Skip to main content

OPINION: A po divorcohet Mulla Sula nga Zajevi

Edhe Sulejman Rexhepi, por edhe Zeglul Rexhepi duhet të dijnë fort mirë se politikë nuk mund të zhvillohet përmes injorantëve e bixhozxhinjve të kalibrit të Avni Rexhepi i njohur anë e mbanë Dërvenit si mik i ngushtë i Zeglulit dhe si truproje sezonale e Mulla Sulës. Një nga komentet ishte: “Lidhi zagjarët o Mulla Sulë”

Shkruan Zeqie Veseli

Sot, në disa portale të kontrolluar nga Sulejman Rexhepi, u botua një shkrim me titull “
ʺTendencat e kriminalizimit partiak të LSDM-sëʺ me autor Avi Rexhepin? Kush është ky farë autori totalisht anonim në shkrimet shqipe? Çka në të vërtetë përcjell në opinion dalja e tij simbolike dhe, çka po synohet përmes këtij shkrimi ?
Shkrimi është i një kalemxhiu shumë të fortë që do ta nderonte çdo intelektual që do ta nënshkruante atë. Por, ja që e paska nënshkruar Avni Rexhepi! Ky autor, për dijeninë e lexuesve që nuk kanë mundësinë të lexojnë komentet e shqiptarëve që e përcollën këtë shkrim, është në fakt truproje e Mulla Sulës, është mik i kafeve të djalit të Mulla Sulës, inspektorit Zeglul Rexhepit, dhe është, në fakt, një analfabet total që nuk di të lexojë e lëre më të shkruajë.
Avni Rexhepi në fakt është viktimë e luarjes bisht të Sulejman Rexhepit. Tashmë është momenti që të ndahet shapi prej sheqerit. Ose me BDI-në ose me LSDM-në, e cila madje sapo e instaloi ministrin e vet në Ministrinë për Punë të Brendshme, menjëherë, ditën e dytë, urdhëroi që t’i sigurohen truproje profesionistësh nga Drejtoria e 6.
Sipas të gjitha gjasave, arsyet e këtij rreblimi të familjes Rexhepi janë dy! E para, mbase për shkak se Zajev ia ka dhënë përgjimet një njeriu të pakujdesshëm i cili edhe di të shantazhojë, siç është Çaushi, i cili, sipas shpekulimeve qenka marr sidomos me paketimin e setit të përgjimeve për Mulla Sulën. Dhe, e dyta dhe më e mundshmja, shkrimi është i inspektorit të Sulejman Rexhepit, i cili, nga shkrimi del se na u paska ofenduar, për shkak se vendbanimet shqiptare ministri Spasovski nuk i viziton duke u prirur nga Zegluli dhe “stafi i tij” por nga kriminelët, hajnat dhe drogaxhinjtë. Këtë shkrim të porositur Zegluli e kamuflon me emrin e mikut të vet me të cilin nuk lënë shishe birrash pa i zbrazur kafiterive të Shkupit. Çuditërisht, meqë po i njifka fare mirë Zeglul Rexhepi këta përcjellës të Spasovskit, të cilët qenkan kriminelë, mbajtës të armëve pa leje si dhe drogaxhinjë, shtrohet pyetja se pse nuk i ka pastruar këta tipa duke i futur nëpër burgje? Apo, thjesht, tani e ka prishur ortakërinë me ta dhe si inspektor që është nis dhe i shantazhon!
Opinioni i vendit me javë më herët pat lexuar seri shkrimesh që dëshmonin për një kurorëzim të Mulla Sulës me Zajevin dhe për ofrimin e familjes Rexhepi për ta ndihmuar liderin e opozitës maqedonase duke ia hapur edhe një shtab LSDM-së. Çuditërisht, këtë ofertë e paska refuzuar ministri Spasovski dhe, si njeri i parë i policisë, pa dyshim që e di fort mirë se pse e ka tejkaluar këtë inspektor të familjes Rexhepi.

Edhe Sulejman Rexhepi, por edhe Zeglul Rexhepi duhet të dijnë fort mirë se politikë nuk mund të zhvillohet përmes injorantëve e bixhozxhinjve siç është Avni Rexhepi i njohur anë e mbanë Dërvenit si mik i ngushtë i Zeglulit dhe si truproje sezonale e Mulla Sulës. Një nga komentet ishte: “Lidhi zagjarët o Mulla Sulë”!  

Comments

  1. Faleminderit zotëri për magjitë tuaja të vërteta. Emri im është Zara Matteo. Kjo është vërtet e pabesueshme dhe nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Para se të takohesha me ju, zotëri, unë provova të gjitha mjetet e mundshme që mund të kisha për të sjellë burrin tim mbrapa, por kuptova se asgjë nuk funksionon për mua dhe se burri im ka zhvilluar shumë urrejtje për mua. Mendova se nuk kishte asnjë shpresë për t'u ribashkuar me ish-burrin tim. Por kur lexova komente të mira se si DR WHITE i ndihmon të tjerët, vendosa t'i dërgoj një mesazh përmes WhatsApp: +17168691327. të provoja dhe bëra gjithçka që ai më udhëzoi dhe unë i besova atij dhe unë ndoqa udhëzimet e tij pasi ai më garantoi në 48 orë, dhe pikërisht atëherë më telefonoi ish -im. Zotëri, ne jemi më të lumtur tani se kurrë. Gjithçka duket e përsosur dhe kaq e natyrshme! Faleminderit shumë zotëri për magjitë tuaja autentike dhe të padiskutueshme. këtu përsëri emailin e tij:

    wightmagicmaster@gmail.com

    .com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atij:
    +17168691327

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...