Skip to main content

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh
KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË


Miq të dashur!
Vëllezër e motra!
Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike.
Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË 

HYRJA
Bismilahi rrahmane rrahim!
Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe memoaret. Memoaret, kujtoj unë, janë çapitje letrare të ndërthurura me elemente të publicistikës, të historisë dhe të psikologjisë. Meqë memoaret nuk shkruhen si ditar, atëhere, varësisht nga kujtesa dhe afinitetet e shkrimit gazetaresk, nis dhe e hedh në letër të kaluarën tënde. Pa dyshim, në mënyrë sa më korrekte dhe sa më besnike! Madje dikush edhe mbanë shënime, ka shënime ditore, të mbajtura që kur nis karrierën e vet. Pra, memoaret janë interesante nga një individ që ka një karrierë të bujshme dhe që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë e vet.
Memoaret, pra, janë histori personale, të shkruara në formë letrare, por ka të shkruara edhe në formë të kronologjive që i përkasin lëmit të historisë. Ky lloj i memoareve më tepër thithet nga lexuesit që janë pasionantë të shkencës së historisë se sa lexues të gjërë. Memoaret që i afrohen letërsisë janë shumë të pakta por tepër shumë të lexueshme. Janë, si tregimet e shkurta por jo të imagjinueshme, janë ngjarje konkrete, të sakta dhe që për personazh kryesor kanë vetë autorin.
Ka vite e vite që nëpër noteset e mia kam hedhur ngjarje, kam hedhur raste, historira nga më të ndryshmet që më kanë ndodhur mua, që kanë ndodhur nga unë dhe rreth meje. E shoh që forcat po më tradhëtojnë dhe, duke qenë paksa skeptik se do t’ia dal mbanë, vendosa që të ec gjurmëve të njerëzve të mëdhenj, jo që ta krahasoj edhe unë veten me të tillët, por, thjesht, që ngjashëm si ata, të lë edhe unë gjurmë në këtë zhanër të shkrimeve, pra, në sirtarin e memoareve.
Lexues të dashur, vëllezër e motra të mia, në vazhdim do t’ju sjell gjëra shumë pikante dhe tepër shumë interesante, sepse, kam bindjen që do t’ju pëlqejnë, argëtojnë, për më tepër, kam bindjen që shumë fakte që do t’i  ngërthej aty do t’i  shërbejnë historisë sonë kombëtare.
Që në fillim do t’ju kërkoj falje që do të më duhet të jem i ngadalshëm, nuk do të botoj tufa memoaresh por, do të shkoj një nga një, të shkurta dhe shumë interesante. Mbase, për shkak të angazhimeve të mia të përditshme, si dhe në mungesë të kohës për  t’i  rishkruar dhe redaktuar këto memoare, do të ketë ditë që do të mungoj por, pa dyshim që, në faqen time të krijuar enkas për memoaret e mia, do t’u informoj me kohë që kur do të keni rastin t’i  lexoni.
Do të jem shumë i sinqertë, shumë i drejtpërdretë, shumë korrekt me ngjarjet, me historitë, me personzhet, kështu që, të gjithë ata personazhe që do të preken, paraprakisht ju kërkoj të falur, sepse ndryshe, nuk do të ishin memore por krijime letrare. Unë nuk ia them krijimeve letrare, kurse me publicistikë jam marrur goxha shumë. Shkrimet e mia publicistike, të përmbledhura edhe në tri librat e mia të deritanishme, sikur më duken pa shpirt, sikur më duken të kursyera nga faktet dhe të vërtetat, prandaj, kujtoj se, memoaret në vazhdim do të jenë shpirti dhe gjaku i atyre shkrimeve publicistike.
Nuk do t’i  “kursej” as shokët, as miqtë, as anëtarët e familjes sime, as veten, as funksionarë të ndryshëm politikë, as intelektualë të ndryshëm duke i përdorur si personazhe në memoaret e mia, sepse, në të kundërtën, ngjarjet do të dukeshin imagjinare.
Me shpresë se një kohë të gjatë do t’i a kalojmë në këtë faqe elektronike, me shpresë se do të mblidhemi sa më shumë lexues në këtë faqe, kam bindjen se, ju, lexues të mi, do të më inkurajoni që në fund të dal edhe me librër ku do të përmblidhen të gjitha memoaret e kësaj faqe elektronike. Pra, daljen në dritë të atij libri do ta motivojë interesimi i juaj për këtë faqe. Suksese.
Esselamu alejkum ve rahmetullai ve berakatuhu!

