Translate

Thursday, May 4, 2017

Aliu: VMRO ka krijuar ligje që të jetë e mbrojtur edhe në opozitë

Në Maqedoni nuk ka politikanë të cilët kanë të etabluar kulturën politike. Po të kishte kulturë politike, që nga bombat e para, një politikanë do të tërhiqej nga skena. Kështu tha në emisionin Arena, analisti politik, Qenan Aliu.
“VMRO-DPMNE nuk ka bërë politik por sundim, pra ka sunduar. Ky sundim ka qenë kriminal. VMRO-DPMNE do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e saj, sepse ajo kontrollon sot e kësaj dite, kontrollon çdo pore të institucione”, tha analisti Qenan Aliu.
Rrahja deri në alivanosje, tha ai, nuk mundet juridikisht të kualifikohet ndryshe përpos si “tentim për vrasje”.
 VMRO-DPMNE tha Qenan Aliu, ka krijuar disa ligje për ta mbrojtur edhe kur do të jetë në opozitë.
“Këta hartuan ligje me brendi kriminale. Kjo band politike përgjimin e legalizoi me ligj.
“BDI është kontributore direkte për përgjimin, ngase eliminuan dispozitën që kërkohet vendim nga gjyqi për të bërë përgjim për dikën”, tha Aliu.

0 comments :

Post a Comment