Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh Kreu i Lëvizjes Socialiste për integrim Ilir Meta iu përgjigj deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ky i fundit është shprehur i prerë se nuk do të ketë koalicion mes dy forcave politike.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasilim kryeparlamentari Meta tha se i bashkohet mendimit të Bashës, se nuk do të ketë koalicion mes LSI dhe PD.
Sipas Metës, koalicioni i vitit 2009 mes PD dhe LSI ishte i suksesshëm dhe i duhuri duke parë rrethanat e kohës.
“Natyrisht veç se të bashkohem me përgjigjen e zotit Basha, por i lutem se mund ta kishte thënë edhe më qetë këtë përgjigje. Natyrisht se nuk ka asnjë arsye për të bërë një koalicion me PD. E bëmë një koalicion një herë, ishte shumë i drejtë për kohën. Dhe falë atij koalicioni u bë liberalizimi i vizave, dhe do të merrte edhe statusin kandidat nëse do të votoheshin tre ligjet.” tha Meta
Comments
Post a Comment