Memoari nr.11
NË BASRA, UNË
SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË
Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën
arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij
fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin
mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me
hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë
hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk.
Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët
e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit,
apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre.
Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të
Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra
jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që
qytetarët e Basrës të merrnin frymë
shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica e qytetarëve
të Basras kishin qenë shi’itë. Pak prej fukarallëku, pak prej traditës shi’ite
për një dukuri që asnjëherë më parë nuk e kisha dëgjuar, sheikët kuvajtianë dhe
qytetarët e Basrës bashkëjetonin për mrekulli. Bënin jetë e shkuar jetës. Qejf
po, zef po, pije deri në kupë të qiellit! Liri absolute, jetë që nuk gjendej në
Kuvajt. Vendosa që të ec gjurmëve të tyre. Ç’mund të kenë arabët më shumë se unë
që kaq shumë e vizitojnë këtë qytet. Nuk ishte shumë i largët nga qendra
studentore ku isha i vendosur, nja 80 km. Te shi’itët në Basra shkohej ekskluzivisht
për shuarjen e epsheve shtazarake. Aty zinaja ishte shumë legjitime, ishte,
thjesht, institucionale, për kurvëri nuk të pritej koka e as që të gurëzonte
ndokush. Pastaj, Sadami i keq! Kurrë! U kishte dhënë liri absolute shi’itëve,
deri në respektim edhe të kësaj tradite. Kurorëzimi që i thoshin “El mutta”, që
do të thotë “kurorëzim i përkohshëm”. Shko në Basra, futu në agjenconet
speciale, ku të prisnin bukuroshet iraniane, si dhe mullai i cili, sipas
“sheriatit” të tyre të kurorëzonte përkohsisht me cilëndo nga femrat që e pëlqeje.
Dhe, ky lloj kurorëzimi zgjaste sipas marrëveshjes: një orë, një ditë, një
javë, një muaj. Nëse të pëlqente ndonjëra e mbaje për më gjatë, nëse jo, e
mbaje vetëm aq sa mbaroje punë. Pastaj shkurorëzoheshe në mënyrë shumë paqësore.
Ty lezeti atyre dinarët kuvajtianë.
Më në fund e gjeta se pse sheikët kuvajtianë vdisnin për
këtë relacion, të cilin e bënin me padurim, si të çartë. Fusnin ca gjethe në
gojë, i përtypnin si lopë dhe drejt e në Basra. Pare po, femra po – zgjate Zot
këtë jetë.
Kur e bëjnë këtë arabët, pse nuk e bëj edhe unë! Kështu
nisa edhe në këtë rrugëtim t’i emitoj sheikët kuvajtianë. Pare, bari, femra
shi’ite! Niqah me hoxhë, pa i detyruar dhe pa e dhunuar askend. Gjithçka me dëshirë, me qejf dhe me bindje se po bëjmë punë të mira. Allahu
alem!
Memoari nr.12
NË BAGDAD TË
NGJALLET DËSHIRA PËR HAJNI
Pas gati dy viteve rresht, vendosa që mos ta frekuentoj më
atë relacion deri në Basra. M’u bë më shumë se shprehi, më kaloi në pasion të
papërmbajtur. A ishte punë që dy dinarë bashk t’i shpenzoja në Basra?! Vendosa
të lëvizja tutje. Bagdati m’u bë obsesion. Nisa ta vizitoj shpesh këtë
qytet.
Vetëm në Bagdad
mund ta ndjeshë ndjenjën e lashtësisë, vetëm aty ndjenë sikur vjen nga një fund
i botës dhe sikur gjendesh në fund të botës. Bagdadi të jep po atë ndjenjë të cilën
e dëshiron.
Në Bagdad mund të ndjehesh princ i lashtësive! Mund të
ndjehesh zot i gjuhërave të lashta; mund të ndjehesh baba i diturisë, mësues i të
gjithë filozofëve; vetë aty mund të ndjehesh si udhëtar duke ecur në tunelin më
të gjatë të botës e të ndriçuar nga llambadanet që lëshojnë flakë me ngjyra nga
më të çuditshmet. Vetëm në Bagdad mund të
provoshë që të ndjehesh si posedues i pasurive më të mëdha të botës; mund të
ndjehesh pronar i qilimit fluturues, pronar i shpatave më të mprehta dytehëshe;
vetëm në Bagdat mund të flasësh me shishet dhe në ndërkohë të jesh i bindur se
po flet me xhindin e future në shishe. Në çdo cep të rrugicave të Bagdatit e kërkon
Ali Babën, sepse e ndjenë trokun e kuajve të katërdhjetë hajdutëve.
Mbi të gjitha, në Bagdat seç të ngjallet dëshira për të
qenë hajn, për t’u futur në botën e hajnave, seç të ngjallet dëshira e flaktë për
të qenë njëri nga ata dyzet hajdutët e Ali Babës.
Në Bagdat, si në asnjë vend tjetër në botë, ke dëshirë të
mendoshë për perfeksionizmin e zejes së hajnisë, ke kohë të mendoshë për hajni,
në fakt aty vetëm sa të zhvillohet mendimi dhe filozofija e hajnit. Aty, si në
asnjë vend tjetër në btë të shtohet dëshira për t’u brumosur me shkathtësitë e
hajnit. Trim po, i sertë po – parakushte këo për t’ju qasur hajnisë.
Ja pse nisa ta vizitoj
qytetin e Bagdatit. Më mirë aty ku më zhvillohej kjo filozofi, se sa në Basra
ku mbi fakir femrat shuhej epshi shtazarak. Të gjith sheikët më dukeshin si
shtazë, si derra të egër. Unë, edhe sot kur të vras ndonjë derr kam përshtypjen
se kam vrarë një nga ata sheikë derra të shkretëtirave kuvajtiane.
Memoari nr.13
UNË HOXHA SHIZIK I JAHJA PASHËS
Asnjëherë nuk më ka shkur mendja që të bëhem
një me mendjen e gjenertës më të vjetër të myslimanëve tanë. Jo që ishin tepër
naivë, jo që ishin verbërisht të orientuar kah një islam të deplasuar por,
thjesht, ishin të padurueshëm me fanatizmin e tyre të sëmurë. Nuk e kisha
duruar kurrë babain tim e lëre më të vjetrit e tjerë. Prandaj, planifikoja që të
bëhesha atraktiv për rininë ateiste, për rininë që dëshironte t’i jepej
ibadeteve si dhe për shtresën intelektuale të cilët ishin lodhur me hoxhallart
e bërë për ibret.
Këtë synim e nisa duke ia imponuar vetes një
imazh më tjetërfarëshe nga ata që ishin mësuar deri atëherë myslimanët e vndit.
Nisi t’i mbajë flokët e gjata, si shizik, i rrisja deri pas shpine, ecja me
farmerka, me këmisha e maica të ngjitura për trupi. Dëshiroja të më shihej
trupi im muskuloz, të bija në sy, jo vetë si i shkathët por edhe si trim.
Dorën në zemër, kështu më kishin thënë ata “të
zinjtë” në polici, të dukesha sa më atraktivë për të rinjtë, të futesha në
mesin e tyre dhe të isha i tëri sy e veshë për të dëgjuar se çka flasin e çka
mund të planifikojnë kundër fryteve të socializmit. Ishte plan i përbashkët që
unë të tregohem i zoti jo vetëm në mesin e të rinjëve por herë pas herë të
shkoja me ta për punë administrative dhe të ngrisja zërin aty e t’ju bërtisja të
gjithëve. Duhej të krijohej një personazh trim, një Mulla Sulë që i dridhë
slluzhbenikët.
Kush nuk kishte qejf të rrijë me mua, të ec
me mua, të shkojmë nëpër ndeja e punë të ndryshme bashkë me mua. Kishte shumë
nga ata slluzhbenikë që nuk çanin kokë as për parti komuniste, as për fe, as për
hoxhë. Nuk pranonin të luanin lojëra, madje as që duronin të flitej për teologë
e për myslimanë. Thjesht, ishin shumë të ngarkuar, ngarkesë këtë antiislame që
e kamuflonin me përkushtim ateist ndaj komunizmit. Edhe për të tillët kisha
plane, patjtër që do të më kryenin punë, sepse shërbimet që m’i kryenin mua më
bënin më të fortë në mesin e xhematit tim. Të tillët i korruptoja me mish nga
gjyetia, apo me shoqërimin e tyre për në gjyeti. Kësisoj u bëra edhe gjyetarë
profesionistë, sepse duhej disi t’ju shërbeja slluzhbenikëve me qëllim që të
merrja shërbime prej tyre.
Kur u angazhova në këtë xhami, hala kishte
myslimanë që ishin të bindur se islami rrinte në tërleme e në kapela gabelësh
siç i mbanin ata të Karshiakës. Hala kishte nga ata që nuk pinin ujë në këmbë
pa u ulur, madje kishte nga ata që edhe pse uleshin, nëse qëllonin pa kapelë, e
venin dorën mbi kokë deri sa pinin ujë. Hala kishte nga ata që kur pëshurreshin
binin në dy gjunjë. Dmth kishte nga ata myslimanë të cilëve dikush islamin ua
koshte mësuar si me tallje. Fillova që t’i gëdhend e t’i fus në fe. Myslimanët
e Shkupit duhet të ma dijnë mua për nder që i bëra myslimanë të vërtetë, dhe që
i nxora nga situatat cirkuzante ku ishin deri sa nuk u futa në zhvillimin e jetës
islame në vend. Kush guxonte të më bëjë gëk me gojë. Me pushtet i fortë, me
njohuri fetare i fortë, me shokë po, besa edhe me armë! Megjithatë, nuk mundem
kurrë ta harroj haxhi Kajollin i cili, si primitive që ishte, një herë më
provokoi shumë keq. Derisa po ju flisja të ulur ne mes të oborrit të xhamisë,
pak para se të niste namazi i drekës, haxhi Kajolli më pyet nëse isha në
gjendje me forcën që kisha të këpusja një fije bari. U qesh si i marrë dhe
sakaq ia këputa fijen e barit dhe desh ia futa në hundë. Jo, më tha, jo me dorë,
por me bythë! Kjo më ofendoi shumë, por, njëherit edhe më këndelli pak. Që në
atë moment, fillova të isha më i matur, sepse, nuk ma kishte marrur mendja se Mulla
Sula i fortë me hyqmet do të gëzonte që dikush të tallej aq rëndë me mua. Aty
pashë shqiptarë të cilëve nuk u hante palla për hyqmet. Pashë shqiptar me një
vesh!
Memoari nr.14
UNË HOXHA KOMUNIST
Tashmë kisha arritur aq famë sa, çfarëdo që të
bëja nuk mund të më kundërshtonte askush dhe as të më përfolte, sepse pastaj do
t’i dilte punë me mua. Më lehtë kalonin me kafshimin e gjarpërit se sa me inatin tim. Mos ta
teproj shumë por njerëzit filluan të flasin e të gjallërojnë mu sikur kur erdhi
Pejgamberi s.a.v.s. në mesin e myslimanëve injorantë e analfabetë. Madje shpesh
thosha më vete se, sikur të isha unë në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., po çfarë
Ebu Bekri a çfarë Alie r.a. apo Omeri r.a. do të mund të më dilnin përpara. I njoh
unë arabët, i di se çfarë trimash janë, prandaj më vinte shumë keq që nuk kam
qenë në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. për t’ia lehtësuar punët. Nejse, çka ikë
nuk kthehet !
Inkuadrimi im në Këshillin
e Shkupit, që atëherë ishte si sot Myftinia e Shkupit, u përcoll edhe me
inkuadrimin tim në Lidhjen Komuniste të Qytetit të Shkuit. Merrja pjesë
rregulisht nëpër mbledhjet e Partisë Komuniste, ndërsa po kaq shpeshë më duhej
të takohesha edhe me njëfarë serbi që më thoshte ta thërras Çiçko Stojimir.
Ishte shka e shkuar shkijeve. Tepër kopil e i
shkathët. Ishte si rojtari më i madh i komunizit.
Çiçko Stojimiri kishte për
detyrë që nga unë të bënte liderin e ardhshëm, të bëte prototipin e hoxhës
komunist. Ai kërkonte që çdo gjë, gjithçka, madje edhe islami të ishte në shërbim
të komunizmit, sepse, nëse bie ky sistem, atëherë bashkë me ta do të ikja edhe
unë. Kjo tezë e tij m’i hapi shumë sytë. Për t’u arritur kjo duhej që unë të gëzoja
një autoritet shumë të madh jo vetëm në mesin e teologëve të vendit por edhe të
mbarë myslimanëve. Ky autoritet nuk arrihet vetëm me dituri. Unë dituri kisha
sa shejtani ! Kërkohej që të isha edhe më trim, më kacafytës me anëtarët e
Lidhjes Komuniste të Qytetit, por jo t’i provokoja, t’i ofendoja, por të kërkoja
prej tyre që edhe islamin si dhe pjesëtarët e kësaj feje të shiheshin me sy të
mirë dhe të përfshiheshin, të paktën, në Komunalec. Shqiptarët myslimanë kënaqeshin
edhe me një fshisë në dorë. Por, edhe për këta pastrus duhej të ishin lojalistë
të mëdhenj si të fesë ashtu edhe të Partisë. Shpesh pyesja më vete : po a
mundet njeriu t’i mbajë dy shalqij në një dorë ! Nëse jo, le ta hedhin njërin
dhe, për mua shumë me rëndësi ishte të mbaheshin për komunizëm se sa për fe,
sepse të tillët do të ishin vetëm barrë e qelbur e fesë islame.
Duke qenë kaq i hapur
dhe kritik nëpër mbledhjet e Lidhjes Komuniste, në fakt unë u bija të gjithë
atyre shkelësve të ideologjisë komuniste. Në Komunizëm nuk ka mysliman,
krishter, shqiptar, serb e maqedon – të gjithë jemi komunistë dhe dashuria e
respekti duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët e Jugosllavisë! Ky
ishte parimi bazë i ideologjisë komuniste mbi shtyllet e çelikta të të cilave
po qëndronte stoikisht shteti ynë i përbashkët, Jugosllavia.
Të gjithë habiteshin me mua: edhe hoxhë i fortë
por edhe komunist i fortë! Mua më duhej kjo, sepse, këshu më mësonin. Ndikimi
im në organizatë e në shoqërinë tonë me tërleme e kapuç gabelësh duhet të jetë
i madh. Sepse, me këtë ndikim do të arrija atje ku po synoja. Në rast se do të
binte sistemi, prap do të isha përfitues, sepse për mua tashmë po flitej si për
një trim që nuk i ha palla as për sistem e as për komunistë, që i bie se isha
antikomunist i madh. Nga ana tejtër, ky qëndrim i imi prej një trimi të paepur,
bënte që të më ngjiteshin si ai sendi për këpucë hoxhallarë e myslimanë të
ndershëm të cilët për islam ishin në gjendje të bënin gjithçka, madje ta përmbysnin
edhe sistemin. Pikërisht këta duhej t’i gjuaja, t’i survejoja dhe në fund t’i
dorëzoja në organet e terbisë.
Më thoshin, duhet të
dukesh si zjarr, si prush. Kushdo që të të shohë menjëherë të thonë “Evoga
Zharko” (“Ja Prushi”, me demek, njeriu i zjarrtë!) Dhe, kësisoj më mbeti kjo nofkë!
Memoari nr.15
SI I SILLJA NË
STRUMBULLAR HOXHALLARËT E VENDIT
Më herët nuk e dija se në
strukturat e Lidhjes Komuniste kishte qenë edhe një person tjetër, i cili ishte
më i avansuar se unë. Madje më i avansur se unë ishte edhe në strukturat e
Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Desh pata plasur nga inati kur e morra vesh këtë.
Por, kur më thanë se kishin njerëz edhe shumë më të aftë dhe më burgi se unë,
kjo më theu në dysh zemrën. Por, më qetësuan kur më thanë që mos të brengosesha
se personi në fjalë, edhe ky teolog, do të duhej që tërë jetës së vet të ishte
në shërbimin tim. Ai nuk ishte konkurrenti im por njeriu që do ta luante lojën
në llogarinë time. Ishte Sherif Dehari, kryetari i shoqatës “Ilmije”, i cili, sipas
traditës, si të gjithë kryetarët pararendës të kësaj shoqate, ishte i zgjedhur
në këtë post nga Lidhja Komuniste e Maqedonisë dhe se të gjithë kishin qenë të
infiltruarit e sistemit.
Sherif Dehari, në
njëfarë forme, ishte spiuni im që vepronte në terren e nëpër xhematë të ndryshëm.
Ai duhej ta propagandonte guximin tim dhe kritikat e mia kundër komunistëve
përgjatë mbledhjeve të ndryshme të partisë komuniste. Më thonin se çfarë duhej
të flisja nëpër mbledhje, ndërsa Sherif Dehari, pastaj, do të duhej të propagandonte
si nëntokë tek teologët e vendit dhe të fliste për mua si për një “buntovnik”,
rrebel.
Sherif Dehari me vetëdije dhe me detyrë i
çonte të gjithë të sillen rreth meje. Më rrahnin shpinës e më inkurajonin që të vazhdoja me
këtë guxim. Ata që kishin paksa njohuri mbi Lëvizjen “Vëllezërit myslimanë”, në
mua shihnin një njeri të denjë për ta udhëhequr këtë lëvizje në Maqedoni,
ndërsa shumica më shihnin si shpëtimtar i islamit në nënqiellin tonë. Vetëm a
ishe i zoti të mbaje mend, vinin te unë e rrëfeheshin edhe për sa lugë të çajit
i kanë në shtëpi. Më duhet të pranoj një ves timin! Meqë isha i pangopshëm në
konsumimin e mishit, fillova që të praktikojmë një traditë të re, të tuboheshim
nëpër shtëpia sa më shumë imamë e xhemat, të hanim e të shpralloheshim. Aty
pastaj mbushesha me informacione, si akumullatori me energji dhe, pastaj për
një javë rresht kisha se çka të flas me Çiçko Stojimirin. Hera e parë ishte e
vështirë se pastaj u bëra rrafsh. Nuk ishte lehtë herën e parë, t’ua hashë
bukën me mish, të të rrahin shpinës duke u krenuar me ty, të të shihnin si
shpëtimtar të islamit dhe, në fund, të dekonspiroheshin nga unë.
Jo se nuk e doja
popullin tim, jo se nuk isha i kauzës kombëtare por, nuk mund ta paramendoja
kombin tim me aq naivë e me aq tradicionaistë në mesin e vet. Të tillët nuk i duhen
shtëpisë së vet e lëre më kombit. Unë nihja me mijëra të tillë, prandaj, shpesh
edhe brengosesha: çka nëse nuk mundem t’i djeg të gjithë duke i dorëzuar te
Stojimiri, kur do të pastrohet kombi im prej këtyre hendikepëve. Lloj-lloj
hoxhe, lloj-lloj mësuesi e profesori, lloj-lloj zanatçije e mjeshtri, të gjithë
këta kundër Partisë Komuniste. Nuk e dinin të ngratët se, pikërisht Partia
Komuniste i kishte hyrë revolucionarizmit të popullit shqiptar në Maqedoni,
duke dërguar kuadro nëpër qendra të ndryshme arsimore, jo vetëm brenda Jugosllavisë, por edhe jasht, siç ishte rasti
me ne që po shkolloheshim nëpër shtetet e ndryshme arabe, prej nga nuk vinte
kurrfarë rreziku për Jugosllavinë, sepse të gjitha ishin satelitë të
Jugosllavisë që përkujdeseshin për mirëqenien e këtij shteti. Kur nisa ta kem
parasysh nevojën e spastrimit të popullit shqiptar prej këtyre plehërave,
atëherë, isha në gjendje që edhe me muzikë, për çdo orë të shkoja te Stojimirat
që përkujdeseshin për qërimin e shqiptarëve.
Unë isha kurthi i madh
ndërsa Sherif Dehari, shprehur me gjuhën e gjyetarit, e kryente rolin e
zagarit, i ndiqte viktimat duke i lehur pas, ndërsa viktimat nuk kishin se kah
të shkojnë, drejt e te unë. E patëm luajtur
shumë mirë këtë lojë. Madje, për sinqerietin dhe besnikërinë e vet, më vonë,
shumë vite më vonë, Sherif Deharin, ndonëse për një kohë të shkurtër, do ta
gjejmë edhe në postin e Kryetarit të BFI në RM. Në atë kohë, unë isha tërhequr,
si ndëshkim nga strukturat e caktuara shtetërore për faktin që e kisha minuar
një projekt gjigant që po e udhëhiqte Jakup Selimovski me do bashkëpunëtorë të
tjerë që rastësisht gjendeshin në Këshillin e Tetovës (Myftinia e sotme e Tetovës).
Arrita që ta rrënoj atë projekt antimusliman, ndërsa si ndëshkim më larguan
mua. Pastaj na urdhëruan që të afrohemi të gjithë, të bashkëpunojmë, të kyçemi
nëpër struktura të larta të BFI-së dhe, sërish unë u bëra kryetar, dikush tjetër
myfti në Tetovë, dikush kryetar Kuvendi të BFI-së, dikush drejtor i sektorit
fetaro arsimor, ndërsa Sherifin e pensionuam duke e futur në Myftininë e
Gostivari. Lojë e mirë është vetëm ajo që luhet sipas udhëzimeve të
instruktorit. Ne të gjithë e kishim të njëjtin instruktor, edhe pse këtë nuk e
kishim ditur kurrë.
Memoari nr.16
GJYETINË E PËRDORNIM SI ORË PËR STËRVITJE
POLICORE
Nuk e kisha të vështirë shkuarjen time nëpër
sallat e mbledhjeve të Lidhjes Komuniste të Qytetit. E kisha të vështirë kur
shkoja nëpër zyret policore, jo sepse frikohesha prej tyre por, thjesht, ngase
nuk më vinte mirë të më takonin aty, ashtu siç i takoja unë hoxhallarët tek
shkonin për të “kënduar”. Unë i kam parë të gjithë, i njoh me emër e me mbiemër,
me siguri që edhe ata më kanë parë. Unë kisha arsye se pse shkoja, po ata
hoxhallarë, ç’kërkonin nëpër zyret policore?!
Thjesht, unë ia kisha mësyer të bëhesha i pari
i Bashkësisë Islame. Tashmë po ndihmohesha nga të gjitha anët, thjesht, po
shtyhesha përpjetë. Përmes meje, më së miri dhe më së lehti Partia Komuniste do
të kishte ndikimin e vet dhe kontrollin mbi Bashkësinë Islame si dhe mbi të
gjithë teologët. Ata që do të ishin me mua ishte e qartë që automatikisht ishin
me Partinë Komuniste, dhe këtë do ta donin të gjithë, ndërsa ata që rrinin larg
meje, automatikisht nënkuptohej se janë kundër Partisë dhe, të tillët e hanin pastaj
shumë keq.
I keni parë dhentë para lumit të rrëmbyeshëm?
Ato nuk e kuptojnë nëse mund të kalojnë në anën tjetër të lumit apo jo. Sapo të
hidhet një dele, të gjithë pastaj pas saj fillojnë e hidhen! Kështu nisën të bëjnë
edhe shumë hoxhallarë që në përditshmëri silleshin rreth meje si mizat rreth…
Nisën me të madhe të shkojnë në polici. Po kur kishin filluar të raportojnë
edhe për mua, pa e ditur se sjelljet e mia ishin në përputhje të plotë me
instrukcionet e tyre!
Një ditë më thanë që të sillesha sa më pak nëpër
ato zyre se do të më shihnin të tjerët e do të flisnin në popullatë. Në fakt,
nuk ishte kjo arsyeja, ata frikoheshin në mos do t’i mësoj unë të gjithë bashkëpunëtorët
e tjerë të tyre. Disa i mësova, madje haptazi i kam qortuar, prandaj dhe
propozuan që takimet tona më intensive të ishin në terren, gjatë aktiviteteve të
gjuetisë. Edhe gjuanim edhe flisnim, edhe planifikonim, edhe raportonim, dhe i merrnim
detyrat e mëtejme. Dhe, kështu, gradualisht pastaj gjyetia mu bë pasion. Në
fakt, është e pamundur, absolutisht e pamundur, të jesh gjyetar e të mos jeshë
bashkëpunëtorë policie. E pamundur! Të gjihë ata që dalin për gjyeti që në
fillim, që në marrjen e lejes së armës për gjyeti, marrjes së lejes për gjyeti
e deri te vrasja e kafshëve më të mëdha, dëshmojnë se janë bashkëpunëtorë të
denjë të sistemit, porse këtë e kamuflojnë përmes trimërisë, përmes shenjimit
dhe përmes shtrimit të darkave dhe ahengjeve që i bëjnë. Madje, gjyetarët më se
shtatëdhjetë për qind dalin për të gjuajtur pasi të urdhërohen nga instruktorët
e tyre policorë për t’ju siguruar ndonjë derr të egër, ndonjë lëkurë dhelpre për
zonjat e tyre, ndonjë lëkurë ariu apo ujku për dhomat e tyre të gjumit. Në kohën
tonë të kishe një armë legale do të thoshte që të jeshë shumë afër hyqymetit,
do të thoshte që je shumë i fortë me hyqymetin, pra edhe në mundësi për të
kryer ndonjë punë nëpër zyret e administratës ku talljet me shqiptarë ishin të
llojllojshme. Po dhe e meritonin të talleshin. Shkonte tipi për ta nxjerrë nonjë
dokument dhe, sapo e pyesnin se si
quhej, ia priste: Mulla Jahja, apo, hafëz Idrizi, hafëz Adem apo haxhi Gania,
etj, etj. Kështu krijohej përshtypja se këta janë tipa që nuk e dinë as mbiemrin
e vet ndaj dhe nuk meritojnë sjellje korrekte.
Kisha dëgjur se, këta të policisë gjyetinë e
përdornin edhe për eliminim dhe për zhdukje të bashkëpunëtorëve të vet të cilët devijojnë dhe në vend se të punojnë për
sistemin nisin dhe punojnë për vetëveten. Ç’është e vërteta, unë veçmë kisha
filluar të punoj për vetëveten ndaj dhe, shumë shpesh, kur dilja me ta, më tepër
e ruaja shpinën time prej tyre se sa prej ndonjë bishe të egër. Elhamdulila,
Zoti i ruajtë, gjithnjë u treguan të sinqertë me mua, deri në këtë dakik! Më të
sinqertë, më të guximshëm dhe më të përpiktë se unë në planet e tyre nuk kishin
njeri, ndaj dhe ju duhesha, ashut siç më duheshin edhe ata mua për karierën
time.
Në zyret policore, asnjëherë, asnjëri nuk do
të marrë guximin të të thotë se, nëse bashkëpunëtori yt të tradhëton likuidoje
fizikisht, ndërsa në gjyeti jo që të thuhet kjo gjë por, madje edhe të trajnojnë
se si të qëlloshë në njeri si në derrin e egër. Uh sa derra të egër që kam vrarë!
Po çfarë mishi të mrekulueshëm që ka! Pata hëngër vetëm një herë në një rast
dhe, kurrë më. Myslimani nuk e ha mishin e derrit.
Memoari nr.17
KUJTIME NGA MBLEDHJA E LK TË QYTETIT
Deri vonë ruaja shumë kujtime nga aktiviTetet
e mia në Lidhjen Komuniste të Qytetit të Shkupit. Shoh që, kohëve të fundit,
mbamendja po më tradhëton.
Në mendje më sillen reagimet e maqedonasëve,
të komunistëve të regjur, të cilët, assesi nuk bindeshin se unë isha hoxhë. Nuk
mund të paramendonin një hoxhë shizik, kopuk, një hoxhë që nuk i bënte përshtypje
harami i të tjerëve por as hallalli i myslimanëve. Unë, në atë kohë kisha vetëm
një bindje, që më ishte shndërruar në mision: hallall është ta rujmë
komunizmin, si sistem, sepse edhe vetë Libri ynë i Shenjtë na mëson që t’i nënshtrohemi
pushtetit dhe mos ta turbullojmë, sepse turbullimi i pushtetit do të thotë
varrezë me përmasa të paparashikueshme për shoqërinë. Ruana Zot!
Edhe ky qëndrim i imi ju bënte shumë përshtypje,
madje, më duhej të bëja shumë më tepër por edhe praktikisht, me qëllim që t’i
bindja të gjithë ata se unë me të vërtetë isha hoxhë komunist, hoxhë që i
frikohet vetëm Allahut xh.sh., Atij i cili i ka inspiruar njerëzit e mençur që
ta formojnë sistemin komunist dhe ta kujtojnë më të mirën për shoqërinë. Deri më
tani është dëshmuar se, si në Komunizëm nuk është jetuar kurrë më mirë, në asnjë
kohë dhe në asnjë hapësirë. Prandaj nuk pendohem që me aq sinqeritet
angazhohesha për sistemin komunist. Nuk i tërheq mallkimet e mia që i kam
derdhur mbi të gjithë ata që u bënë sebep që të shkatërrohet ai sistem i cili
mbi të gjitha ishte shpëtimtar për myslimanët e në veçanti për shqiptarët.
I kritikoja ashpër të gjithë komunistët që
nuk i zbatonin porositë e Lidhjes së Partisë Komuniste, që ishin platformë e
bashkim-vëllazërimit si dhe barazi për të gjithë. Barazi duhej të kishte edhe për
myslimanët e vendit. Insistoja që teologët myslimanë të respektoheshin si vlerë
e shoqërisë. Isha i patolerueshëm në raport me udhëheqësit e Qytetit të cilët
hezitonin të lironin dyqane që dikur kishin qenë pronë e Bashkësisë Islame. Në
fakt, në ato dyqane shihja përfitime të majme për vete, sepse, nuk ishte
gjithaq keq për finansa Bashkësia Islame e cila merrte edhe nga buxheti republikan
por edhe nga buxheti federativ. Dyqanet e Çarshisë së Vjetër ishin pronë e vakëfit
të cilat duhet të menaxhoheshin nga unë, si referent në Këshillin e Shkupit
pranë Bashkësisë Islame dhe jo të menaxhoheshin nga Qyteti i Shkupit. Kishte
njerëz shumë të pasur, që ishin në gjendje të afrojnë para të majme, vetëm e
vetëm të marrin dyqane në Çarshi. Nuk më interesonte se kush do të bëhej pronar
i atyre dyqaneve, myslimanë apo të krishterë, më interesonte se kush do të
jepte më shumë!
Dhe, tërë ky angazhim i imi nëpër mbledhjet e
forumeve të ndryshme komuniste, te popullata vinte dhe shpjegohej si trimëri e
një teologu të ri i cili lindi për ta shpëtuar Islamin në Maqedoni. Shumë
shpejt do të rrethohesha me miq e më dashamirë, me pushtetarë e me të varfër, u
bëra çelës i zgjidhjes së të gjitha halleve. Te Mulla Sula nuk kishte “nuk di”,
“nuk bën” dhe “nuk mundem”! Mjafton të thuhej “më çoi Mulla Sula”, apo “ka thënë
Mulla Sula”!
Kur ngritesha në këmbë, për të diskutur nëpër
mbledhjet e partisë, të gjithë dridheshin nga frika, sepse, i godisja të gjithë,
pa pardon. Askush nuk më reagonte, sepse të gjithë ishin të bindur se, kur flet
Mulla Sula, në fakt kanë folur organet më të larta të Lidhjes Komuniste. Pastaj,
ato paraqitje kritike të mijat diskutoheshin në Këshillin e Shkupit, me
hoxhallarë e me xhemate. Tani më po bëhesha me krah, po fuqizohesha gjithnjë e
më shumë. Sherif Dehari, edhe pse me pozicione më i madh se unë, si në Parti
ashtu edhe në Bashkësi, megjithatë gjunjëzohej para meje. Për mua nëpër
mbledhjet e forumeve të Bashkësisë Islame fliste si për një fuqi më të madhe që
e ka pasur ndonjëherë Bashkësia Islame. Në organet partiake flitej për mua si për
një komunist të paprekur kurse në BI flitej për një hoxhë të papërkulur! Kjo
ishte propaganda më e madhe për mua e cila m’i hapte të gjitha shtigjet drejt
karrierës sime. Duhej të arrija majen e autoritetit të fuqishëm. Pa dyshim, kjo
arrihet vetëm duke qenë i përkushtuar pas vlerave të sistemit politik shoqëror
si dhe duke e disiplinuar xhematin i cili duhet të arrijë shkallën e besueshmërisë
së paluhatshme ndaj udhëheqësit të vet fetar. Atë çka e thotë Mulla Sula, asaj
thuaji AMIN! Kështu ka qenë në Komunizëm, kështu duhet të vazhdojë edhe në
demokraci. Si sistemi, si xhemati –
Mulla Sulës duhet t’i thonë AMIN. Kjo është karrierë. Gjithçka tjetër është
humbje kohe. Humbja e kohës, sipas islamit, është haram!
Memoari nr.18
ËNDËRROJA LIDHJE SHPIRTËRORE IMAM-TITO
Ndërtimi im intelektua, natyrisht, si në
Kosov ashtu edhe në shtetet arabe, për motiv kishte liderin më të njohur dhe më
të mdh të asaj kohe, Josip Broz Ttiton. Këtij emri ia kisha parë hajrin. Në
Kuvajt më nderonin të gjithë pikërisht për shkak se po vija nga vndi i Titos.
Titoja ishte shembull më tipik se si udhëhiqet një vend, një shoqëri, se si
duhet të udhëhiqet mbarë bota. Titoja ishte nocion i shenjtë gjithandej rruzullit
tokësor.
Kur u kyça në Lidhjen Komuniste në kuadër të
Qytetit të Shkupit, natyisht që kisha ndërmend respektimin e të gjitha porosive
të Titos. E di, do të më akuzojnë për të pafe por, le të bëhen të sinqetë të
gjithë teologët dhe le ta lexojnë me kujdes veprën e Titos, aty do të gjejnë aq
shumë porosi që janë të përafërta me porositë e Pejgamberit s.v.a.s. Askujt nuk
duhet t’ia hamë hakun. Fakt është që Tito e njihte veprimtarinë e Pejgamberit s.a.v.s.
prandaj edhe zhvillonte një sistem politik që i përafrohej me të madhe Sheriatit
Islam. Nëse e studiojmë mirë e qetë sistemin komunist do të shikojmë se bazat e
saj dalin nga bazat e Sheriatit. Këtë e them me kompetencë, si sheriatli. Islami
promovon barazi, liri e paqe për të gjithë, pa dallim perkatësinë etnike, fetare
gjinore e racore. Pse a nuk e proklamonte këtë gjë edhe Partia Komuniste si dhe
Tito në krye të saj? A nuk thotë Islami
se duhet të jemi të përkushuar ndaj të varfërve. Po cili sistem më mië se
Komunizmi ka ditur që të ngris sistem social të përkryer?
Prandaj ëndërroja gjithmonë një lidhshmëri të
shëndoshë shpirtërore imamë - Tito. Jo që ishte e pamundshme të takohej Titoja
nga një numër i imamëve, por, thjesht, do të ishte mëkat që ta lodhnim Titon me
një takim të tillë për qejf. Ky takim të paktën do të mund të përjetohej përmes
zbatmit të të gjitha porosive gati të shenjta që ua dedikonte banorëve të ish-Jugosllavisë.
Të duhemi në mes vete, të respektohemi e të nderohemi. Kjo porosi, para së gjithash, u
dedikohej komunistëve. Pra, kur anëtarët e Partisë Komuniste do të respektonin
këto porosi, automatikisht edhe pozita shoqërore e imamëve do të ishte më e lakmueshe.
Dashakqëninjtë, sado të
fortë të ishin, nuk mund të ishin numerikisht më shumë se imamët e vendit.
Prandaj, imamët duhej të ishin misionarë të denjë të këtyre porosive të Titos,
të bëheshin shembulli më i mirë i përçimit të këtyre porosive deri te xhemati i
vet dhe, në këtë mënyrë, dashakëqinjtë do të ngordhnin si derrat kur goditeshin
nga saçmet e çiftes sime. Veç kësaj, kjo lidhshmëri shpirtërore do ta shtonte
respektin më të madh ndaj hoxhallarëve të vendit, të cilët, pa dyshim që do të
vlerësoheshin si dishepuj më të sinqertë të Shokut Tito. Edhe sot e kësaj dite
konsideroj që këtë ia kemi pasur borxh Titos, sepse, ka bërë të pamundshmen për
myslianwt dhe për shqiptarët që ngelëm jasht kufijve administrativë të shtetit
amë. Paramendoni sikur të kishim qenë në kuadër të kufijve të shtetit amw! Sot
të gjithë do të ishim të vdekur kurse shoqërinë do ta kishim atesite, të pafe.
Zoti është i Madh, na lindi në këtë tokë, pikërisht në kohën e Titos, që të
ngelim gjallë, të shkollohemi dhe të japim kontributin për fenë islame. Nuk do
të ishte kurrfarë turpi sikur të këndonim Fatihanë për këtë lider të të gjitha
kohërave. Deri vonë i kam kënduar Jasin. Pastaj e lashë, sepse nisi një lëvizje
dhe një propagandë e tmerrshme kundër tij. Iu binda edhe unë atyre
propagandave, natyrisht, formalisht. Sepse, thellë në shpirt, akoma kam po atë
bindje për Titon si për një nga liderët më të mëdhenj që ka pasur njerëzimi.
Prandaj insistoja në një
lidhje shpirtërore imamë-Tito. Kur do ta përjetonin shpirtërisht Titon, atëherë
do ta kishin të qartë se çka do të thotë të përkujdesesh për xhaminë, për
xhematin, për avansimin shpirtëror e intelektual të tyre, mu siç përkujdesej
Tioto për Jugosllavinë, për shoqërinë jugosllave dhë për edukimin dhe arsimimin
e të gjithëve. Një
shoqëri e ngritur intelektualisht dhe shpirtërish – a nuk ishin këto përpjekje
edhe të Pejgamberit tonë s.a.v.s. për shoqërinë e gjithmbarshme myslimane.
D.m.th lidhshmëria jonë shpirtërore me Titon, mbi të gjitha, me këtë akt,
respektonim vetë Muhamedin s.a.v.s. Me sistemin Komunist ne
përforconim dhe zhvillonim edhe vetë fenë islame. Siç thashë edhe më herët,
bashkësitë fetare merrnin finansa edhe nga buxhetet republikane edhe nga
buxheti federativ. Sot jemi si kurrë më keq: finansa katastrofale, shoqëri
myslimane për ibret, teologë shkatërrues të shoqërisë. Vdiq Tito – vdiq çdo gjë
e shëndoshë! Shumë keq!
Memoari nr.19
HAXHI SHAIPIN DHE HAFË BEDRIUN NUK I DUROJA ORGANIKISHT
Dy persona që më pengonin shumë në avansimin tim në
karrierë ishin pikërisht Haxhi Shaip Sherifi si dhe Hafëz Bedri Hamidi. I pari
ishte kallëpi i spiunëve ndërsa i dyti ishte kallëpi i demagogëve. Kishte
nxjerrë fjalë se po përcillej prej policisë si nacionlist shqiptar, ndërsa i
shkreti as që fliste shqip, deklarohej turk, madje turk prej atyre osmalinjëve
të hershëm.
Haxhi Shaipi e kishte shumë për zemër të ecte i pastër,
pedant dhe i veshur me kostume të bardha. Thoshte se e ka për nder për ta
kopjuar Titon. “Hej, nuk ka bre me Titon, jo rastësisht e donë kejt bota
myslimane, ata alima e dijetarë myslimanë. Ata e dijnë më mirë se ne se pse
duhet të duhet Tito. Prandaj, duhet të jetë i nderuar çdonjëri që përpiqet për
ta imituar në vepër Shokun Tito», thoshte shumë shpesh Haxhi Shaipi. E di, dhe
këtë ma thoshte sa herë që më takonte mua, sepse, e dija që dëshironte të më
provokojë, të më dëshmojë se ai është njeriu që më shumë se unë e do Titon. Më
vinte shpesht t’ia përplas ndonjë shpullë e ta flak tutje por, plak! Ai ta
donte Titon më shumë se unë?
Një herë më pat thënë që mos të nervozohem me të, sepse
ai po më jep shenja që, edhe ai është si unë, titist, prandaj, më kërkonte që
të bëheshim bashkë për ta eliminar njeriun më të rrezikshëm të BI-së, hafëz
Bedriun. Vetëm i qeshja, nuk i besoja asnjë herë, sepse, shpesh dinte që t’i
spiunojë te hafëz Bedriu njerëzit që flisnin keq për te.
Nga ana tjetër, Hafëz Bedriu ma kërkonte lojalitetin tim
duke më thenë që të ruhem dhe të mos bie në gracka të Haxhi Shaipit. Më fliste
për kapacitetet e tij për të bërë keq. Më thoshte, vetëm shikoja gjenezën,
prejardhjen ! Vjen nga Komogllava! Ky vend e ka marrë emrin nga fjala
«kamena gllava», që do të thotë se, të gjithë njerëzit e këtij katundi janë
«kamena gllava», me kokë të gurtë, pa një gram tru. Prandaj, shtonte, ai vishet
kështu në të bardhë, ai mendon se duke ecur me të bardhë do të dëshmojë se sa i
mençur është, tamam si Shoku Tito. «Ti je katundar, o birë, ti ke zemër sepse
je rritë me millë tkollomojtë. Mbaje nivelin tënd dhe futja atij plakut
budalla» shpesh më thoshte Hafëz Bedriu.
Një ditë dimri, kishim dalur në Zheden bashkë me Çiçko
Stojimirin për të gjuajtur. I bëra be në Zot e Krisht, që të më tregojë ndonjë
gjë për Haxhi Shaipin dhe Hafëz Bedriun. Për të dy më tha që janë
bashkëpunëtorë të Danillo Pehçinskit! «Haxhi Shaipi është si klyshat e
mërzitshëm, veç leh «ham-ham», ndërsa Hafëz Bedriu është peshkaqen! Kemi hequr
shumë deri sa e kemi thyer. I patëm thënë që më lehtë do ta keshë si
bashkëpunëtorë dhe në krye të BI-së se sa në burg, në Goli Otok. Vetëm një gjë
na pat kërkuar, që tash e tutje mos ta konsideronim kurrë si shqiptar, por si
turk, madje edhe në dosje ta regjistronim si turk. Nuk donte të spiunojë si
shqiptar por si turk. Të mos i tradhëtojë idealet ! Neve nuk na
interesonin idealet e tij, sepse, në momentin kur do të pranoshë bashkëpunimin
ti je pa ideale. Neve na interesonin armiqtë e komunizmit e jo miqtë e një
ideali ballist tashmë të marrur fund”, më pat thënë Çiçko Stojimiri gjatë asaj
dite deri sa po ecnim pas gjurmëve të një lepuri që i kishte lënë nëpër borë.
Dimitër i madh!
Pas kësaj bisede, seç mu shtua më tepër simpatia për Haxhi
Shaipin. Ai e dinte se kush isha unë dhe sa i fortë që isha, prandaj, edhe kur
më bërtiste apo më shante, unë vetëm qeshesha, sepse e dija që ka nevojë të
shprehet para të tjerëve se ai është më i fortë se unë. Po kur i thosha “Heu
Marshall Tita shqiptar bre”, i bëhej zemra mal, sikur bëhej gati për të
fluturuar. Sa herë që kishte nevojë për këtë ndjenjë vinte e më bërtiste “Ti,
kopuk, mbai dizgjinat se vallai t’ i jap vesht në dorë”! Hahahaha, ku nerozohej
kështu, bëhej shumë simpatik. “Hajt Marshall Titë hajt”, i jepja flakë.
Intimisht e dinte që nuk e bëja hesap as për dy pare. Si njërin ashtu edhe
tjetrin i konsideroja si therra para këmbëve të mija. Therrat nëse nuk i heq
nga rruga atëherë duhet të kapërcehen. Unë i kapërceja si ujku shkurrat në vrap
pas gjahut të vet.
Memoari nr.20
UNË DHE HAFËZ BEDRIA SI UJKU DHE DHIJA
Bëheshim që po e nderonim njëri tjetrin por, realisht, e
dinim që nuk duheshim, që e urrenim njëri tjetrin dhe që mezi prisnim ta
ngulnim njëri tjetrin. Unë, raportimet për të që i bëja te Çiçko Stojimiri, i
bëja me qejf, madje edhe i shtoja, ia fusja si kau pelës, vetëm që ta eliminoj
sa më parë. Po, e pranoj, ai ishte kopil i kopilave, ishte shumë i aftë, i
ngritur intelektualisht dhe, të tillët kishin më prioritet te shërbimet
policore se sa ne që lehnim si këlyshë.
Hafëz Bedriu kurrë nuk kishte provuar që të zihet me mua,
dhe pse unë mezi e prisja një moment të tillë. Kishte respekt për mua, të
paktën para njerëzve të tjerë. Nuk më ofendonte, nuk më qortonte, si Haxhi
Shaipi. Ishte shumë i matur në raport me mua. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se
pse kjo sjellje e tij ndaj meje, kurse e dinte që unë mezi po prisja të më dilte
në shteg e t’ia hidhja kokën në pleh. Unë isha më i hapur në planet e mia,
ndërsa ai i fshehtë. Dhe kjo fshehtësi e tij më bënte më syçelë, më detyronte
që t’i ruhesha më shumë.
Më kujtohet një rast të cilin e kisha pritur me vite.
Sapo më urdhëroi, hë thashë më vete, e hëngre sa krahu! Deri sa po rrinim në
zyren e tij, ai vërejti se si dikush po ngulte disa hunj në vendin që ishte
vakuf. Dikush po dëshironte që të na e uzurpojë pronën. Ishte i bindur se këtë
gjë po e bënin srukturat policore me qëllim që t’i afrohen sa më pranë BI-së
dhe të na kishin si në pëllëmbë të dorës. Për herë të parë që kishte folur kaq
hapur para meje në raport me planet policore. E mora si provokim, prandaj
menjëherë reagova. “Çka donë këtu policët bre, në vakëf a! Sa të jem gjallë unë
jo qe besa. A mos po ua bëjmë ne ndonjë xhami në hyrje të zyrave të tyre? Duhet
të reagojmë, nëse e bëjnë këtë gjë, do të përballen me reagime të shumta.”
Hafëz Bedriut sikur iu flladit shpirti nga këto fjalët e
mia. Xixë i dolën nga sytë. Më kapi për supe e duke më tundur më tha: “Aferim
ollum! Ti je krejt zemër, o Sulo, ty t’ka rritë nana me miell tkallamojtë. Dil
e shkuli ato hunj, le të kuptojnë që vakëfi ka pronarin e vet, madje gjallë e
shumë të fortë”!
Në këto fjalë të tij e kapa djallëzinë e hafëz Bedriut.
Donte të më ngulë. Ai e dinte fort mirë se çka do të thoshte t’i shkulësh
hunjtë e huaj! Do të thoshte: bëje gati bythën të t’i ngulin! E kuptova që
hafëz Bedriu e kishte pritur këtë moment kur do të ngulesha unë, kurse une,
menjëherë e kapa si moment ideal ku do t’ia fusja shumë keq këtij farë
demagogu. Po, i thashë, ma jep këtë urdhër me shkrim dhe shiko pastaj se çka ju
bëj atyre hunjve unë!
U shtang në vend i shkreti. Nuk e kishte pritur këtë
reagim timin. Unë po i kërkoja me shkrim kacafytjen e tij me pushtetin
komunist. Sikur ta hante dhe të ma jepte një urdhër të tillë me shkrim,
atëherë, do të përfundonte në pleqëri prapa grilave të burgut. Më shikoi
shtrembër dhe doli nga zyrja duke më lënë vetëm mua. Asnjëherë më parë nuk e ndjeva
veten më të fuqishëm se në atë çast. Po të vie koha o Sulejman Rexhepi,
pëshpërita qetë, dhe pse më vinte të ulurij mu ashtu siç e bëja në Zheden sa
herë që i ndërseja zagarët pas viktimës së radhës.
Marrur nga Balkanpost
Comments
Post a Comment