve të veta dhe sigurisht faj tejet të madh ka Sulejman Rexhepi i BFI-së që keqpërdor hoxhallarë dhe institucionin e BFI-së për çështje politike vetëm e vetëm që të pastron borxhin që ka ndaj krerëve të BDI-së. Sulejman Rexhepi ka angazhuar struktura të tëra hoxhallarësh në shërbim të BDI-së, por se hoxhallarët as që ia varin veshin Sulejman Rexhepit kur bëhet fjala për partitë politike meqë shumë prej tyre bëjnë aktivitet dhe marrin pjesë nëpër tubime partiake në kampanjën parazgjedhore. Hoxhallarët shihet se ikin nga BDI-ja dhe Sulejman Rexhepi për shkak se këtë parti dhe këtë njeri po i zë mallkimi i popullit dhe sigurisht se strukturat fetare doemos për ta ndryshu gjendjen e popullit po u bashkangjiten partive tjera politike. Sulejman Rexhepi mbeti me një grup të vogël hoxhallarësh dhe sigurisht që BDI po fundoset në këto zgjedhje  bashk me kryehajdutin e BFI-së./fokusi/

Tuesday, November 29, 2016

Molla Sula i BFI-së po ia largon BDI-së simpantizantët!

Sulejman Rexhepi i Bashkësisë Fetare Islame viteve të fundit nuk i ndalte drekat dhe darkat me shefin e BDI-së Ali Ahmetin. Kjo miqësi interesi u vërejt edhe më shumë në prag të zgjedhjeve bënin sefa nëpër lokale antike fshatrave të Dërvenit. Kjo afërsi e madhe si duket po i kushton shumë Ali Ahmetit dhe BDI-së ngase urrejtja është edhe më e madhe me paraqitjen publike të tij me Sulejman Rexhepin. Kreu i BFI-së akuzohet nga teologët si keqpërdorues i detyrës dhe të hyrave publike në këtë isntitucion fetar dhe mbi të gjitha urrejtja ndaj tij është për shkak të ''Bekimit të Nikolla Gruevskit''. Ky realitet u vërejt sot në Kondovë ku Bashkimi Demokratik për Integrim pësoi debakël të pa imagjinueshëm. Sipas raportev nga terreni thuhet se:'' Paraprakisht kuadrot e BDI-së në komunën e Sarajit u përkujdesën të lironin më herët edhe fëmijët nga shkolla për të mbushur sallën ku mbahej takimi i BDI-së, dhe pse njerëzit u ftuan shtëpi më shtëpi, funksionarët e partisë së Ahmetit pësuan fiasko të vërtetë.'' Burime të sigurta brenda kampit të BDI-së kanë njoftuar se kjo që i ka ndodhur sot BDI-së në Kondovë është zhgënjimi më i madh në histori të partisë.'' Gjithashtu raportohet se mezi janë grumbulluar afro 10 persona. ''Mezi se e pritën 8 persona. BDI mori përgjigjen më të mirë se nuk është e dëshiruar në Kondovë, se banorët e Kondovës e dënojnë kriminalitetin dhe amoralitetin e BDI-së. Kondova ia dha sot përgjigjen BDI-së se çfarë do të pësojë më 11 dhjetor. Kondova nuk i duron dot tradhëtarët e shqiptarëve....''- deklarojnë burimet tona gazetareske.

Perkrahje e fuqishme nga Bogovina për PDSH-në (FOTO-LAJM)

Perkrahje e fuqishme nga Bogovina për PDSH-në (FOTO-LAJM)./Ditari.mk/





Kush po rren, reklama e BDI-së apo Artan Grubi? (Video)

Në një nga reklamat e BDI-së, të përgatitur për zgjedhjet e 11 dhjetorit thuhet se në Maqedoni ka 20 mijë shqiptarë të punësuar në administratë.
“Unë dhe 20 mijë administratorë shqiptarë flasim shqip”, thotë mes tjerash vajza simpatike, duke iu drejtuar nga sporteli burrit të moshuar shqiptar dhe duke dashur që këtë ta prezantojë si sukses të BDI-së.
Mirëpo me të dhëna tjera është paraqitur kandidati i BDI-së Artan Grubi. Në fjalimin skandaloz në konventën e BDI-së, ku thirrja e Grubit “UÇK, UÇK” u bojkotua nga salla (askush nuk e kishte të qartë se çka e lidh Grubin me UÇK-në), Grubi mes tjerash ka thënë se BDI ka punësuar 25 mijë administratorë. “Lajm” ka pritur një javë e tepër, duke shpresuar se BDI do të tregohet serioze dhe do të kërkojë falje për njërën gënjeshtër (vajza nga reklama nuk flet kokë më vete, por sipas tekstit të shkruar nga shtabi zgjedhor i BDI-së).
Po të ishte kapur në rrenë para opinionit maqedonas, ndoshta BDI do të ishte paraqitur me reagim. Nëse jo me kërkim falje, së paku me ndonjë sqarim se janë nxjerrë nga “konet(k)sti”, siç u ka ndodhë shpeshherë.

Fjalimi i z. Menduh Thaçit në Veleshtë (VIDEO)

Fjalimi i z. Menduh Thaçit në Veleshtë (VIDEO)./Ditari.mk/ 

Erdoğan: Ku është OKB-ja ndërsa Sirinë e ka kapluar vdekja?

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Stamboll se konsideron se në Siri janë vrarë rreth një milion njerëz, dhe se i gjithë vendi ende është i kapluar nga vdekja, raporton Anadolu Agency (AA).
“Aktualisht flitet për rreth 600.000 viktima, por unë mendoj se në Siri janë vrarë rreth një milion njerëz. Vdekja vazhdon ta kaplojë Sirinë. Vrasjet vazhdojnë dhe nuk merret parasysh nëse vriten fëmijë, gra apo burra. Ku është tani OKB-ja, çfarë bën? Mos ndoshta (OKB) është në Irak? Jo, nuk është. Ishim të durueshëm aq sa ishte e mundur, pastaj u detyruam të futemi në Siri dhe të ndihmojmë Ushtrinë e Lirë Siriane. Pse kemi hyrë? Jo për të prekur territorin e dikujt, vendin e dikujt, por që ky vend ti përkiste atyre që janë pronarët e vërtetë të saj. Pra, ne jemi aty për të mbështetur vendosjen e drejtësisë. Ne u futëm atje vetëm për t’i dhënë fund sundimit të dhunuesit dhe keqbërësit Assad, i cili po mbjell terror në emër të shtetit”, tha Erdoğan.

Monday, November 28, 2016

Ja si duket Çairi i Izet Mexhitit të BDI-së (FOTO-LAJM)

Puna e Komunës së Çairit-BDI-Izet Mexhitit : Bashkë fundosin fatin e Shqiptarëve të Komunës së Çairit por pas 11 Dhjetorit ky popull do ta fundos BDI-në kështu./Ditari.mk/





SULEJMAN REXHEPI I LINDUR PËR TË TRADHËTU, TANI EDHE 28 NËNTORI-N!

Sulejman Rexhepi nuk është rastësisht që gjindet në shënjestër të ktitikave nga populli musliman dhe në veçanti nga shqiptarët që janë pjesë e Komunitetit Mysliman të Maqedonisë, kësaj rradhe kritika ndaj tij po ashpërsohet për shkak të mos respektimit të ditës së pavarsisë së popullit shqiptarë. Ai po kritikohet për faktin se në opinion paraqitet si patriot i madhë, ndërsa në fakt është ky njeri që ‘’drejton’’ këtë institucion nuk respekton këtë festë. Ja çfarë publikon faqja ‘’Të gjithë për çlirimin e BFI-së nga Sulejman Rexhepi’’ duke argumentu edhe me foto: 
‘’Sulejman Rexhepi u shit këtyre viteve se është partiot dhe kombëtar i madh duke bë bile edhe POSTERA në prapavij me flamurin kombëtar! E kaluara e tij dhe aktualja nuk kanë asnjë lidhje me kombin, athdheun dhe fenë! E kaluara e tij dihet fort mirë se ai ishte shumë në lidhje të forta me pushtetin monist dhe një gjë të tilë edhe ai personalisht e pranon në shkrimet e tija kohë më parë të botuara në ''MEMOARE''. Lidhja e tij shpirtërore me shokun TITO ishin në nivele të papërshkruara saqë hoxhallarët ndërkohë kanë vërejtur se ai e donë më shumë TITO-n se sa Muhamedin a.s.
Sulejman Rexhepi për t'i kontribu komunizmit dhe sistemit komunist ai ka bërë shkrime të tilla ku ka ftuar për vëllazërim-bashkim. Tema të tilla ka mbajtur edhe në seminare të Bashkësisë Islame në të kaluarën të cilin teks bile e ka publikuar në TAKVIMIN e vitit 1987 ( të cilin tekst do keni mundësi ta shihni më posht përmes publikimit të fotos)! Paramendoni këtë zemër komunisti që ka në shpirt shokun TITO të del SOT dhe të na shet kopalla patriotike.
28 Nëntori është dita e flamurit dhe pavarësisë së popullit shqiptar dhe kur mbarë shqiptaria kremtojn këtë festë, Mulla Sula është duke punuar dhe nuk i han palla për '' Ditën e flamurit''. Sulejman Rexhepi sa i pa ndershëm që është me flamurin dhe institucionin fetar tregon sot kjo fotografi nga BFI ku nëpunësit dhe muftijte bëjnë CHEKIN! Mulla Sula dhe Flamuri kombëtar dy gjëra që asnjëherë nuk mund të jenë bashk sot e NJË MIJË VJET! Sula ishte dhe mbetet komunist, ndërsa flamuri kombëtar një element që kurrë nuk shuhet nga zemrat tona dhe mbi të gjitha japim jetën për të.
Sulo nuk është patriotizëm vetëm të bësh foto me flamur, por ta respektosh e të punosh...Krejt bota e di se ti ke respektu dhe ke punu për një flamur tjetër, atë të jugosllavisë, bile e dimë që ti ke vendos të festosh nesër, 29 nëntorin!’’/fokusinews/

Tubim i PDSH-së në Çegran (VIDEO E PLOTË)

Tubim i PDSH-së në Çegran (VIDEO E PLOTË)./Ditari.mk/

Nëna e Arben Rexhajt: Më mir që m’u vra djali në Kumanovë, se të mbetej tradhtar si Ahmeti (Video)

Në familjen Rexhaj në Ferizaj 28 Nëntoret nuk kalojnë më në atmosferë festive. Që kur u vra djali i tyre, Arben Rexhaj më 9 maj të vitit të kaluar, 28 nëntoret në këtë familje pritet ne lot dhe me mall për djalin e rënë në tradhti, siç shprehen ata.
Ekipi i LajmTv ka vizituar familjen Rexhaj këtë nëntor, për të marrë mendimin e familjarëve lidhur me vendimin e presidentit të Kosovës hashim Thaçi, për të dekoruar shumë fytyra publike dhe jopublike në Maqedoni. Ky akt i Thaçit ka ngjallë sërish dhimbje te familjarët, e madje i ka dyfishuar. Posaçërisht i prekshëm është rrëfimi i nënës së Arbenit, Zoje Rexhaj.
“Për Ali Ahmetin mos të flasim. I ka pasur edhe kolegë e shokë ata që i tradhtoi. Ndoshta djalin tim nuk e ka njohur, mirëpo shumë prej tyre i ka njohur dhe në fund u bëri kurthin më të keq. Vetëm për një send jam krenare. Më mirë që djali im ra dëshmor, se të kish mbetur gjallë tradhtar i kombit dhe tradhtar i grupit”, thotë ajo për LajmTV.
Kronikën e plotë dhe intervistat me babain, nënën dhe bashkëshorten e Arben Rexhajt, do t’i publikojmë sot pas orë 18 në www.lajmpress.com dhe në www.lajm.tv.

Sunday, November 27, 2016

Plas gallata në rrjetet sociale me 24 karatshin dhe sahatxhiun ROLEX

Gjatë këtyre ditëve pjesë e talljeve nëpër rrjetet sociale ishin mjaft funksionarë të BDI-së filluar nga Ali Ahmetin, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, Izet Mexhiti, Artan Grubi etj. Por, karikaturave nuk pati mundësi t'u shpëton as Sulejman Rexhepi i BFI-së, ku ky i fundit pos që takohet me krerët e BDI-së nëpër zyra kinse bashkëpunojnë, këta persona nuk ndahen as në kohën e lirë bile duke bërë sefa çajtoreve. Funksionarët e BDI-së dhe Sulejman Rexhepi shoqërohen vazhdimisht me qëllim të bindin popullin se janë struktura kombëtare dhe atdhetarë të mëdhej. Ja kjo foto ju flet për 24 Karatshin e BDI-së dhe Sahatxhiun ROLEX të BFI-së se këta nuk kanë asnjë vlerë pos vlera të shkatërrimit dhe shitjes së interesave kombëtare. Se pse në rrjetet social janë bërë pjesë e shakave publike flasin shumë fakte duke u nisur nga BIFTEK Partia dhe deri tek bekuesi i Gruevskit bartë orë Rolex 35.000 euro, ndërsa paratë e muslimanëve që i kanë dorëzuar për vërshimet në Hasabeg akoma nuk i ka ndarë tk të përmbyturit!

Stupcat tallen me Grubin, shperthejne rrjetet sociale (VIDEO)

Kjo video po qarkullon ne rrjetet sociale ne facebook, ku eshte montuar pjese nga fjalimi i kandidatit te BDI, Artan Grubi me Stupcat. Kjo video ne fcb ka pushtuar rrjetet sociale. 

(Kjo eshte rubrika thashetheme ne INA ku perdoret sarkazma dhe humori)

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Çegrani! (FOTO-LAJM).

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Çegrani! (FOTO-LAJM)./Ditari.mk/ 





Edhe në Çair shqyhen posterët e BDI-së (Foto)

Mëngjesin e këtij 28 Nëntori të madh, është vërejtur një revoltë e madhe në pjesën shqiptare të Shkupit. Dita në komunën Çair ka gdhirë me shumë postere të shqyera të kandidatëve të BDI-së, partnerëve besnikë të VMRO-së. Shqiptarët e kësaj komune në këtë mënyrë si duket po paralajmërojnë dënim të fuqishëm më 11 dhjetor për ata që komunën Çair, e cila më herët ishte pjesa më elitare e e Shkupit, e shndërruan në një geto dhe sinonim të kaosit urban. /Lajmpress/ 

Saturday, November 26, 2016

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Dobërdolli! (FOTO-LAJM)

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Dobërdolli! (FOTO-LAJM)