Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me raundin e bisedimeve në Bruksel, të zhvilluar pa pjesëmarrje të përfaqësuesve shqiptarë. "Mungesa e përfaqësuesve shqiptarë në bisedimet në Bruksel është edhe një tregues se cili është perceptimi i maqedonasve për shtetin. Ata vazhdojnë të besojnë se për të ardhmen e shtetit duhet të merren vesh vetëm partitë maqedonase mes vete, sepse partitë shqiptare i konsiderojnë vetëm vagonë, që herë i merr njëra e herë lokomotiva tjetër. Akoma më shqetësues është fakti se një perceptim të këtillë për shtetin, falë këtyre shqiptarëve servilë e puthadorë, tash paska krijuar edhe Brukseli zyrtar, i cili nuk e ka parë të udhës t’i ftojë edhe shqiptarët në këtë dialog", thuhet në kumtesën nga Lëvizja BESA. Megjithëse, siç thuhet në kumtesë, "ky është lajm i hidhur për të ardhmen e një vendi që pretendon të jetë anëtar i BE-së, aq më shumë shqetëson fakti që 'tematikët' e BDI-së, të cilët dështimet e veta i fshehin përmes pranisë në tubimet e
Gjithmonë me kohën dhe të saktë