Ka 10 vjet që Afet Jashari është i punësuar në Ministrinë e Kulturës, në sektorin për trashëgimi kulturore. Ai ankohet se shqiptarët e punësuar në këtë institucion, nuk janë të avancuar asnjëherë nëpër postet udhëheqëse. Të gjithë u punësuan përmes Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit,
Jashari thotë se ashtu siç u pranuan në punë, si referent të ri, apo bashkëpunëtor, ashtu edhe kanë mbetur me vite, ndonëse kanë plotësuar kushtet për tu avancuar në kualifikimin e tyre.
“Këto 10 vjet sa janë kolegët shqiptar brenda institucionit të cilët shumica e tyre plotësojnë kushtet që të avancohen brenda sektorëve sa ka Ministria e Kulturës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga udhëheqësit e kaluarës, ndërsa pala tjetër ka pasur avancime nëpër sektor të ndryshëm”, tha Afet Jashari.
Jashari thotë se flet në emër të 50 punonjësve të këtij institucioni. Ai thotw se me anë të nënshkrimeve të mbledhura, nga ministria e kaluar kishin kërkuar avancimin e shqiptarëve, megjithatw kërkesa e tyre kishte hasur në vesh të shurdhër.
“Ne me kolegët shqiptarë brenda Ministrisë së Kulturës, biseduam dhe e pamë të arsyeshme që Qeverisë së tashme tia bëjmë me dije se brenda këtij institucioni ka shqiptar profesionist që dinë të bëjnë punën e tyre dhe meritojmë të jenë në pozita më të larta brenda institucionit”, shtoi Jashari.
“Nga 260 të punësuar në Ministrinë e Kulturës, 50 janë shqiptarë. Deri tani në postin më të lartë ka qenë sekretari shtetëror i ministrisë së kulturës, ndërsa punëtorët që janë me përvojë 10 vjet kërkojnë që shqiptarët të avancohen brenda këtij institucioni dhe të marrin poste më të larta.”
Behixhudin Shehapi për momentin ka pushuar së qeni sekretar shtetëror, ndërsa për TV21 theksoi se pret që nga ministri i ri Rober Allagjozovski, ta rrit përqindjen në postet udhëheqëse. TV21 tentoi të bie në kontakt me Petrit Saraçinin këshilltar i veçantë shqiptar i ministrit Alagjozivski, si dhe me vet ministrin por deri tani nuk morëm përgjigje.
Comments
Post a Comment