Translate

Monday, February 15, 2016

Mos njollosni Lagjën e Trimave

Zhurnal.mk po njollos Lagjën e Trimave, duke publikuar kinse një lajm lidhur me një vizitë që iu bë nga një grup i hoxhallarëve për Reforma në BFI - NISMA, ata pa fije turpi shpifen nikoqirët! Parashtrohet pyetja: Në dobi të kuj është njollosja e banorëve të Lagjës së Trimave!? Nuk ka dyshim se në dobi të atyre që më së shumti i kan hak kësaj lagje!
Nga banorët e Lagjës së Trimave vijnë reagimet e para, ata madje thonë se kjo shpifje kundër Lagjës së Trimave dhe hoxhallarëve të Nismës për Reforma në BFI, ndoshta është si rezultat i asaj se këta të fundit, janë të parët që publikisht apeluan të ndihmohen materialisht edhe familjët e dëshmorëve si dhe familjarët e të burgosurve!

E vërteta është se Nisma është mirpritur dhe shoqëruar nga banorë të lagjës së Trimave për gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur vizita dhe e gjithë ngjarja ka qenë e xhiruar nga kamera televizive. Sëkëndejmi, gënjeshtrat e Zhurnalit rezultojnë të jen thjesht të paguara nga persona të dyshimtë që u pengon veprimtaria e Nismës për Reforma në BFI!  

0 comments :

Post a Comment