H. Sulejman ef. Rexhepi
                                                                                                                         d.v.
Memoari nr.1
Unë hoxha që i imitoja bitëllsat
Nuk do të sjell asgjë këtu nga koha kur isha fillorist. Kam përshtypjen se për atë periudhë mjaft mirë ka shkruar një nga intelektualët absolutisht më i madh i të gjitha kohërave i provniencës islame në Maqedoni, biografi im, H. Rexhep ef. Ziberi, i cili, më ka përgtitur një biografi sa profesionale aq edhe emocionale. Është e vështirë të mbahen lotët sa herë që ta lexoshe, sepse është tepër prekëse. Do ta kaloj edhe periudhën deri sa isha medresant në Medresenë e Prishtinës. Këtë periudhë e mbaj mend si çdo adoleshent kur futet në periudhën e pjekurisë. E di që kam qenë tepër i fuqishëm, kam pasur shumë merak që t’i mas forcat me të gjithë medresantët. Asnjë nuk më dilte përpara në mundje, isha i palakuar. Po, ishte kjo koha kur në mua nisi e u brumos  arroganca, nacionlizmi, moskokëçarja karshi policëve serbë, ishte koha kur po mblidheshim nëpër ndeja me shokë e shoqe, nëpër bodrume, edhe pse ne të medresesë kemi pasur tjetër regjim. Megjithatë, kur ishte në pyetje brumosja jonë me ndjenja pariotike, askush nuk ua varte personelit të Medresesë, të cilët, që të gjithë i konsideronim si vegla të okupatorit serb, madje, mbase edhe nga dalldisja rinore, që nga Ahmet Sherifi (përkthyesi më brilant i Kur’anit) e deri te pastruesit, të cilët, me atë shikim që na e hidhnin ashiqare shihej se e kishin detyrë policore që të na mbanin nën vëzhgim tërë kohës. Po pse mua? Po thashë, isha më i guximshmi, më problematiku dhe më që nuk i përtoja belasë.
Babai im i ndjerë, policinë jugosllave e kishte frikë në palcë. Më lutej e më qortonte që mos të përzihesha me nacionalistët kosovarë, më luste që të isha lojalistë dhe të kisha kujdes, sepse me policinë jugosllave më mirë kalohet duke i shërbyer se sa duke i kundërshtuar.
Tani, kur e kujtoj babain tim, menjëherë më bëhet e qartë se pse aq shumë insistonte që të ikja diku në tokat arabe për të kryer edhe ndonjë fakultet teologjik. Nuk donte që të përfudoja në Sarajevë. Donte në shtetet arabe. Po pra, sepse vetëm në ato shtete mund të më spastrohej truri nga ai infektim nacionalist që më ishte bërë gjatë shkollimit të mesëm në Kosovë. Iu binda tepër shumë babait, aq shumë sa nga memorja ime kam fshirë të gjithë ata shokë, të gjithë ata njerëz  e personalitete me të cilët kuvendonim shqiptarçe dhe me tone mjaft nacionaliste. I pata fshirë si dashakëqinj të karrierës sime dhe, tek pastaj u brumosa me kulturë dhe njohuri islamo-arabe. Përkundër kësaj, për asnjë çast nuk denjova që ta ndërroj pamjen time si dhe karakterin tim prej një çunaku rrebel e trim. Në fakultetin ku kisha shkuar më lehtë kalohej kështu si unë se sa të ishe i butë e i urtë, sepse të trajtonin si femër, madje deri në sulm seksual. Këtë karakter ma kishte sugjeruar idhulli im, hafiz Bedri Hamiti, ndërsa pamjen time të jashtme e kisha sa për të shitur “fora” perëndimore. Doja të dukesha si një nga Bitëllsat, me flokë të gjata e me pantolla të gjëra, madje në fund të këmbëve të ishin të gjëra aq sa ishte beli. Kjo pamje u pëlqente femrave të cilat na shihnin ndërsa ne kurrë nuk arritëm t’i shohim, të mbuluara kokë e këmbë.
Kurrë nuk më ka joshur kjo pamje e femrav arabe. Kurrë nuk kam pranuar se ajo është veshje islame, por, thjesht, veshje tradicionale e vendit. Edhe vendi im, Sullara e Epërme, kishte tradita.
Me të gjitha të mirat dhe të ligat e veta, me tërë katundarinë dhe idiotizmat e veta, me tërë injorancën dhe ritet antiislame, unë për vete iu nënshtrova përjetë traditave shqiptare të vendit tim. Kështu ndjehem vetëvetja.
Memoari nr.2
MARTESA MË BËRI BURRË E SHKUAR BURRAVE

Nëna ime, rahmet i pastë shpirti dhe, ishalla më ka bërë hallall sepse dorën në zemër, ia kam nxirë jetën me mbrapshtitë e mia, kam qenë fëmijë i papërbajtur, pra, e dashura nëna ime, shpesh thoshte: o ky nuk rahatohet pa e martuar! Gjithë ky dash duhet të nalet disi!
Nuk kam qenë tip i dhënë pas femrave, ndaj dhe asnjëherë nuk më ka shkuar në mend se martesa mund të ndikojë në qetësimin tim, në kontrollimin e energjive të mia. Edhe pse fëmijë, seç e ndjeja gjithmonë veten burrë të pjekur. Dëshira ime më e madhe ishte që të kaloja kohën me burra të moshuar. Kjo më vonë do të më shpjegojë se pse arrita të bëhem aq i urtë dhe aq i pjekur.
Pikërisht kjo burrëri e hershme më bënte të reagoj në gjithçka, të jem plotë energji, të zihem me cilindo që do të ma prishë mua apo shokëve të mi, isha, thjesht, rrebel. Jo rastësisht Mulla Rashiti gjithnjë më thoshte Gjorçe Petrov. Jo që kisha njohuri mbi këtë figurë historike maqedonase, por, çuditërisht, sa herë më thoshte Gjorçe Petrov, seç ma përshkonte trupin një zjarr, në prush. Biles kështu më thoshte edhe Mulla Rashiti: “O bir, o Gjorçe Petrov, o krejt “zhar” je bre…”.
Ja çka do të thotë mishërimi me historinë e huaj! Më vonë do të më thonë edhe Skenderbe por, kurrë nuk më ka ndjer trupi atë zjarrin e “zharit”, për vetë faktin se emrin Skenderbe e kam dëgjuar shumë vonë, ndërsa me emrin Gjorçe Petrov, jemi rritur, rruga për në Sullaren time i binte nëpër lagjen e Gjorçe Petrovit, pazarin e mjekimin e kemi bërë në këtë lagje. Unë Gjorçe Petrovi në mes të Prishtinës?! E dija që nuk isha, por nuk e kuptoja se pse trupi flakë më shkonte kur më thoshin me këtë emër, pse trimërohesha dhe pse përpiqesha ta imitoj këtë “vojvodë”! Ndoshta për shkak të ëndërrave rinore!
Ëndërrat e mia rinore ishin, thjesht, të bëhesha burrë e shkuar burrave, trim, i zjarrtë, i guximshm, luftëtar. Dhe këtë nivel të burrëris e arrita sapo u martova. Momentin kur dola nga dhoma e dhëndrrisë seç e ndjeva veten të përgatitur për sfidat e jetës. Dhëndërr u futa si Gjorçe Petrov kurse dola si plak i urtë, dola me plane të qarta për jetë. Zoti ishte me mua. Në mua vdiq Gjorçe Petrovi ! Tash e tutje, për të tjerët do të isha Sulejman Rexhep !
Memoari nr.3
A SHANË HOXHA
Nga koha e Medresesë në Prishtinë kam shumë kujtime. Ajo periudhë jasht Medresesë gjithçka tjetër ishte marksizëm-leninizëm. Vlonte Kosova nga kjo ideologji. Pa dyshim, marksizëm-leninizmi kishte future ndikimin e vet edhe në Medresenë tonë. Sot, kur e kujtoj atë kohë, më vjen të turpërohem prej atyre mësimeve dhe prej atyre hoxhallarëve komunistë që na mbushnin si bateritë e zbrazura me këtë ideologji. Ishte kohë e tillë, po na përgatisnin të bëheshim hoxhallarë komunistë. Komunistët e dinin se përmes hoxhallëkut, përmes kontaktit me xhemat dhe influencimit tonë mbi ta, më se lehti do të përhapej marksizëm-leninizmi, më së lehti do të zhvillohej bashkim-vëllazërimi, më së lehti do të luftohej nacionalizmi shqiptar i cili ishte dhe mbeti gogol i komunizmit jugosllav. Më vonë edhe do të dalin disa hoxhallarë ekspertë në luftimin e nacionalizmit shqiptar. Një nga këta ekspertë isha edhe unë. Falë Zotit ky aktivitet nuk zgjati shumë, sepse nacionalizmi ishte më i fuqishëm se çdo forcë tjetër, pra, edhe më i fuqishëm se predikimi ynë përplot me islam e Allah në gojë. Çegevara i tyre Kosovar ishte më i fuqishëm se vazi ynë, fatmirësisht!
Jo gjithnjë merreshim me hoxhallëk. Natyrisht, ishim të rinjë e na vlonte gjaku. Pastaj, si të rinjë që ishim, si të indoktrinuar deri në palcë me marksizëm-leninizëm, shpesh dinim të dilnim edhe jasht mantelit të hoxhës. I mernim lakmi rinisë kosovare plot me vrull e energji apo dikush na joshte! Nuk e kuptonim se kjo ishte lojë e UDB-së së askohëshme me qëllim që të na fusin në grusht dhe të na mbanin përjetë bashkëpunëtorë të tyre. Grrepi ishte femra! Një hoxhe i ardhshëm i ngarkuar me ndonjë mëkat prej të cilit vështirë se mund të shpëtojë, pa dyshim që përjetë do të ishte në grusht të UDB-së. Ja pse na shau aq keq Mulla Rashiti kur na zuri me femra duke pirë kafe në një lokat të Prishtinës.
“I shihni këta tre hoxhllar të ardhshëm, a! Ani edhe Adnan Eminovi e Vesel Dauti duhet të kthehen në  Maqedoni me përhap islam. Këta tre i zura dje me tri femra në një kafe. Njëri më tha se ishte me çikën e tezes, tjetri më tha se ishte me çikën e axhës, e tjetri me çikën e dajës. Po a bën myslimani zina me anëtarët e fmiljes bre krejt bota islame ua q… nanën juve, hë”- ishte shpërthimi i Mulla Rashitit me atë rast. Sot plotësisht e arsyetoj se pse na u sul me atë rrebesh sharjesh. Të tre hoxhallarët përfunduan si hyzmeqar të UDB-së. Unë u pata betuar që një ditë do t’i hakmerrem këtij shërbimi që kurrë nuk na la rahat.

Memoari nr.4

UNË KOMUNISTI– ÇEGEVARA NË MES TË KUVAJTIT

Pak edukimi familjar, pak porositë e babait tim, pak mësimdhënësit tanë, hoxhallarët e periudhës komuniste dhe pak vetë sistemi, e kishin bërë të veten që prej mua të krijojnë teologë të ideologjizuar, pra, hoxhallarë komunistë. Diapazoni i njohurive tona ishte më i zgjëruar se i bashkëmoshatarëve tanë të shteteve arabe. Këtë e vërtetova sidomos kur e mora udhën për në shtetet arabe për të vazhduar skollimin tim akademik.
U përplasa në Kuvajt!
Ndejet e mia me burra nëpër oda, dëshira ime për t’i emituar burrat e kohës të katundit tim (Sullara e Epërme gjithmonë ka dhënë burra të zgjuar, burra që kanë shpëtuar burrërinë në Sullares të Poshtme, në Kondovë ku shumica e banorëve sulalen e kanë nga romët, por dhe në tërë Dërvenin), dëshira ime për të mbajtur anën e të drejtit (i drejtë është gjithmonë ai që është i fortë), më motivoi që të orientohesha për studimet e sferës së drejtësisë, sheriatit. Pra, në Kuvajt nisa të studio sheriatin!
Në Kuvajt arrita me farmerka, me “shangajka” dhe me një maicë të kuqe. Gjithmonë i kam pasur qejf ngjyrat e kombit tim, kuq e zi, por, meqë përcilleshim prej udbashëve, meqë kisha frikë, vishja maica vetëm me ngjyrë të kuqe. Kur më pat pyetur njëherë një mik i imi, Zujhajrati, nëse isha gjakovarë (me demek pederast) se pse vishja vetëm maicë të kuqe, desh ia përshesha turinjtë. Unë Gjorçe Petrovi, unë Çegevara i Prishtinës të isha “gjakovar”? Natyrisht, miku im e pësoi dhe hoqi dorë prej provokimeve të tilla.
Me një çantë shpinës dhe me duart në xhepa u akomodova në Kuvajt. Shumë shpejt i mora penjtë në duart e mia.  Imponova burrërinë time, guximin tim dhe budallallëqet e mia. Ndryshe nuk bënte. Me gjoksin e fryer, me pantallonet e gjëra, me maicën ngjyrë të kuqe, me flokë të gjata  tamam përngjaja në Çegevarën, në simbolin e kohës për mbarë të rinjtë e botës. Ndërsa unë e kisha si simbol të rrebelizmit, pasi që e kisha studiuar dhe e njihja tamam se kush ishte kjo figurë kaq e madhe botërore. Një student, boshnjak, emri i të cilit tashmë nuk më kujtohet, sepse e pranoj, nuk i mbaj mend emrat, më kishte pas thënë njëherë “Të kesh njohuri mbi Pejgamberin s.a.v.s. kaq sa ke për Çegevarën do të ishe një nga biografët më të shquar në botë të personalitetit të Muhamedit a.s.!” Që nga ky moment këtë boshnjkun e vura në shënjestër, e hetova se ai e kishte në gjak talljen me shqiptarë, mezi prisja momentin që të kapem me të. Dhe, nuk vonoi shumë! E zura duke e ofenduar dhe duke e grushtuar Zulhajratin, mikun tim. Nuk prita asnjë sekond, e kapa boshnjakun, e shtriva për toke, ia vura thikën në fyt dhe i bërtita “okrenise prema Kiblu, pizda ti mater”! Të shkretit i shpëtoi shurra, ndësa nga ai moment kurrë më nuk e pamë të studionte në fakultetin tonë. Iku, apo e tërhoqi UDB-a nuk e pata të qartë kurrë.  Nga ky moment të gjithë më quanin Çegevara, sidomos kur ecja veshur me maicën e kuqe.
Një herë, një profesor, më duket se quhej Xhemil, më ndaloi dhe më pyeti në mos isha komunist, meqë gjithmonë po vishesha me maicë të kuqe e të ngushtë, me gjoks e muskuj të fryrë. Natyrisht, desh i mbeta në qafë duke ia ngritur zërin dhe duke e pyetur kërcënueshëm se çka kishte ai kundër komunizmit. Komunizmi është i mirë!
 Memoari nr.5
SI E MUNDA PROFESORIN E SHERIATIT

El Shuajbi, profesori im i cili kishte arritur një autoritet mbi studentët falë rigorozitetit në të notuar, por edhe falë ligjërimit perfekt prej një profesori të stërpjekur, deri sa po kaloja nëpër qendër të studentëve bashkë me shokun tim Zulhajratin, më provokoi shumë ashpër!
- Nuk të shkon fare kjo maicë e kuqe. Edhe sheriatli i ardhshëm edhe komunist, nuk shkon! – më tha.
- Pse – i thash - çka ke ti kundër komunizmit. A e di ti se me qenë në Jugosllavi, për këtë fjalë të kisha djegë. Të kisha paraqitë në polici e ti kishe përfunduar shumë keq.
- Komunizmi është ideologji e shpikur për ta luftuar islamin- më tha profesori!
- Unë vij prej një vendi komunist ku islami bashkëjeton për mrekulli me këtë ideologji. Ai sistem më ka dërguar këtu në Kuvajt që të bëhem teolog i mirë. Por, këtu, profesorë si ti, teologët po i nxjerrkan gjysmakë.
- Unë dhe ti paskemi punë – më tha profesori. – Do të më mbashë mend për tërë jetën.
- Çfarë ngjyre ka gjaku yt – e pyeta.
- Të kuq – më tha!
- Pse nuk e ke të gjelbërt, si ngjyrën e islamit – i thashë. E shikon, të gjithë krijesat e Zotit, në esencë janë komunistë. Komunizmi i ka siguruar një mirëqenie të mrekullueshme popullit tim shqiptar. Falë kësaj ideologjie po lulëzon edhe islami atje te ne. Ti nuk qenke profesor, ti qenke imperialist amerikan – i thashë me plotë urrejtje. Gati t’ia përplas edhe ndonjë shuplakë në atë fytyrë të mbuluar me mjekër.
- Shkurtoi flokët dhe nis e lësho mjekër, kështu po më ngjanë si në një femër të lazdruar – më tha.
- Kështu na do Josip Broz Tito – i thashë
Profesori u dorëzua. Uli kokën, nuk nxori më fjalë nga goja dhe vazhdoi punën e vet. Kurrë nuk më ndaloi më. Dorën në zemër, dhe provimet i kalove lehtë te ai. Natyrisht, nuk e lash me aq atë debat në mes meje dhe profesorit. U ankova edhe te ambasadori jugosllav por edhe në dekanat. Nuk pajtohesha aq lehtë në atë kohë të më shante dikush komunizmin dhe Shokun Tito. Si rini e Titos kishim dhënë betimin që asnjëherë nuk do të shmangeshim rrugës së tij.
  
Memoari nr.6
VËLLAZËRIM-BASHKIMI MË I SUKSESSHËM SE ISLAMI
Babai im më kishte dhuruar spontanisht një moto jete: “Birë, nëse do të kaloshë mirë në jetë, kalo mirë me pushtetin, mos e kundërshto pushtetin!” Pushteti komunist Jugosllav na ndiqte gjithandej, madje kishim qejf të na ndiqte, na ishte bërë sistem jete. Brenda nesh e kishte ngjallur atë gogolin që e vriste në vend secilin që përpiqej ta kundërshtojë pushtetin. Vëllazërim-bashkimi ishte, pa dyshim, vlerë e paçmueshme. Midis Beogradit flije kokërr shpinës pa t’u trembur qerpiku i syrit.
Këtë porosi të babait e pata moto jete. Pak para se të nisesha për në Kuvajt, as vet nuk e di se si gati tërë Maqedonia e kishte marrur vesh për synimin tim. Nuk ma merr mendja të ketë folur diku babai im. Sido qoftë, ditën kur e preva biletën për në Beograd, prej nga do të fluturoja për në Kuvajt, pas katundarit tim, topallit, më kishte dërguar fjalë Goran Subashiq, i cili në takimin tonë në një zyre të këshillit ekzekutiv të qytetit të Shkupit, m’u prezantua si rreshter i vjetër, përgjegjës i sektrit për çështjet fetare pranë KOS-it. Pasi u bind se unë me tërë shpirt isha jugosllav i zjarrtë, më porositi që këtë imazh ta përcillja kudo që do të shkoja, sepse, kështu do të dilja i nderuar atje por edhe brenda. Më tha që, në çdo fakultet ku shkojnë studentët tanë nëpër shtetet arabe, kanë për detyrë të përcjellin njëri tjetrin dhe këtë nuk e dinë asnjëri. Të gjithë kur të kthehen në vendlindjen e tyre, do të raportojnë për njëri tjetrin, prandaj, më tha, hap sytë dhe, më mirë të raportoshë ti për shokët se sa shokët të raportojnë për ty. Jugosllavia nuk ka vend për ata teologë që nuk do të jenë markë jugosllave. “Kujdes, më tha, shtetet arabe janë në anën tonë, prandaj, as mos tentoni që të futeni nëpër lëvizjet ekstremiste që tentojnë t’i destabilizojnë shtetet mike arabe. Prandaj, do t’i vëzhgoshë këta ujqër, mundësisht edhe t’i eliminoshë nga pozicioni i gjyetarit, më tha si në shaka e që, duke më shtrënguar damarin e qafës desh më paralizoi në vend. Në ty e shohim të ringjallur Gjorçe Petrovin tonë, më tha pasi më uroi udhë të mbarë për në Kuvajt.
Që nga ai moment, të gjithë që më provokonin, qofshin ata edhe miqtë e mi më të ngushtë, menjëhere krijoja përshtypje se i ka lëshuar Subashiqi,të më përcjellin, prandaj në të tilla situatë reagoja i papërmbajtur. Prandaj i reagova aq ashpër edhe profesorit arab, el Shuajbit, i cili, për një moment, seç m’u duk si mik i rreshterit të vjetër, Goran Subashiqit, të cilit më duhej t’i raportoja sa herë që kthehesha në Shkup por, jo rallë i raportoja edhe përmes njerëzve “diplomatikë” që më takonin sa herë që donin të iknin nga Kuvajti. “Suljo, mos ke ndonjë selam për Subashiqin”, më thoshin fare pa m’u prezantuar. Sapo ma përmendnin emrin e tij, e dija që janë të lozjës së tij. Nuk ishte edhe aq lehtë të bëheshe teolog në shtetet mike të Jugosllavisë. Ne duhej të ishim shembull i Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, shembull këtë që nuk po mund ta arrinte madje as islami si fe! Edhe këtë, falë atij rrjeti të spiunëve që ishte i shtrirë cep më cep botës.
Memoari nr.7
KUJT I FRIKËSOHESHA NË KUVAJT

Zulhajrati ishte miku im më i ngushtë. E kisha shumë për zemër, aq shumë sa që për të kujdesesha më shumë se për vetëveten. E mbaja, kujdesesha për të, e ndaja me të çdo gjë që kisha, pa ia llogaritur asnjëherë për borxh. Por, siç thonë, atë që e kë më për zemër, atij kija frikën, sepse, edhe pse ti gjithmonë ke qenë i sinqertë me të, ai gjithnjë të ka llogaritur si borxhdhënës. Broxhliu gjithmonë ëndërron që të lirohet prej atij që i ka borxh. Kjo më frikësonte, sepse, e ndjeja se kështu do të ndodhte.
Kisha dilema të mëdha: kë e kisha mik të ngushtë – Zulhajratin për të cilin kujdesesha apo Subashiqin i cili më kishte treguar shumë sinqertë se, ata që do të më rrinë sa më pranë ata do të jenë telalli më besnik që tek shërbimet policore në vend do të raportonin besnikërisht për mua.
Kisha vetëm një rrugëdalje! Të afrohem edhe unë sa më shumë pranë tyre, pranë studentëve dhe, të mbledh sa më shumë informata. Meqë ishte e sigurtë që, me t’u kthyer në atdhe pra, në Jugosllavi, të gjithë ata do të raportonin për mua, atëherë do të ishte shumë më mençuri që unë i pari të raportoja për të gjithë ata. Subashiqi do të më mbulonte, nuk do të më dorëzonte te shokët e mi, ma kishte premtuar këtë.  Do t’ju thoshte se këto informacione i kishte pak nga njerëzit e ambasadave tona, pak nga raportet diplomatike që vinin përmes ministrisë së Punëve të Jashtme. Prandaj, kurrë nuk duheshin dhe nuk respektoheshin njerëzit e ambasadave. Prej tyre ruheshim si prej gjarpërit.
Vitin e parë, kur u kthyem nga Kuvajti, menjëherë pas njerëzve të familjes së ngushtë, më takoi rreshteri i vjetër, Subashiqi. Më pyeti për disa gjëra për të cilat nuk i dite askush përveç se meje dhe shokut tim të ngushtë, Zulhajratit. Në atë çast u pata betuar se do ta djeg këtë njeri. “Mos më thënshin Sulë nëse nuk e përvëloj si me prush Zulhajratin!”- u pata betuar më vete.

Memoari nr.8
RAPORTI IM I PARË– MOMENTI KUR E SHAVA ARABISHTEN

A mund të ishin enveristët (ithtarët e Enver Hoxhës) më shqiptarë se unë! Ata, adhuruesit e këtij satrapi, të ishin më nacionalistë se unë nuk ndodh në asnjë mënyrë! Ai njeri që nuk e do fenë e popullit të vet ai nuk e do as vetë popullin. Prandaj, këtë tip nacionalistësh i urreja. Ata marksista-leninista, unë marksist-leninist! Ata e donin Shqipërinë, unë e doja Shqipërinë. Ata dëgjonin këngë folklorike e patriotike, po ashtu edhe unë i dëgjoja. I vetmi dallim ishte se unë nuk e doja Enverin, liderin shpirtëror të tyre. Nuk mund të paramendoja kombin shqiptar pa fe! Më dukej gjë e tmerrshme. Prandaj, qysh në Prishtinë, si nxënës i Medresesë, u pata rreshtuar në anën e atyre që i luftonin këta qafira, këta të pafe. Kishim shkuar aq larg sa e kishim bërë hallall bashkëpunimin me policinë jugosllave kundër këtyre enveristave. Komunizmi jugosllav më dukej si një sistem më i sigurtë dhe më i përshtatshëm për zhvillimin e fesë islame, prandaj, të gjithë ata që përpiqeshin ta rrënojnë këtë sistem i ndjeja si armiq të Allahut, prandaj dhe pa hezitim rreshtohesha në atë tabor që i luftonte pa mëshirë të gjithë armiqtë e komunizmit jugosllav.
Kjo ndjenjë më bënte që të miqësohem pa kurrfarë kompleksi me rreshterin e vjetër, Subashiqin. Kur mi tregoi disa gjëra të cilat i dinte vetëm shoku im Zulhajrati vendosa që edhe unë të tregoja diçka që dija për të. Më tha që, historia nuk bëhet duke folur por duke lënë gjurmë me shkrim. Më dha një copë letër dhe një laps kimik e më tha: “shkruaj”! Seç m’u duk si urdhëri “ikre”! Sapo nisa të shkruaj në maqedonisht dhe në qirilicë, nisa të ngatërrohesha. Nuk më kujtoheshin shkronjat. Nuk dija të shkruaja. Nisi të shkruaj me shkronja arabe. Ky është momenti kur për herë të parë e shava arabishten.
Mezi i shkrova në qirilicë nja dy-tre elemente për Zulhajratin:
1. Zuli (kështu i thoshte Subo shokut tim Zulhajratit) i urrente tmerrësisht arabët të cilët asgjë nuk dinin për shqiptarët ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të heqin dorë edhe prej fesë islame.
2. Zuli shumë shpesh dilte nëpër kafiteri me femra. Më luste edhe mua. Një herë kur dola me të, nga xhepi nxori një tufë dinarësh kuvajtianë. Atij nuk i çonin aq shumë lekë prej shtëpisë. Aty kuptova se paratë që po u humbnin studentëve nuk po i lëshonte dheu por po përfundonin në xhepin e shokut Zul.
3. Zuli kishte shumë dëshirë që të bredhë nëpër shtetet arabe ku studionin shqiptarët dhe të mbante lidhje me ta. Ndërsa unë brengosesha dhe dyshoja se ai po vizitonte lëvizje të ndryshme, ndoshta edhe ishte anëtarësuar e që ishin kundër sistemit jugosllav. Unë prej tij doja hoxhë të vërtetë e jo rrugaç.
Pse ia shkrova këto gjëra Subashiqit?!

Memoari nr.9
SI U SAJUA RRENA “MULLA SULA PI RAKI“
Në takimin e parë me Subashiqin, pas ardhjes sime nga Kuvajti vitin e parë të studimeve, sapo u ulëm në tavolinë, ai porositi dy gota raki, një për mua një për të. Desh i rashë në qafë. Kurr nuk kam qenë më nervoz si në atë moment. I thashë, ta kisha pushkën e gjyetisë do të të vrisja në vend.
- Hej, urtë! Trus bythën në karrige. Ne kemi fakte dhe fotografi që ti, për 28 Nëntor, ke pirë e je bërë zuzë në një kafe, në periferi të Kuvajtit.
Gjysëm e vërtetë, thashë më vete. Këtë rast nuk e dinte askush tjetër përveçse Zulhajratit. Sapo ma tha këtë gjë Subashiqi, në atë çast vendosa që të rrëfej gjithçka për shokun tim të cilin e doja me aq shpirt. Paska qenë i lig!
Më 28 Nëntor të vitit të parë të studimeve, shkuam në një lokal të hapur ku kishte edhe muzikë të gjallë si dhe dridhje barku e gjoksi nga kërcimtaret profesioniste. Morëm nga një nargile. Unë e kërkova më të shtrenjtën, ndërsa Zulhajrati e mori me shije të mollës. Sapo e tërhoqa nja dy-tri herë më ra në kokë. Nisi të më sillej tërë lokali, fillova të qeshem, vetëm qeshesha. Kurrë në jetë nuk kam qenë më i lumtur e më i gëzuar. Thjesht, po fluturoja. Për herë të parë në jetë e kisha përjetuar atë ndjenjë. Nuk di sa ka zgjatur, nuk mbaj mend asgjë. Kur i kam hapur sytë, kam qenë në spital, 24 orë pa vetëdije, i dehur tërësisht. Jo me alkool, natyrisht. Me nargile, kurse kurrë nuk e mora vesh se ç’kishte pasur ajo nargile. Kisha vjellë shumë. Pas 24 orëve dola nga spitali i qytetit dhe u lëshova në kërkim të Zulit. Vetëm ai mund të dinte se në ç’gjendje kisha qenë atë natë. Ja, tashmë e dinte edhe rreshteri i vjetër, Subashiqi, edhe pse ky më tha që kisha qenë i dehur me raki. Qysh atëherë u pata frikësuar se do të ma keqpërdorin këtë dehje si rezultat i dëshirës së flaktë patriotike për ta shënuar pavarësinë e Shqipërisë nënë mu në mes të Kuvajtit. Dhe do të ma keqpërdorin deri në këto çaste kur po e shkruaj këtë dromcë memoari. Kot që betohem se kurrë në jetë nuk kam pirë asnjë gotë raki, ndërsa, nuk mund të bëjë be se nuk kam qenë i dehur. Madje kam qenë tapë, dërrasë…!

Memoari nr.10

KARRIERA IME DO TË PROJEKTOHET NË AEROPORTIN E BEOGRADIT

Kisha vendosur që mos të jem aq intim me shokun tim, Zulhajratin, prandaj edhe nuk pranova të kthehesha bashkë me të, në të njëjtën ditë, për në Kuvajt. Kështu më sugjeroi edhe Suba. “Ruaju prej tij por mos i shkëput të gjitha lidhjet. Mos i jep shenjë që të dyshojë në ty se tashmë ti di për te gjithçka, sepse pastaj edhe ai do të ruhet prej teje. Mbaje afër por gjithnjë manipuloje, gënjeje, sille në maje të kalemit”, më pat thënë Subashiqi, i cili, më tha edhe një gjë shumë të çuditshme. “Birë”, më tha ”po flas për të mirën tënde dhe jo se po të manipuloj që me ty të ngritem në karrierë. Edhe në KOS, si në kierarkinë ushtarake, rreshti i vjetër, pa fakultet, ngel përjetë në atë nivel të gradës. Nuk ka rritje, kështu që, më dëgjo, sepse të mirën që ta dua unë nuk ta do as babai yt biologjik”.

Subashiqin, çuditërisht, e takova në aeroport të Beogradit. Më tha që kishte ardhur enkas për mua, të më përcjellë. Gjënë e parë që ma tha ishte konstatimi i tij se tashmë në mua po shihte një lider të ardhshëm fetar në Maqedoni. Sipas tij, arsyeja se pse shqiptarët po rrinin larg Institucionit dhe se pse nuk po i përgjigjeshin jetës institucionale, paska qenë pikërisht fakti që Institucioni i Bashkësisë Islame kurrë nuk ishte udhëhequr nga një shqiptar. Më tha që, të përgatitesha mirë, sidomos të mësoja shkathtësi si të notohet në pozitat e liderit dhe, me ndihmën e tij dhe të miqve të tij, së shpejti unë do të isha në krye të institucionit fetar i cili do t’i tubonte të gjithë shqiptarët myslimanë. Më pëlqeu si ide, edhe pse u habita për brengën e një shkau që po e shprehte për shqiptarët myslimanë të Maqedonisë! Nëse nuk do të isha unë në krye të këtij institucioni dhe nëse do të lejohej që edhe më tej ta udhëhiqte këtë BI ndonjë joshqiptar, ai dhe krejt UDB dhe KOS kishin frikë se së shpejti shqiptarët myslimanë do të gjenin mënyrë se si të organizonin jetën e tyre fetare jasht institucionit. Frikë ishte se do të përhapeshin lëvizje radikale. Radikalizmi fetar do ta ushqente urrejtjen kundër të tjerëve dhe kjo pastaj do ta rriste edhe më shumë nacionalizmin shqiptar. Kjo ishte frika e Subës dhe e shokëve të tij. Tashmë po më projektonin si shpëtimtarë të islamit burimor në Maqedoni dhe me këtë edhe si tredhës të nacionalizmit shqiptar që më vitin 1968 ishte provuar se ishte shumë i egër dhe i rrezikshëm për vlerat e socializmit jugosllav. Thënë shkurt, në plan kishin të ngrisin kuadro teologjike të cilët, përmes predikimeve fetare, do ta kultivonin edhe më shumë bashkim-vëllazërimin. Ide gjeniale, ide kjo që tashmë ishte realizuar shumë mirë te priftërinjtë. Në këtë makineri pa dyshim që duhej të futej edhe elementi teologjik islam. Këtë ide po e nisnin me mua! Kurse mua babai im më kishte lënë emanet: “Me vllastin (kështu i thoshte pushtetit) veç me të mirë! Kurrë mos e kundërshto, sepse është si ta godasish murin me kokë. Me të mirë ec larg e më larg. Bëni shokë të jetës të gjithë ata që ta duan gajretin, qofshin këta edhe shkije, sepse, pa ndihmën e tyre nuk shkohet përpara. Kështu e kemi dërzhavën (pra, shtetin), nuk je as në devlet e as te baba mbret.” Lehtë është në Kuvajt të jeshë mysliman, eja provoe në Jugosllavi, në Maqedoni. Më mirë, siç thoshte babai im, musliman i ndershëm, i dëgjueshëm e bashkëpunëtorë me vllastin, se sa musliman rrebel, nacionalist shqiptar, dhe t’ju japësh shkas shkijeve që të ta tredhin edhe nacionalizmin por edhe ta ngulfasnin islamin. Gjynah i madh do të ishte kjo për mua. Prandaj vendosa që të studioja shumë, trimërinë e kisha, të mësoja disa shkathtësi dhe, unë gjallë e pa u bërë lideri i muslimanëve të Maqedonisë nuk e lë. Ky preokupim mu bë motiv i jetës sime që nga biseda e fundit me Subashiqin në aeroportin e Bogradit. Nuk u takova kurrë me të. Kishte vdekur disa muaj pas ndarjes sonë. Për mua i kishte folur gjatë Donevskit. Më vonë, për hirë të dashurisë së madhe që kishte pasur për mua Subashiqi dhe, në respekt të tij, u bëmë miq të ngushtë me Donevskin, i cili, do të më ndihmojë pa masë në kapjen e fronit të BI që do të ndodhë pas mëvetësimit të Maqedonisë, dmth pas prishjes së Jugosllavisë.

(Marrur nga Balkanpost)







Comments

  1. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi në (BARDH MAGIC), i shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ai më dha botën e tij dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë (MAGJISË E BARDHË), kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheheni me të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    ai do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: findritualforlife@gmail.com
    +3550685677099
    +2349046229159

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/