Skip to main content

SULEJMAN REXHEPI SINONIM I HAJNISË, NEPOTIZMIT, KORRUPSIONIT

Ky është rezultati kryesor që del nga një sondazh i realizuar në periudhën nëntor 2016 – janar 2017. Ky sondazh është realizuar nga UFO Consulting e Tiranës, përmes degëve të veta CG PEMA në Ferizaj dhe Asociacioni kulturor “Dinjiteti” në Tetovë.
Dokumenti i pltotë i punës me dhjetra grafikë e tabela mund të shkarkohet nga adresa e UFO Consulting në internet:
https://ufoconsulting.wordpress.com/2017/02/20/anketa-bfi-ne-rm/

Sondazhi është bërë me tre kampionë: kampioni i besimtarëve (2678 të anketuar) , kampioni i teologëve të angazhuar nëpër xhami dhe kampioni me myftitë (578 të anketar) dhe nëpunësit e 13 Myftinive (32 të anketuar) të Maqedonisë, në periudhën Nëntor 2016 – Janar 2017.
Objektivi kryesor i sondazhit është të masë perceptimet dhe besueshmërinë e besimtarëve myslimanë në lidhje me BFI-në dhe organet e saj. Sondazhe të tjera të ngjashme mund të kryhen në vazhdimësi në vitet që vijnë dhe rezultatet të këtij sondazhi të parë mund të përdoret si bazë për të përcjellë kurbën e këtij perceptimi dhe besueshmërie përgjatë viteve.
Krahasimet ndërmjet tre kampionëve të ndryshme mund të bëhen vetëm për atë grup pyetjesh që kanë të bëjnë në raport me besueshmërinë ndaj Rijasetit të BFI-së dhe organeve të saj. Në këtë grup bëjnë pjesë pyetjet si:
- Sa të kënaqur jeni me punën e kryetarit të BFI-së?
- Sa besim keni te kryetari i BFI-së?
- Sa të kënaqur jeni me drejtimin e BFI-së nga kryetari aktul i BFI-së?
Përveç këtij grupi pyetjesh, sondazhi përmban edhe pyetje të tjera që janë specifike për çdo kampion (kampioni i besimtarëve, i teologëve të punësuar nëpër xhami dhe i nëpunësve fetarë nëpër Myftinitë e BFI-së) dhe që trajtojnë çështje të tilla si aktivitetet e paligjshme, korrupsioni në BFI dhe mënyra si të dilet nga kjo situatë e pavolitshme.
Perceptimet dhe qëndrimet e publikut që kanë rezultuar nga sondazhi, mendohet të jenë ndikuar edhe nga mediumet për faktin që në këtë periudhë BFI-ja dhe kreu i saj ka qenë temë kyçe në shumë media elektronike dhe të shkruara, si në ato të vendit ashtu edhe në ato botërore.
Sondazhi është kërkim me natyrë sasiore. Instrumenti kryesor i mbledhjes së opinionit dhe perceptimeve është një pyetsor i strukturuar i përshtatur për tre audiencat kryesore të studimit: besimtarëve, teologëve dhe nëpunësvë të myftinive të vendit. Për faktin që pyetsori ka qenë i shkurtër dhe nuk ka marrë kohë në plotësimin e tij, studentë janë përdorur për të administruar ballë për ballë pyetsorin për qytetarët. Ndërsa pyetsori për myftinjtë është administruar nëpërmjet postës elektronike.
Ky sondazh i opinionit publik dhe i nëpunësve të BFI në RM synon të evidentojë nivelin e besimit të publikut tek ky Institucion, i cili është institucioni i vetëm fetar islam në vend, si dhe qëndrimin e qytetarëve por edhe të nëpunësve të tij ndaj performancës së BFI-së në zhvillimin dhe avansimin e jetës fetare islame në vend si dhe ofrimit të shërbimeve për myslimanët e vendit.
Gjetjet e këtij sondazhi në mënyrë të përmbledhur mund të jepen me disa fjalë kyce: imazh negativ i udhëheqjes aktuale të BFI; pakënaqshmëri e lartë me jetën fetare në vend, me organet drejtuese të instucioneve fetare në vend; aktivitete negative dhe antifetare karakterizojnë aktivitetet dhe natyrën e insitucioneve fetare dhe veprimatitë e tyre; besueshmëri shumë e ulët në institucionet fetare.
Në një kohë kur pritet që një prijës fetar të njihet nga popullat nëpërmjet aktiviteteve fetare dhe humane, në kundërshtim me këtë pjesa më e madhe e të anketuarve (85%) raportojnë se e njohin nga aktivitetet e tij të dyshimta (shih grafiku nr.8).
Përqindje të lartë të të anketuarve (88%) konfirmojnë se veprimtaria e Rijasetit të BFI-së nuk është aspak në harmoni me interesat kombëtare (shih grafiku nr.9).
Nëse zgjedhja e Reisul ulemaja do të ishte në dorë të votave të myslimanëve të vendit, 96% e të anketuarve nuk do ta votonin kurrë Sulejman Rexhepin në krye të BFI-së. (grafiku nr.10)
Ndërsa emri i një prijësi fetar në mbamendjen e besimtarëve duhet të asocohet me imazhin e liderit, e kundërta ndodh me emrin e Sulejman Rexhepit, ku të anketuarit janë përgjigjur se do të kujtohet si vjedhës (40%) si tradhtar (33%) dhe si i akuzuar si bashkëpunëtor i UDB-së (21%), shih grafiku nr.11.
Besimtarët kanë raportuar nivele të ulëta besimi të institucionet e tyre fetare : Rijaseti dhe Myftinia. Ndërsa besimi te Myftinia është më i lartë se Rijaseti, përgjigjet shprehin një krizë të thellë besimi të besimtarëve ndaj institucioneve të besimit të tyre. 80% e besimtarëve nuk besojnë aspak te Rijaseti, ndërsa i njëjti tregues për besimin te Myftinia është më i ulët, vetëm 53% e qytetarëve nuk besojnë aspak te Myftinia. (shih grafiku 12).
Nivele të larta pakënaqshmërie me punën e Reisul Ulemasë aktual e shprehin myftitë, afërsisht 100% e myftive aspak të kënaqur/pak të kënaqur (shih grafiku nr.13). Këto nivele të larta të pakënaqshmërisë së myftinive ndaj punës së reisul ulemase aktual nuk flet vetëm për atë se këta organe janë në po të njëjtën vijë pakënaqësie me besimtarët e rajonit të vet që e kanë kundrejt Sulejman Rexhepit por, si organe kolektive që janë më tepër dëshmojnë një hipokrizi apo edhe një kapje nga Sulejman Rexhepi të cilit gjithnjë i shprehim besueshmëri, ndërkohë që anketimi i tyre e tregon anën e kundër të medaljes.
Në nivele të larta pakënaqshmërie (88%) për zhvillimin e jetës fetare në vend e shprehin edhe imamët, të cilat gjithashtu (99%) raportojnë pakënaqshmëri në mbrojtjen e interesave dhe e dinjitetit të tyre nga ana e BFI dhe pakënaqshmëri të lartë (93%) me punën e mytinive.
Myftinitë shprehen se janë shumë të varur në kryerjen e detyrimeve dhe obligimeve (72%), shih Grafiku nr.14. Kjo përgjigje çon edhe te rezultati tjetër i cili flet për korrupsion, mossinqeritet dhe për hiprokrizi të ndërsjellë. Sepse, në njërën anë pjesa dërmuese e myftive nuk janë të varur nga Sulejman Rexhepi kurse të njëtit nuk i shprehin besim. Mosreagimi i këtyre organeve kundër veprimtarive të pabesueshme të Sulejman Rexhepit ndrydhet pikërisht falë kësaj pavarësie që e gëzojnë nga ana e prijësit të tyre, Reisul Ulemasë së BFI-së.
Pjesa më e madhe e të anketuarve në myftini (72%) pohojnë se janë të gatshëm t’ju bashkangjiten lëvizjeve për ndryshim në BFI, kur në të njëjtën kohë i njëjti grup i të anketuarve bëson (31%) se tejkalimi i problemeve të BFI-së mund të bëhët nëpërmjet një lëvizje të përgjithshme imamësh dhe 28% bësojnë se Nisma për Reforma në BFI, mund të jetë alternativa e duhur në tejkalimin e situatës.
Karakteristika negative si poltronizmi, bashkëpunimi me Reisin në aktivitetet korruptive, qendrimi inferior përballë feve të tjera dhe mungesa e përgatitjeve profesionale për të qenë në postet udhëheqëse identifikojnë myfinitë në perceptimin e të anketuarve në myftini. Ndërsa aktivitetet shumë negative, përkundër natyrës dhe frymës që duhet të përoçjë një institucion fetar, perceptohen nga besimtarët si dukuritë më të shpeshta në BFi, të tilla si: hajnia, shantazhimi i organeve te BFI-së; kapja e BFI-së nga njerëz joadekuatë dhe jokompetentë.
Nëse mbetemi në të njëjtën linjë pyetjesh, imamët litojnë tre dukuri antifetare që janë më të dukshmë në BFI. Opinionet e tyre tregojnë se veprimtaritë antifetare që kryesojnë listën janë: veprimtaritë joinstitucionale – e raportuar nga 80% e të intervistuarve; nepotizmi (73%); vjedhja (60%); korrupsioni (50%)
Shqetësuese janë nivele të larta të mosbesimit te të dyja institucionet, rijaset e myftini, edhe pse prapë ka një dallim ku rijaseti ka shkallë shumë më të lartë të mungesës së besimit. Si besimtarët ashtu edhe imamët priren të besojnë më shumë në muftini se rijaset.
80% e besimtarëve besojnë aspak te Rijaseti, ndërsa i njëjti tregues për besimin te Myftinia është 53%. Edhe imamët duket se besojnë më shumë në Myftini se në Rijaset, 85% besojnë pak dhe aspak te myftinija ndarja 98% e të intervsituarve besojnë pak ose aspak në Rijaset.
Pa dyshim që ky studim përmbyllet me konkluzionet shumë domethënëse e që jane:

- Bashkësia Fetare Islame është i vetmi institucion fetar në rajon dhe më gjerë që nuk ka datë të saktë të themelimit të saj, por, vazhdimisht thuhet se ekziston tash e gjashtë shekuj! Nga kjo nënkuptojmë se përkundër pakujdesisë së udhëheqësve të këtij institucioni ndër shekuj, megjithatë, popullata myslimane falë respektit të paluhatur që e kanë pasur ndaj tij, e ka mbajtur në jetë për ta dëshmuar formën e organizimit të disiplinuar institucional. Por, në kujtesën e vet nuk ka mbajtur fort emra të prijësve të këtij Institucioni. A flet kjo se, popullata myslimane e vendit asnjëherë nuk ka qenë në raporte të mira me prijësit të cilët tradicionalisht kanë qenë të zgjedhur dhe të emëruar nga pushtetarët e ndryshëm të kohës.
- Ky fenomen, që tregon për raportin e prijësit fetar dhe të besimtarëve myslimanë, është bartuar dhe përcjellë deri në ditët e sotshme. Kjo dëshmohet edhe nga gjetjet e sondazhit përmes të cilit janë intervistuar besimtarët si dhe nëpunësit e BFI-së.
- Gjetjet e pyestorit në lidhje me perceptimet e besimtarëve të vendit për udhëheqjen aktuale të BFI janë përgjithësisht shumë dëshpëruse, përjashtuese dhe ofenduese. Kjo nënkupton se besimtarët e vendit, ata të përkatësisë fetare islame, ndjehen pa drejtues, ose, me një “timonier” i cili nuk shpreh vullnetin e shumicës dhe kënaqësinë e tyre të të qenurit mysliman. Kjo flet se po të ishte në dorën e tyre ata gati me një shumicë absolute do të rreshtoheshin kundër të qenurit të kryetarit aktual në krye të BFI-së.
- Në po të njëjtën kurbë besimi (mosbesimi) çuditërisht janë edhe drejtuesit e myftinive por edhe nëpunësit që shërbejnë nëpër xhamitë e vendit. Në vetvete kjo dëshmon për një rrebelizëm kundër prijësit por jo edhe për një tendencë për ta minuar jetën fetare islame në vend, apo për një anarki në aspekt të zhvillimit të jetës fetare islame në Maqedoni. Nuk duhet i pari i fesë por ushtrohet dëshira dhe vullneti për një jetë institucionle fetare në vend.
- Bashkësia Fetare Islame në RM është një institucion që zhvillon një politikë të centralizuar ekstremisht dhe të koncentruar në duart e vetëm një individi (të prijësit fetar). Është nusprodukt i filozofisë totalitariste e cila asgjë nuk ka të bëjë me dogmën e mirëfilltë islame.
- Në Bashkësinë Islame prijësi i saj është vetë kryetar, vetë menaxher, vetë drejtor, vetë dekan, vetë kryemyfti e vetë Rijaset (organ kolektiv), vetë kontraktues e vetë administrator, vetë kontabilist e vetë kontakt personi me botën e jashtme, vetë zëdhënës e vetë gazetar (kolumnist). Prandaj është figura “më e popullarizuar” në mesin e myslimanëve të vendit.
- Në Maqedoni, myslimanët përbëhen prej rreth 80 për qind shqiptarë si etni. Dhe, çdo devijim nga parimet islame shtrembëron edhe fotografinë e pastër të shqiptarëve të kësaj Republike. Shqiptarët myslimanë janë shumë të devotshëm në besimin e tyre prandaj dhe, kolektivisht i përgjigjen aktiviteteve fetare si dhe mirëmbajtjeve të objekteve fetare islame. Çdo keqpërdorim i këtyre aktiviteteve dhe kontributeve të shqiptarve si myslimanë, apriori bien mbi kurrizin e shqiptarëve si etni. Prandaj, jo njëherë janë shprehur dyshime mbi shqiptarët si bartës të veprimtarive të dyshimta dhe të rrezikshme me sufiksin “islamik”!
- Gjetjet treguan se pjesa më e madhe e besimtarëve nuk e pranojnë për Reisul ulema Sulejman Rexhepin. Një mospranim i tillë i manifestohet edhe përmes shumë shkrimeve, reagimeve, komenteve dhe analizave të publikuara nëpër mediat elektronike dhe në ato të shkruara, si në vend ashtu edhe jasht, madje deri në raporte të ndërkombëtarëve (siç ishte ai i Stejt Departamentit amerikan, më vitin 2014). Vetëm gjatë vitit 2016 janë publikuar mbi 270 shkrime si dhe me mijëra komentime nëpër statuset e shumta të shqiptarëve të vendit dhe nga jashtë. Të gjitha këto shkrime kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në hartimin e profilit të gjithanshëm të Sulejman Rexhepit. Pra, profili i tij është një konglomerat i aktiviteteve dhe veprimtarive të tij johumane të cilat edhe e kanë vënë në tapet të kritikave permanente.
- Gjetjet e sondazhit në lidhje me aktivitetet që zhvillohen më së shumti në BFI (grafiku 17) jo vetëm që janë dëshpëruese por edhe të frikshme në një shtet që pretendon se zhvillon institucione demokratike shtetërore. Këto gjetje flasin se, ose organet përkatëse të shtetit janë kapur prej Sulejman Rexhepit ose ky person tashmë është aq i fuqishëm sa as këta institucione nuk kanë ç’i bëjnë. Nga ana tjetër, këto gjetje duhet të jetë shumë brengosëse edhe për ato inatitucione dhe asociacione kombëtare gjithandej viseve etnike të cilët duhet ta ndjejnë si obligim kombëtar heqjen e farës së keqe nga bima e kombit.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves