Në familjen Rexhaj në Ferizaj 28 Nëntoret nuk kalojnë më në atmosferë festive. Që kur u vra djali i tyre, Arben Rexhaj më 9 maj të vitit të kaluar, 28 nëntoret në këtë familje pritet ne lot dhe me mall për djalin e rënë në tradhti, siç shprehen ata.
Ekipi i LajmTv ka vizituar familjen Rexhaj këtë nëntor, për të marrë mendimin e familjarëve lidhur me vendimin e presidentit të Kosovës hashim Thaçi, për të dekoruar shumë fytyra publike dhe jopublike në Maqedoni. Ky akt i Thaçit ka ngjallë sërish dhimbje te familjarët, e madje i ka dyfishuar. Posaçërisht i prekshëm është rrëfimi i nënës së Arbenit, Zoje Rexhaj.
“Për Ali Ahmetin mos të flasim. I ka pasur edhe kolegë e shokë ata që i tradhtoi. Ndoshta djalin tim nuk e ka njohur, mirëpo shumë prej tyre i ka njohur dhe në fund u bëri kurthin më të keq. Vetëm për një send jam krenare. Më mirë që djali im ra dëshmor, se të kish mbetur gjallë tradhtar i kombit dhe tradhtar i grupit”, thotë ajo për LajmTV.

Kronikën e plotë dhe intervistat me babain, nënën dhe bashkëshorten e Arben Rexhajt, do t’i publikojmë sot pas orë 18 në www.lajmpress.com dhe në www.lajm.tv.
Comments
Post a Comment