Skip to main content

KUJDES! OH HILAL mashtron opinionin me sasinë e ndihmave humanitare (FOTO)

OH Hilal gjatë këtyre ditëve përmes faqes zyrtare të BFI-së po njofton opinionin se është duke realizuar aktivitete humanitare nëpër disa qytete gjegjësisht nëpër muftinitë e Bashkësisë Islame. Nga informacionet e dhëna të kësaj faqe zyrtare ku edhe janë shpalosur të dhënat të ndihmave të dhënura nga OH Hilal nuk korrespondojnë me fotografitë që publikohen në prapavijë. 
Andaj, redaksia e portalit tonë morri në pyetje qytetarë të qyteteve të ndryshme ku janë shpërnda deri më tani ndihma humanitare, andaj rezultatet dalin të pavërteta lidhur me atë që ka njoftuar ky institucion fetar. Qytetarët e Dibrës janë shprehur të zhgënjyer me lajmin që ka publikuar BFI dhe OH Hilal kinse janë ndarë 6 tonë ndihma në këtë qytet. Sipas disa qytetarëve që janë përgjigjur në telefonatat tona kanë thënë së ne as që kemi marr vesh se janë ndarë ndihma. Edhe Muftiu, Hasa nuk është i sinqert me besimtarët ngase nuk është treguar e vërteta. “ A e dini sa don të thotë 6 tonelata ndihma në Dibër, nuk mbetet asnjë familje pa marrë ndihma në këtë qytet. Dibra është e vogël dhe kjo sasi prej 6 tonë do t’na mjaftonte të gjithëve. Kjo është gënjeshtër e madhe e thënë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe një gënjeshtër dhe mashtrim i tillë të ndodhë nga Muftiu Ramazan Hasa dhe BFI është e patolerueshme. Ka shumë shoqata që sjellin ndihma në Dibër dhe janë shumë më të sinqertë se këta të BFI-së, turp tju vie si gënjejnë…!”- shtoi mes tjerash një qytetarë i Dibrës. Edhe qytetarët e Prilepit ndjehen të mashtruar për lajmin dhe ndihmat e dhëna nga OH Hilal. Ata shprehën revoltë duke thënë se Kryetari i OH Hilal vetëm është fotografuar me muftiun dhe aspak nuk e flasin të vërtetën. “ Kjo që ndodh me OH Hilal dhe BFI nuk është aspak islame dhe njerëzore. Ata po gënjejn para opinionit kinse kanë ndarë mbi 5 tonë ndihma. Askush nuk i ka parë ato ndihma ndoshta i kanë ndarë  mes vete, apo vetëm te njerëzit e tyre të afërt ose i kanë dërgu në ndonjë magazine dhe i ruajn për vete.” Edhe në qytetin e Gostivarit kishte paknaqësi për ndihmat e shpërndara nga OH Hilal dhe Muftiu Shqir Fetahu, ku kishin njoftuar opinionin se në Myftininë e Gostivarit janë ndarë mbi 6 tonelata ndihmë humanitare . Qytetarë të Gostivarit shprehën lavdata ndaj organizatave të ndryshme dhe iniciativave të ndryshme , por jo edhe për BFI dhe OH Hilal për organizime dhe aktivitete në muajin e Ramazanit. Ne dëgjuam se Muftinia e Gostivarit dhe OH Hilal kanë shpërnda ndihma në qytetin e Gostivarit në sasi prej 6 tonelata, por sa është e vërtetë kjo e dhënë nuk besojmë aspak, ngase nuk kishte aq kutija me ndihma kur u bë shpërndarja e tyre?! Ajo që kanë shprehur disa shihet se nuk ka pasur ndihma 6 tonelata dhe nuk janë shpërnda aq sa është thënë. Pakënaqësit janë të mëdha nëpër qytete e vendit ku ka shpërnda ndihma OH Hilal mes tjerash edhe në Manastir kinse ka pasur pako për mbi 150 familje. Të mos flasim për Shkup dhe Tetovë ku besimtarët e dijnë se vetëm mashtrohen dhe gënjehen. “ Ne e kemi hasur për vite me rradhë se BFI vetëm mashtron dhe gënjen, pikërisht Molla Sula është ai që ndihmat i keqpërdor për interese të ndryshme. Ne e dijm se Molla Sula bashk me OH Hilal i vjedhën ndihmat dhe donacionet për Hasanbegut, ata kepërdorën shumë shumë ndihma të Turqisë që ishin sjellë për ne në maqedoni, ata keqpërdorin Vakufin e nuk po keqpërdorin ndihma”- thonë mes tjerash qytetarë të Shkupit.  

 



 
 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves