Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, përmes rrjetit social “Twitter”, ka porositur edhe njëherë liderët e partive politike që nesër së bashku me eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan të arrijnë vendimin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së diskutuan për situatën. Partitë duhet të gjejnë një zgjidhje; nesër është shansi i fundit me eurodeputetët Vajgl, Kukan dhe Hovit”, ka shkruar Oravi.
Comments
Post a Comment