Skip to main content

Shtëpia e Arbën Xhaferit, Partia Demokratike Shqiptare!

Kohë pas kohe ndodhë që të flitet, të shkruhet, të përkujtohet dhe të bëhen dokumentar për Arbën Xhaferin. Me të drejtë ai u cilësua si kolos, rilindas i fundit, politikan atipik, filozof, intelektual i përmasave të rralla etj,etj. Për ta kujtuar atë, i vihet edhe emri i autostradës Prishtinë-Shkup. Dhe me siguri në të ardhmen kur shqiptarët do të jenë të unifikuar, të bashkuar, të lirë, me emrin Arbën Xhafer do të emërtohen edhe shumë tempuj të dijes,të arsimit,të artit dhe të kulturës.
Çuditërisht për të gjithë këto vite, pas vdekjes së Arbnit, nga shumë qarqe, sikur të jenë të marrun vesh, të jenë të sinkronizuar në nënyrën më të sofistikuar, për mos t'ia njohur, përmendur dhe kujtuar një vepër, një shtëpi, një organizatë polike të themeluar dhe kultivuar, të mbajtur gjallë me aq mund dhe sakrificë nga Ai, Arbën Xhaferi, Menduh Thaçi, e shumë e shumë të tjerë, vepra kapitale për shqiptarët e Maqedonisë, Partia Demokratike Shqiptare.
Shtëpi ku Ai, kaloi 19 vite jetë, shtëpi ku u afirmua kauza shqiptare, shtëpi ku u mundësua të hyjnë kuadro të profileve të ndryshme, të përgaditen, të mësojnë nga shkolla e PDSH-së. Shtëpi e cila në mësoi se si duhet të rrezistoht, si të punohet për lirinë dhe barazinë e shqiptareve, si duhet Flamuri Kombëtar, se çfarë tipare dhe si duhet të duket qytetari shqiptar, si duhet të jet femra shqiptare e emancipuar, Shtëpi që na mësoi se çka është morali në politik, si duhet të kultivohet ndërgjegja kombëtare, se si nuk shiten interesat kombëtare për karierizëm të sëmurë, se si nuk tradhtohen idealet dhe shokët.Shtëpi e cila predikoj se kush tradhëton në betejë është tradhëtar, se vetëm duke u zgjidhur çështja kolektive zgjidhen edhe ato problemet individuale.
Se liria është mirëqenia, arsimi, kualiteti jetësor, siguria fizike, punësimi, fabrika, infrastruktura dhe gjithçka që e rrethon njeriun.
Shtëpi e cila i mundësoi këto ligjerime Arbnit, shtëpi e cila e afirmoi dhe e lartësoj edhe vet, atë.
Kështu ligjeronte Arbën Xhaferi !
Për Arbnin dhe veprimtarin e tij mund dhe duhet të flasin vetëm kjo kategori e njerzve që në ecjen e tyre i përmbahen dhe zbatojnë keto kritere, që u përcaktuan nga Arbni.
Ali Ameti, ithtarët e tij, njerëz që drejtëpërdrjt dhe tërthorazi mbështesin Alinë, që në realitet janë anë e kundërt e këtyre postulateve, udhezimeve dhe ligjerimeve të Arbnit.Të gjithë këto nuk mundë të thirren dhe flasin për Arbnin, nuk mundë të jenë pasues të kësaj rruge të ndërtuar nga Ai.
Shtëpia e lënë trashigim nga Arbni, Partia demokratike Shqiptare, do të mbijetojë dhe jetojë deri sa do të jetojnë shqiptarët

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves