Skip to main content

6 kongresmenë amerikanë vizitë blic në Tiranë, ja prapaskenat e misionit

Kriza politike dhe bllokimi i reformës në drejtësi ka bërë që SHBA-BE të kthejnë sytë nga Shqipëria. Ditën e djeshme kanë zhvilluar një vizitë të papritur në Tiranë një grup senatorësh amerikanë, të cilët kanë pasur takime me krerët e politikës shqiptare. Vizita e tyre ishte e papritur dhe qëllimi ka qenë mister. Kanë qenë 6 senatorë, me në krye shefin e Komitetit mbi Çështjet e Drejtësisë, Bob Goodlatte. Takimet nisën që herët në mëngjes me Presidentin Bujar Nishani, kreun e Kuvendit ,Ilir Meta, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, apo dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Por përveç aktualitetit politik, sipas informacioneve, dy kanë qenë kryetemat e misionit të tyre: monitorimi i punës së ambasadës së SHBA dhe ambasadorit Donald Lu, i cili është i emëruar nga Barack Obama, si dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Ka qenë portali “The American Spectator”, ai i cili që në datën 8 maj e paralajmëroi vizitën e kongresmenëve në Tiranë. Sipas portalit, gjatë kësaj jave Kongresi Amerikan është pushim dhe ata kanë vendosur të marrin një tur ballkanik, me qëllim për të parë nga afër situatën dhe mbikëqyrjen e ambasadave të tyre, sidomos mbi ndikimin e Soros. Ata do zhvillojnë takime në Itali, Greqi, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje. Edhe vizita në Tiranë ka pasur si synim për të parë nga afër punën e ambasadorit Lu, i cili është akuzuar shumë kohët e fundit. Po ashtu, kongresmenët kanë si qëllim të vizitës së tyre të shohin ndikimin që ka George Soros në Shqipëri e Ballkan. Në përfundim të misionit të tyre, ata do hartojnë nga një raport dhe do i paraqitet Kongresit, ku në rast se shihet se ka nevojë për ndërhyrje apo rrokadë në ambasada, do kërkohet një gjë e tillë.
Takimi me Nishanin
Kongresmenët i nisën takimet me Presidentin Bujar Nishani, ku mësohet se fokusi i është vënë reformës në drejtësi. Ata kanë kërkuar që të zbatohet me urgjencë vetingu dhe gjithë reforma. “Presidenti Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, njoftoi Presidenca.
Takimi me Metën
6 anëtarët e Kongresit Amerikan patën një takim dhe me kreun e Kuvendit Ilir Meta, ku dhe aty fokus ishte reforma në drejtësi, por dhe aktualiteti politik. “Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend me fokus të veçantë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, avancimin e reformës zgjedhore, zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes në kuadër të NATO-s dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe kredencialeve demokratike të Shqipërisë. Dy palët diskutuan gjithashtu edhe mbi forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku vëmendje e veçantë iu kushtua fenomenit të trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike dhe kultivimit masiv të drogës në vend si një aktivitet që lidhet edhe me rrezikun e terrorizmit dhe krimit të organizuar në të gjithë rajonin”, njoftoi Kuvendi.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves