Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me raundin e bisedimeve në Bruksel, të zhvilluar pa pjesëmarrje të përfaqësuesve shqiptarë.
"Mungesa e përfaqësuesve shqiptarë në bisedimet në Bruksel është edhe një tregues se cili është perceptimi i maqedonasve për shtetin. Ata vazhdojnë të besojnë se për të ardhmen e shtetit duhet të merren vesh vetëm partitë maqedonase mes vete, sepse partitë shqiptare i konsiderojnë vetëm vagonë, që herë i merr njëra e herë lokomotiva tjetër. Akoma më shqetësues është fakti se një perceptim të këtillë për shtetin, falë këtyre shqiptarëve servilë e puthadorë, tash paska krijuar edhe Brukseli zyrtar, i cili nuk e ka parë të udhës t’i ftojë edhe shqiptarët në këtë dialog", thuhet në kumtesën nga Lëvizja BESA.
Megjithëse, siç thuhet në kumtesë, "ky është lajm i hidhur për të ardhmen e një vendi që pretendon të jetë anëtar i BE-së, aq më shumë shqetëson fakti që 'tematikët' e BDI-së, të cilët dështimet e veta i fshehin përmes pranisë në tubimet e tyre të ndonjë ndërkombëtari (të cilëve nuk u bën përshtypje ky injorim), sillen si dhelpra e zënë në kotec të pulave, pa pasur guxim ta shqiptojnë zëshëm pyetjen se pse ata nuk përfillen dhe injorohen nga këto takime ose, aq më pak, të thonë se shqiptarët nuk i njohin vendimet që mund të merren në tavolinën e bisedimeve VMRO-LSDM në Bruksel pa praninë e shqiptarëve".
"Duke u nisur nga kjo gjendje, Lëvizja BESA konstaton se ndërkombëtarët, maqedonasit, por edhe subjektet shqiptare, që ende nuk e dinë saktë rolin e tyre aty ku janë, duhet ta dinë se pa shqiptarët kjo krizë nuk përfundon. Madje, pa shqiptarët ajo zgjidhje duket edhe më pa e pashpresë. Prandaj BESA konsideron se, nëse shqiptarët edhe kësaj radhe anashkalohen, kjo vetëm e ndihmon thellimin e krizës dhe ia shton gjasat vazhdimit të letargjisë në Maqedoni", thuhet mëtej në kumtesë.
Për Lëvizjen BESA, shtohet mëtej në kumtesë, këto vendime janë jolegjitime, monoetnike, aspak shtetërore, dhe, rrjedhimisht, antishqiptare, andaj ne – ashtu siç jemi deklaruar tashmë – në çastin kur do ta kemi mandatin politik të shqiptarëve, do ta ridefinojmë secilin vendim të këtillë që është marrë pa vullnetin e kombit shqiptar në Maqedoni.
"Siç është i informuar publiku vendor dhe ndërkombëtar, Lëvizja BESA tashmë ka ofruar platformën e saj për dalje nga kriza. Andaj nëse BDI-ja, që është e zënë me sajgitë e 'diskutimet për çështje madhore', nuk ka asnjë ide se çka të bëjë e si të sillet, ne jemi këtu që falas t’ia ofrojmë Platformën e së ardhmes 'RIDEFINIMI', sepse gjithçka shpie në argumentin se koha është për RIDEFINIM", thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Comments
Post a Comment