Jemeni është në qendër të një lufte në mes të fuqive rajonale, Iranit dhe Arabisë Saudite. Kjo po shërben si burim i frikës për një luftë më të gjërë në mes të sunitëve dhe shiitëve. Ndikimi i kësaj lufte shkon përtej kufijve të saj.
Konflikti në Jemen është një tregim me dy pjesëmarrës
Vendi i ka praktikisht dy liderë, ish presidentin Ali Abdullah Saleh që është shiia, i zëvendësuar nga ish zëvendësi i tij, Abdu Rabbu Mansour Hadi që është sunit, zëvendësim ky që u bë gjatë pranverës arabe.
Jemeni ka dy rajone, Jemenin verior dhe atë jugor, të cilat u bashkuan në vitin 1990 derisa Saleh ishte president.
Vendi ka gjithashtu dy kryeqytete, Sanaa në veri dhe Aden në jug, si dhe ka dy degë të Islamit (65 % e popullatës myslimane që përbëjnë 95 % të vendit, janë suni, ndërsa 35 % janë shiia).
Ky shtet i ka dy grupe ekstremiste, Huthit që janë rebelë shiit dhe që e morrën veriun nën kontroll duke e detyruar presidentin Hadi që të largohet. Të njëjtit janë tani duke lëvizur në drejtim të Adenit.
Al Kaida sunite, në anën tjetër është grupi militant më aktiv që kontrollon pjesë të mëdha të veriut dhe pjesës qëndrore të Jemenit, derisa lufton kundër qeverisë, Arabisë Saudite, Huthit, separatistëve jugor dhe përfundimisht kundër SHBA-ve.
Jemeni ka gjithashtu dy përkrahës rajonal. Irani e përkrah Huthin, materialisht dhe ushtarakisht; Arabia Saudite e përkrah qeverinë e udhëhequr nga Hadi, ndërsa nga 25 marsi po udhëheqë sulmet ajrore të 10 vendeve kundër rebelëve Huthi, duke e detyruar Teheranin që ta dënojë intervenimin.
Solidariteti sunit
Të gjitha shtetet që janë pjesë e koalicionit që po e realizon fushatën ajrore kundër rebelëve shiit, Huthi, janë shtete sunite.
Të gjitha shtetet që janë pjesë e koalicionit që po e realizon fushatën ajrore kundër rebelëve shiit, Huthi, janë shtete sunite.
Pjesë e tij, janë kryesisht vendet e Gjirit arab, por edhe vende si Egjipti, Sudani, Pakistani, Turqia.
Çmimet e naftës
Lufta në Jemen ka ndikuar pak në çmimet e naftës, pasi siç ka vlerësuar edhe Goldman Sachs, ky konflikt do të ketë pak ndikim në furnizimet globale të naftës.
Lufta në Jemen ka ndikuar pak në çmimet e naftës, pasi siç ka vlerësuar edhe Goldman Sachs, ky konflikt do të ketë pak ndikim në furnizimet globale të naftës.
Arabia Saudite është figura qëndrore në rënien e çmimeve të naftës që filloi në vitin 2014. Ndërsa Irani, vlerëson se rënia e çmimeve të naftës është rezultat i konspiracioneve saudite dhe amerikane kundër Teheranit, të hyrat nga nafta të së cilës janë goditur rëndë nga sanksionet perëndimore.
Rusia
Moska e cila përfiton më së shumti kur çmimet e naftës ngriten, është duke u munduar shumë që të luajë rolin e paqebërësit, prejse kanë nisur sulmet ajrore kundër Huthit në Jemen.
Presidenti rus, Vladimir Putin, deri më tash ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, presidentin iranian, Hassan Rohani, ndërsa mediat iraniane e interpretuan bisedën e dy liderëve si kërkesë ndaj Arabisë Saudite që të ndalojë intervenimin.
Turqia
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili do ta vizitojë Teheranin në muajin prill, ka qenë kritik i ashpër ndaj rolit të Teheranit në Jemen.
Ditë më parë, Erdogan përpos që i ka përkrahur sulmet ajrore në Jemen, ka thënë se është i gatshëm edhe të ofrojë përkrahje logjistike, varësisht nga situata.
Iraku
Iraku është në gjendje më të vështirë, pasi varet nga milicitë e përkrahura nga Irani që të rimarrë kontrollin mbi territoret e okupuara nga Shteti Islamik, por edhe nga sulmet ajrore amerikane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
SHBA-të janë të përfshira në disa konflikte, që janë ose kundër grupeve të përkrahura nga Irani, apo pro tyre.
SHBA-të janë të përfshira në disa konflikte, që janë ose kundër grupeve të përkrahura nga Irani, apo pro tyre.
Në Irak, SHBA-të po luftojnë përkrah Iranit kundër militantëve të Shtetit Islamik, derisa në Siri është duke i armatosur disa grupe që po luftojnë kundër regjimit të Bashar al Assadit, që përkrahet nga Irani dhe Rusia.
Ndërsa tani, SHBA-të janë duke i përkrahur sulmet ajrore të sauditëve në Jemen, kundër grupit shiit që e ka përkrahjen e Teheranit.
Të gjitha këto, po ndodhin në një kohë kur Uashingtoni shpreson për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të kësaj të fundit.
Comments
Post a Comment