STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Stamboll se konsideron se në Siri janë vrarë rreth një milion njerëz, dhe se i gjithë vendi ende është i kapluar nga vdekja, raporton Anadolu Agency (AA). “Aktualisht flitet për rreth 600.000 viktima, por unë mendoj se në Siri janë vrarë rreth një milion njerëz. Vdekja vazhdon ta kaplojë Sirinë. Vrasjet vazhdojnë dhe nuk merret parasysh nëse vriten fëmijë, gra apo burra. Ku është tani OKB-ja, çfarë bën? Mos ndoshta (OKB) është në Irak? Jo, nuk është. Ishim të durueshëm aq sa ishte e mundur, pastaj u detyruam të futemi në Siri dhe të ndihmojmë Ushtrinë e Lirë Siriane. Pse kemi hyrë? Jo për të prekur territorin e dikujt, vendin e dikujt, por që ky vend ti përkiste atyre që janë pronarët e vërtetë të saj. Pra, ne jemi aty për të mbështetur vendosjen e drejtësisë. Ne u futëm atje vetëm për t’i dhënë fund sundimit të dhunuesit dhe keqbërësit Assad, i cili po mbjell terror në emër të shtetit”, tha Erdoğan.