Translate

Monday, February 15, 2016

Në Gjykatë paraqitet i dyshuari i Çairit

Në këto momente në Gjykatën themelore Shkupi 1 është paraqitur I.G i dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Çairit. Ai është marrë në pyetje nga Gjykatësi ndërsa për momentin është duke pritur jashtë gjykatës vendimin, nëse do të lihet i lirë ose do t’i caktohet masa e paraburgimit ashtu edhe siç kishte kërkuar Prokuroria Speciale.
Përpos tij në Gjykatë pritet edhe ardhja e ish ministres Gordana Jankullovska dhe  ish sekretarit i përgjithshëm i Qeverisë, Kirill Bozhinovski./ina

0 comments :

Post a Comment