Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dy partitë në pushtet VMRO-DPMNE po luajnë në kartën e nxitjes së tensioneve ndëretnike, njofton agjencia e lajmeve INA.
Të frikësuar nga humbja e zgjedhjeve për shkak të aferave korruptive dhe kriminale pushteti ka inrskenuar skenarë për manipulimin e opinionit, me vepra që provokojnë ndenjat e qytetarëve të përkatësive të ndryshme në Maqedoni.
Një OJQ e afërt me partinë maqedonasve në pushtet, në një lagje të përzier me shqiptar dhe maqedonas, vendosi bazamentin e një kryq tjetër gjigant të çeliktë me gjatësi mbi 50 metra.
Në anën tjetër, partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur një Shqiponjë prej metali në rreth-rrotullimin që ndanë Çairin dhe Butelin.
Analisti dhe publicisti, Emin Azemi thotë se kjo është një strategji social-psikologjike që ka funksionu mirë në shoqëritë e përziera, ku politika e përçarjes është më e fuqishme se ideja civile për jetesë të përbashkët.
”Në Butel u shkulën penjtë e kohezionit të brendshëm qytetar, kurse ata që pretendojnë se kanë ‘’mbjellur’’ një kryq në fakt realizuan një teatër absurd me aktorë të huazuar nga kisha. Regjia politike bëri që kryqi të zhveshet nga funksioni sakral që ka, sepse rrëfimi i mëkateve në Maqedoni ka kohë që mungon , kurse feja vazhdon të (keq)përdoret nga politika si kompenzim i mosgjetjes së ofertave adekuate për qytetarët e etnive e feve të ndryshme”, shprehet Azemi.
Nga Organizata për Bashkëpunim dhe Integrime Evropiane (OBRIE), thonë pwr agjencinë INA, se qytetarët e Maqedonisë janë të interesuar për vende të reja pune dhe mirëqenie, o jo për vepra apo momunente që nuk ndryshojnë mjerim ekonomik në vend.
“Sikur Shqiponja, edhe kryqi i ri ka potenciale që të shkaktojë tensione etnike dhe fetare në Maqedoni, e cila ka një numër të madh të komunitetit mysliman shqiptar. Ky skenar filloi me rastin Monstra, Kumanovën dhe pastaj vijoi me Shqiponjën dhe kryqin gjigant. Pushteti i cili ka humbur rrugën e demokracisë dhe integrimeve evropiane, nuk po zgjedh mënyra për ta mbuluar kriminalitetin dhe korrupsionin”, vlerëson OBRIE.
Ndërkaq, Peshkopi Pimen i Kishës Ortodokse Maqedonase ka drejtuar akuza se shqiponjat dhe kryqet po vendosen tek ne për të filluar gjakderdhjet dhe marrëzitë.
“Derisa në botë, monumentet përkujtimore vendosen si simbole për ti dhënë fund gjakderdhjeve, tek ne shqiponjat dhe kryqet vendosen për të filluar marrëzitë”, është shprehur Pimen, duke dënuar tentimet për të acaruar ndjenjat fetare dhe për të nxitur urrejtje midis qytetarëve. (INA)
Comments
Post a Comment