Skip to main content

Asnjë reagim kundër rrahjes së Irsal Jakupit

Kohë më parë mediat e vendit raportuan për një rrahje të sekretarit të përgjithshëm të BFI-së, Irsal Jakupit! Nga ana e BFI-së nuk pati as demantim as prononcim rreth këtij rasti, i cili deri te mediat e vendit erdhi sipas dëshmitarëve okularë. Një person korpulen, thonë se i ka dalur përballë Irsal Jakupit deri sa ky duke folur ne telefon po ecte rrugës së Çarshisë së Shkupit. Informatat flasin se Irsal Jakupi me lot në sy është lutur që të e falin, sepse, për gjithçka që akuzohet nuk është fajtor ai por i madhi i BFI-së, i cili nuk i ka dhënë numër tjetër të celularit por ia ka bartur atë që e ka pasur ish-sekretari i BFI-së Afrim ef. Tahiri.
Brenda BFI-së ka zëra që askush nuk është i kënaqur me Irsal Jakupin, madje që në momentin kur ka pranuar që ti provokojë të gjithë ata që e kanë kërkuar Afrim Tahirin në numrin e celularit që tanimë e shfrytëzon Irsal Jakupi. Në emër të tij janë provokuar edhe zonja ndërkombëtare e gazetare, të cilat pastaj i janë paraqitur efendi Tahirit në telefonin privat për ta konfirmuar nëse është ai që po tallet me dinjitetin e tyre apo dikush tjetër.
Pra, sipas kësaj informate, Irsal Jakupi tashmë e kishte mbushur kupën dhe gjithësesi që pritej ragimi i qytetarëve.
Ndërsa vetë Irsal Jakupi, disa herë ka shprehur pakënaqësi duke thënë se, që kur u mënjanua nga politika kushëriri i tij, Nexhati Jakupi, edhe pesha e tij në BFI ka rënë dukshëm. Ai tashmë më tepër e luan rolin e ndërlidhësit me palën turke se sa si sekretar gjeneral i BFI-së.
Po kush është Irsal Jakupi?
Irsal Jakupi është një ish-nxënës i Medresesë Isa Beu, i cili ka qenë një nxënës i mjaftueshëm. Pas kryerjes së fakultetit të shkencave islame, me sukses mesatar, punësohet në Muftininë e Gostivarit, i cili, më tepër ka pasur rolin e tagrambledhësit në parking të makinave se sa që ka luajtur ndonjë detyrë administrative në këtë Muftini. Epoka e tij vie sidomos në kohën kur në BFI u ngujuan personalitetet e BFI-së që kërkopnin reforma e që më pastaj do të dëbohen nga puna. Atëbotë Irsal Jakupi, duke e shfrtytëzuar kushëririn e vet dhe, përmes tij edhe funksionarët e BDI-së, arriti që ta shtrembërojë të vërtetën dhe përkohësisht të dalin me faj udhëheqësit e Nismës për Reforma në BFI, të cilën në shkallën e dytë të gjithë u shfajësuan dhe, edhe përkundër përpjekjeve për ta mbyllur procesin, gjykimi do të vazhdon edhe me tej.
Në BFI të gjithë janë të pakënaqur me kapacitetin e tij si dhe me sjelljet e tij prej një injoranti total. Kjo e nxitë Irsal Jakupin që të jetë i djallëzuar dhe të ndërhyrjë në shumë çështje. Me këtë ai po krijon armiqësi të mëdha, në çdo hap. Prandaj, nuk dihet se kujt i hyri në hak për ato grushta e shpulla që i hëngër këto ditë në zemër të Çarshisë së Shkupit. Po nëse kjo rrahje vie si porosi prej Sulejman Rexhepit, i cili gjithnjë e më shumë po e shpreh pakënaqësinë dhe urrejtjen kundër këtij shpëtimtari të tij! Duke e njohur natyrën e Mulla Sulës, edhe kjo është e mundshme!

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves