Sulejman Rexhepi i
Bashkësisë Fetare Islame viteve të fundit nuk i ndalte drekat dhe darkat me
shefin e BDI-së Ali Ahmetin. Kjo miqësi interesi u vërejt edhe më shumë në prag
të zgjedhjeve bënin sefa nëpër lokale antike fshatrave të Dërvenit. Kjo afërsi e
madhe si duket po i kushton shumë Ali Ahmetit dhe BDI-së ngase urrejtja është
edhe më e madhe me paraqitjen publike të tij me Sulejman Rexhepin. Kreu i
BFI-së akuzohet nga teologët si keqpërdorues i detyrës dhe të hyrave publike në
këtë isntitucion fetar dhe mbi të gjitha urrejtja ndaj tij është për shkak të
''Bekimit të Nikolla Gruevskit''. Ky realitet u vërejt sot në Kondovë ku
Bashkimi Demokratik për Integrim pësoi debakël të pa imagjinueshëm. Sipas
raportev nga terreni thuhet se:'' Paraprakisht kuadrot e BDI-së në komunën e
Sarajit u përkujdesën të lironin më herët edhe fëmijët nga shkolla për të
mbushur sallën ku mbahej takimi i BDI-së, dhe pse njerëzit u ftuan shtëpi më
shtëpi, funksionarët e partisë së Ahmetit pësuan fiasko të vërtetë.'' Burime të
sigurta brenda kampit të BDI-së kanë njoftuar se kjo që i ka ndodhur sot BDI-së
në Kondovë është zhgënjimi më i madh në histori të partisë.'' Gjithashtu
raportohet se mezi janë grumbulluar afro 10 persona. ''Mezi se e pritën 8
persona. BDI mori përgjigjen më të mirë se nuk është e dëshiruar në Kondovë, se
banorët e Kondovës e dënojnë kriminalitetin dhe amoralitetin e BDI-së. Kondova
ia dha sot përgjigjen BDI-së se çfarë do të pësojë më 11 dhjetor. Kondova nuk i
duron dot tradhëtarët e shqiptarëve....''- deklarojnë burimet tona gazetareske.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment