Institutet, shoqatat, individ të ndryshëm muaj me rradhë po tallen me BFI-në meqë një mundësi të tillë ua ka dhënë Sulejman Rexhepi, i cili tani është shndërruar në makinë prerje parash për të shpëtuar fytyrën e tij mashtruese dhe keqpërdoruese. BFI është në mjerimin më të madh aktual, kur Sulejman Rexhepi për interese të tija personale dhe për të “autoritetin” e tij është duke blerë mirëjohje dhe dekorata. Në esencë gjithnjë institucionet me peshë ndajnë mirënjohje dhe se nuk marrin mirënjohje nga individ, fakultete, institute private dhe shoqata. Ky veprim i Molla Sulës flet për vetëdijen që i mungon dhe me të cilën po nënvlerëson rolin dhe peshën e BFI-së. Vetëdije kjo e cila jo vetëm kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi që i mungon por edhe strukturave tjera të BFI-së. E gjithë kjo ka shqetësuar opinionin meqë të gjithë po habiten se si është e mundur të gënjen hoxha, udhëheqësi i fesë, në fakt si mundet që të keqpërdor postin, detyrën dhe paratë e mulsimanëve. Skandalet nuk kanë
Gjithmonë me kohën dhe të saktë