Translate

Saturday, May 13, 2017

PD pushton sheshin, Basha me ultimatum (LIVE)

Protesta e opozitës mbahet paqësisht në Tiranë. Kreu demokrat shpalos në fjalën e tij atë që quan programi i republikës së re.
Lulzim Basha përsërit tezën tre mujore se vetëm zgjedhje të lira dhe qeveri teknike janë zgjidhja e krizës. Ai tha se opozita nuk do të lejojë zgjedhje moniste por ju përgjigj kritikëve se lëvizja që ai drejton është paqësore.
“Nuk ka forcë më të madhe se forca e bashkimit tuaj. Nuk ka forcë më të shenjtë se forca e kauzës tonë të drejtë. Ndaj sot jemi 5-10-15 herë më shumë se dje dhe nesër do të jemi e më shumë. Partia Demokratike që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit në asnjë vend të Europës nuk luftohet më fort për Europën se në këtë shesh të lirisë, në këtë shesh të bashkimit, në këtë shesh të qëndresës. E dija që kjo ditë po vinte, ishta thjesht dhe vetëm çështje kohe. Le ta shpallim sot njëzëri Republikën e Re. Historia e Republikës së Re është vulosur sot me votën tuaj më të shenjtë, praninë tuaj në këtë shesh. Pyetja ime është kjo: “A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar?”. E të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh, deri sa Republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhjet e lira të ndershme që po vijnë. A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Ju kërkoj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe Zoti do ju bekojë e do na bekojë me fitore. Kështu siç u mblodhëm sot në këtë referendum, të jemi gati për të tretën, të vërtetën, marshimin tonë final. T’i lutemi Zotit ti hapë sytë e veshët e kundërshtarëve të pakët të republikës së re, përballë këtij bashkimi kombëtar, ti thërrasin mendjes e ti hapin rrugë përmes dialogut. Po kështu le të zotohemi se kjo që themeluam sot këtu, pasuria jonë e përbashkët, vendimi juaj i madh, shpresa e çdo shqiptari dhe shqiptareje, republika e re nuk do të ndalet, nuk do të thyhet, por do të marshojë në fitore totale”, tha Basha.
Ndiq drejtperdrejt Protesten, kliko me poshte:

0 comments :

Post a Comment