Skip to main content

ME SHKAS: SI THOSHTE GOMARI TEKSA PO I SHKONTE FLAKË BISHTI?

Një i pamend, përmes një portali identik si TV Siteli dhe përmes një redakture identike si të Llatasit (shqiptarët tashmë e kanë Sitelin dhe Llatasin e vet i cili i reketon të gjithë ata funksionarë që nuk i lëshojnë para!) mundohet që, përmes metodës së shpifjes, sado pak ta dëmtojë imazhin e mrekullueshëm dhe të padëmtueshëm të Nismës për Reforma në BFI
Këto ditë, sërish Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të reisul ulemasë, përdori arsenalin e tij tashmë me fishekë e predha qorre, me mina e kaçatorre plastike, me gjyetarë derrash të egër e me udbashë që shiten për të devotshëm, vetëm e vetëm ta tremb Nismën për reforma në BFI. Shkas u bë vizita shumë e ngrohtë dhe vëllazërore e prijësve të kësaj Nisme që ia bënë banorëve të Lagjes së Trimave ku u pritën po aq ngrohtë dhe po aq vëllazërisht. Nisma kritokohet se çka kërkon në këtë Lagje dhe pse kaq vonë! Natyrisht, anëtarët e Nismës janë qytetarë të lirë për të lëvizur anëkënd botës, veç kësaj, kanë edhe misionin e shenjtë: t’i demaskojnë tradhëtarët, udbashët dhe t’i zënë hajnat, jo me kurthe të derrave të egër por, thjesht, duke mbledhur informacion. Nisma ka informata të sakta se sa para janë mbledhur si në vend ashtu edhe në diasporë, dhe se sa u janë dhënë banorëve të kësaj Lagje nga ana e Sulejman Rexhepit, i cili ua jepte ne pliko te mbyllur, secilit ne dore, kesh!!! Çrar nuk u bë në emër të humanitetit. Udhëheqësit e Nismës ishin atje për t’i pyetur banorët e kësaj Lagje se si ndjehen pas një viti pas deklaratës së Sulejman Rexhepit i cili pat nënvizuar se “kjo vepër është e grupeve kriminele dhe terroriste”, deklaratë kjo që plotësisht përputhej me konstatimin e policies maqedonase për trimat e kombit tonë, deklaratë kjo që për hatër të policies maqedonase, në shenjë lojaliteti, u publikua nga ana e ish-shefit të kabinetit të Sulejman Rexhepit. Dhe, përmes një portali identik si TV Siteli dhe përmes një redakture identike si të Llatasit (shqiptarët tashmë e kanë Sitelin dhe Llatasin e vet i cili i reketon të gjithë ata funksionarë që nuk i lëshojnë para!) mundohet që, përmes metodës së shpifjes, sado pak ta dëmtojë imazhin e mrekullueshëm dhe të padëmtueshëm të Nismës për Reforma në BFI. Dikush, “një anonimus”, i pashkësh dërguar letër me shumë pyetje për personalitetet e respektueshme të NISMËS! Ky anonimusi mund të ngel anonimus vetëm në sferën e gazetarisë dhe të publicistikës, nga e cila botë vazhdimisht e kanë dëbuar si hajn të foto aparateve dhe të diktafonave, kurse për ne të Nismës është një mizë e bezdishme e kalit që rri mu në atë vend! Çuditërisht, naivi, duke folur me gojën e Sulejman Rexhepit të padirigjuar nga qendra e mekanizmit të të folmes, shtron pyetje se, si mund të shkojnë në Lagjen e Trimave “ata që në emër të reformave synojnë rrënimin e institucioneve të rëndësishme publike.” Reformat nuk shkatërrojnë asgjë, reformat vetëm sa reformojnë, në fakt, vetëm sa hapin terrenin për lulëzimin e jetës në atë fushë e cila është përplotë me therra gomari e me bajga. Reforma nis, për shembull në BFI, me largimin e kriminelëve, me largimin e gjuajtësve të derrave e që mishin ua përdorin për meze, me largimin e atyreve që tërë ditën e kalojnë duke i mbushur e zbrazur shanzherat me plumba, me largimine atyreve që tërë ditës planifikojnë vjedhje në arkën e BFI-së, me largimin e atyreve që ardhjen në punë në BFI e motivojnë me mundësinë ditore për të vjedhur fitra e zeqate. Reformat fillojnë me konfiskimin e tërë asaj pasurie të ngritur me zhvatjen e parave në kacën e BFI-së e që nuk mund të justifikohen me asnjë fakturë të mundshme. Reforma fillon duke e çliruar BFI-në nga pijandurët e fëlliqtë si dhe nga kodoshët, nga bashkëpunëtorët e policisë dhe nga instaluesit e mikrofonave si dhe të GPRS nëpër makina të kundërshtarëve, si zbatues të urdhërave të policisë. Reformat në BFI nisin duke e pastruar këtë Institucion nga vjedhësit e haxhit, nga vjedhësit e kurbanëve, nga shkelësit e lëkurave të kurbanëve si amanet i myslimanëve të vendit, duke e pastruar nga nepotizmi, nga korrupsioni, nga sahatet ROLEX, nga përgjusit e ulët që bisedat e përgjuara të ndërkombëtarëve i dorëzojnë tek punëdhënësit e tyre, tek policët, nga largimi i atij që gënjen dhe keqpërdor emrin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nga ata që gënjejnë mbarë opinionin me patriotizëm, kurse ditë e nat shifen ka hanë, pinë dhe bashkpunojnë me më të fëlliqurit e vedit. Fare në fund, reforma nis duke e dekriminalizuar dhe duke e deudbashizuar BFI-në dhe paralelisht, duke i profesionalizuar të gjitha sektoret, njësitë, organet dhe asociacionet e këtij Institucioni të vetëm fetar islam, duke e bërë të denjë për myslimanët e vërtetë dhe jo për pijanecë e gjyetarë të derrave të egër. Kjo reformë do të ndodhë shumë shpejt, deshti gjyetari i derrave të egër apo jo! Le të zgjohet nga ëndërra e gomarit dhe mos ta lusë Zotin ta bëjë ëndërr deri sa i shkon bishti flakë! Ndërsa për akuzat e pabaza, së shpejt “gazda” i Zhurnalit do të përballet në gjyq me bartësit e Nismës dhe aty do të dëshmojë ky “gazdë” me dokumente e me argumente për të gjitha ato shpifje që i ka shprehur dhe publikuar kundër tyre. Do ta deponojë edhe atë letër “anonime” dhe do të tregojë se nga e mori atë guxim për ta botuar “letrën anonime” nëse jo prej parave të fitrave e zeqateve! Kjo para është e fukarave, është e atyreve që me lot nga gëzimi i agjërimit të Ramazanit e kanë dorëzuar për zhvillimin e jetës fetare islame dhe jo për propagandë të rrejshme të Sulejman Rexhepit. Kjo para e keqpërdorur të vret shumë rënd. “Gazda” dhe derrat e tij në gjyq do t’i formulojnë dhe do t’i shtrojnë pyetjet më mirë për sa i përket makinave, banesave, dyqaneve të Nismës! Në gjyq do të dëshmohen të gjitha akuzat. Ndërsa reformat, si një refleks i revolucioneve, sado sipërfaqësore qofshin ato, janë aktivitete për të mirën e popullatës, për vjeljen e sa më shumë sukseseve në të gjitha sferat e jetës. Kush nuk e do këtë të mirë, atëherë, le të shoqërohet me derra të egër. Në BFI nuk do ta ketë vendin!

Sektori për informim pranë
NISMËS PËR REFORMA NË BFI E RM

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/