Skip to main content

Kush po rren, reklama e BDI-së apo Artan Grubi? (Video)

Në një nga reklamat e BDI-së, të përgatitur për zgjedhjet e 11 dhjetorit thuhet se në Maqedoni ka 20 mijë shqiptarë të punësuar në administratë.
“Unë dhe 20 mijë administratorë shqiptarë flasim shqip”, thotë mes tjerash vajza simpatike, duke iu drejtuar nga sporteli burrit të moshuar shqiptar dhe duke dashur që këtë ta prezantojë si sukses të BDI-së.
Mirëpo me të dhëna tjera është paraqitur kandidati i BDI-së Artan Grubi. Në fjalimin skandaloz në konventën e BDI-së, ku thirrja e Grubit “UÇK, UÇK” u bojkotua nga salla (askush nuk e kishte të qartë se çka e lidh Grubin me UÇK-në), Grubi mes tjerash ka thënë se BDI ka punësuar 25 mijë administratorë. “Lajm” ka pritur një javë e tepër, duke shpresuar se BDI do të tregohet serioze dhe do të kërkojë falje për njërën gënjeshtër (vajza nga reklama nuk flet kokë më vete, por sipas tekstit të shkruar nga shtabi zgjedhor i BDI-së).
Po të ishte kapur në rrenë para opinionit maqedonas, ndoshta BDI do të ishte paraqitur me reagim. Nëse jo me kërkim falje, së paku me ndonjë sqarim se janë nxjerrë nga “konet(k)sti”, siç u ka ndodhë shpeshherë.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/