Skip to main content

Marrëveshtja e një tradhëtie

SERMET SULEJMANI
Mëngjesi i asaj pranvere qe i zymtë e s’i ngjante aspak të tjerave. Rrugët e qytetit të tij qenë mbuluar nga një mjegull të dendur dhe të pazakontë, që s’dinte pse i paralajmëronin një furtunë ogurzi. Në sokakun e errët që shtrihej përgjatë anës së djathtë të rrugës kryesore, aty afër xhamisë në ‘’Lagjen e Trimave’’, si rëndom ai priste kolegun e tij të punës, kur papritur, në fund të rrugicës, dikush qe i puthitur pas murit, priti një kohë e, mandej, ia preu rrugën. Ishte një burrë me fytyrë gati të leckosur e me puçrra qelbi, të cilat edhe përkundër errësirrës dhe mjegullës së dendur, tek fytyra e atij njeriu të mistershëm dallohej një maskë e errët çorapi mbi flokët e tij gati të gjysmë të zbuluar, e që Ozonit ia futi drithërimat se mos ishte ndonjë hajdut i natës që donte ta grabiste, kur papritur i doli para me një zë të trashë dhe kërcënues. Nga goja e tij kundërmonte një erë acidi të përzier me një duf baruti e amonjaku. Ky njeri me maskë në kokë dhe i armatosur me kallashnikov i dha urdhër të ndalojë: – ‘’Stoj! Kade odish’’?! – iu drejtua me një maqedonishte të përzier me serbisht. – ‘’Mos ke humbur gjë këtej, apo…? – sakaq ia zgjati dorën thatanike drejt krahërorit. Ozoni ndjeu një shtërngim në krahëror, saqë iu fut drithërrima. Oshëtiu si një i verbër para një llucë balte: ‘’Ouu ç’më gjeti… Ç’është ky përbindësh me maskë?! Ç’po dodhë xhanëm…?’’ Ndërkohë ky njeri me maskë, po sillej sikur e njihte moti, sa edhe Ozonit gjithnjë e më shumë po i qartësohej ky zë , veçanërisht kur fytyrën ia ndriçoi drita e një dritareje aty pranë. Gjithnjë e më shumë po i qartësoheshin këto sy të imët dhe të çuditshëm të këtij të panjohuri të mistershëm, sy me ngjyrë jeshile në atë kokë të çuditshme të cilët i lëviznin në mënyrë të pakontrolluar, herë majtas e here, bashkë me kokën, iu ktheheshin pas shpinës së tij, sikur druante se mos e njihte kush. ‘’Po, po, e kam parë ndokund këtë skelet njeriu! Po ku se?’’ –po mendonte Ozoni me vete, e megjithatë s’po ia dilte ta njihte deri në fund, andaj s’po ia ndante shikimin asnjë çast. Druhej se ishte vrasës me pagesë ose ndonjë kleptoman rruge që priste që ta humbiste përqendrimin sa ta grabiste, por ama, armatimi dhe panciri qenë shenjat se s’kishte të bënte me një hajdut të rëndomtë, por me diçka më të ndërlikuar. I ishte qepur si një dhelpër e uritur para një pule që del nga koçaku në mes të natës e s’e le t’i shpëtojë. Buza e tij e poshtme i zgjatej e i zgjatej si një plastelinë dhe formonte një figurë metamorfozmatike në formë të shkronjës ‘’s’’, tamam sikur buza e Cufës, një djalë hajdut i fshatit kur bëhej gati t’i vërsulej presë së tij për ta plaçkitur. I ngjante shumë atij hajduti sa, edhe sot e kësaj dite e kish të vështirë ta pohonte apo ta mohonte një gjë të tillë. Befas ky satana belbëzoji diçka të pakuptimtë mes dhëmbëve të tij kalbur që s’arriti gati asnjë fjalë ta kuptoj deri në fund. U përpoq me finesë ta ‘’joshte’’ duke ia drejtuar herë pas here ndonjë lavdatë bajate e pa krip, pastaj në fund, me arrogancë spiuni, shpalosi qëllimin e tij kinse ‘’të rastësishëm’’, por në fakt, shumë shpejtë i erdhi zëri dhe foli me avash dhe ‘’miqësisht’’: – ‘’Unë dhe ti njihemi moti…e kam ditur që do të takoj këtu. Po më mire ik se të mori lumi!’’ Ozoni në ato çaste s’po kuptonte gjë prej gjëje, bile u bë gati ta grushtonte që ta hiqte qafe këtë të panjohur që po ia rrezikonte jetën. Në një situate të tillë, nxitoi ta provonte me të keq ngase s’i kishte mbetur rrugë tjetër përpos ta flakte forcërisht këtë ‘’alienë’’ të neveritshëm që i ishte qepur si rriçër bualli kot më kot. Në moment fytyra e këtij ‘’alieni’’ po i shndërrohej në një kafkë zvarraniku ku proçesi metamorfozës po e shndërronte në një përbindësh gjigant. Papritmas hapi gojën, nga e cila doli një kokë tjetër njeriu, fytyrën e të cilit po e njihte më qartë… Ouu, qenka ‘’Kara’’ i Bedinjës… Inspektori famëkeq! – belbëzoi Ozoni. –‘’Hë, Ozon, si je? Tani a po më njeh?’’ Koka e tij qe akoma e lyer me një yndyrë neveritëse si të kishkut të porsadalë nga buallica. Ç’t’i thoshte, kur s’kishte as dëshirë por trishtim? Dhe – pse iu shfaq këtu ky njeri kaq i urryer. Do t’i përgjigjem, xhanëm, tha me vete. Gjithfarë pyetjesh iu silleshin ndër mend, por druhej nga përgjigjet, e megjithatë me maturi iu përgjigj. – Edhe po edhe jo… s’jam i sigurt se ku… Vetëm se…unë s’e kam emrin ‘’Ozon’’… e kam Samet. – ‘’Ouu, që kur e ke ndryshuar emrin, ore frikacak… Hahaha… Ti për ne ke qenë dhe je Ozoni që i mlidhje shokët tok rreth një ombrelle të çuditshme kudo shkoje… por ne gjithmonë ju kemi pasur në pëllëmbë të dorës…’’ – Kurse ti je ai ispektori që pije gjak me legen nga torturat që ua bëje shqiptarëve, e bashkë me të edhe shokëve të mi më të ngushtë. A ta ka ënda akoma, a? –‘’A m’a ka ëndaaa?! Po ç’është kjo dilemë, ore Ozon… unë jetoj nga ky lëng i kuq si qershi, veçanërisht nga ky i juaji, hahahaaa… Edhe sot do të pi nga ai… Eee, ç’gjak i njomë që do derdhet këtu! Po nejse, se s’kam edhe kohë… si i ke shokët?’’ – Cilët, se kam shumë, gjithandej? –‘’Hë, hë, hë, ata që ua kam shtrydhur testiset me tel kallai e i kam lënë me nga një vezë koqe!’’ – Mos ndoshta ua ke hëngër, se? Mos këtë deshte të thuash, ua ke lëpirë, more peder! Po ik e pirdhu se ta nxorra gabzherrin! … Ozoni mblodhi grushtin dhe ia përplasi fytyrës me sa takat që kishte, por për çudi ai as që lëvizi vendit dhe as ndjente dhimbje porse vetëm qeshej si ndonjë mostër pa ndjenja e pa shpirt derisa ky u përplas vetë në tokë nga lodhja e grushtave. – ‘’Hë, u lodhe?’’ – u drejtua kjo monstër me sy hardhuci i cili ia kishte ngulur thellë në krahëror thonjët e përpiqej t’ia shqepte thonjët e këtij leshataku përbindësh, por kot, ato tashmë, ishin ngulitur thellë në venat e trupit si ushujza dhe po ia thithnin ngjakun e freskët, saqë edhe po të donte t’i hiqte e t’i shqepte ato s’do të mundëte as me hanxhare ta bënte. –‘’Kot mundohesh ta ndalësh gjakëderrdhjen, burazer, ajo do të derrdhet e s’ka force kush ta ndalë. Kjo që është e shkruar, ka për të ndodhur…jemi marrë vesh! – iu drejtua përbindëshi me maskë. -Çfarë? Si jeni marë vesh? Ç’do të ndodhë? – Do të derdhet gjak i ri, Ozon, gjak i njomë që do ta pimë në vend të verës me muaj të tërë! –Po kush je ti që po paralajmëron këtë gjakderdhje? Je njeri a Satanë? –‘’Jam ‘’hija’’ jote dhe të gjithë heretikëve si puna jote që dëshirojnë këtë vend ta bëni Shipni’’. – ‘’Hija’’ ime?! – pyet Ozoni sikur s’po kuptonte gjë prej gjëje. –Hëm, nanën ta… Fytyra e përbindëshit përsëri po kthehej ngadalë në atë të njeriut me puçrra. – ‘’Dëshiron vërtetë ta dish se kush jam, apo dëshiron ta luash atë të njejtën që luaje në zyrat tona para njëzet viteve? E mban mend si të mbaja pa ujë e pa cigareta me ditë të tëra…’’ – Emrin? – ‘’Emër edhe kam, por avash-avash se do të kujtohem. Dëgjo, ama dëgjo mirë, se do ta them vetëm njëherë këtë…?! – fytyra e tij e puçëraftë u shndërrua përsëri në një tjetër surat, kësaj rradhe, në atë të një ujku me qime të zeza e dhëmbë luani, ngadalë po i ngjanin të atij inspektorit famëkeq, Karës të Bedinjës! Po, po, janë sytë e atij gjakëpirrësi i të rinjëve shqiptarë që torturonte me sadizëm vitet tetëdhjeta e nëntëdhjeta. Po ç’kërkonte aty në 5 të mëngjesit se? Ç’datë është sot? 5 maj?…Po pyeste veten Ozoni në atë labirint ornelian. –‘’Ju s’po kuptoni ende se Maqedonija qoftë e komunizmit, qoftë e VMRO-së apo e LSDM-së, ‘’ne’’ jemi tok, aty, jemi të njejtit që kontrrollojmë, edhe paqen edhe luftën. Gjithmonë kemi bashkëpuntorë që punojnë e shërbejnë për ne. A kuptove se ç’të thash, o kokëbosh?’’ -Ore bërllok, – iu kërcënua Ozoni. -Fol ç’ke për të folur se jam në fund të durimit, more vesh? Ty dhe bashkëpuntorëve tuaj u ka ikur koha… Fol? – ‘’Ej, ej, më ngadalë, mos u nxeh kaq shumë. Unë të njoh më mirë se sa ti që njeh vetën tënde?! Ju njoh të gjithë. Di gjithëçka për ty dhe shokët tuaj, bile edhe për ato gjëra që as vetë s’ju ka shkuar mendja…!’’ – Mos more?! Po, ç’je ti, engjëll apo djallë?!… Hë, the që dike shumë për ne, pa më thuaj, – u përpoq t’i shmangej duke bërë një hap në drejtim të kundërt. – Më thuaj ç’jeni duke kurdisur në këtë lagje të varfër? –‘’Dale, dale, ku je nisur, prit se kam shumë nevojë për ty?’’ -Të pyeta se ç’po kurdisni… -‘’Epo mirë, nëse e…do ta them troç: Në këtë lagje do të derdhet gjaku i juaj përsëri sa kjo rrugica me baltë do të mbushet deri në çatitë e shtëpive,.. po ti mbylle atë muckën tënde se ta mbyllim përgjithmonë!’’ – Ç’farë?! Ti, ti, po më kërcënon? – ‘’Po, por jo vetëm kaq, ti e din që shteti ka 1001 mënyra për të ta mbyllur… Ik tani, ik sa s’kam ndryshuar mendje! Ik se këtu pas pak do bëhet nami, do të marrë vesh e tërë Europa për këtë Lagje… Hahaha… Lagja e Trimave… Hahaha! Ore Ozon, prit pak… meqë ra fjala, si i ke atë shokët që pëllisnin si gomarë nga dajaku në qelitë tona?… Po atë de, Maliqin, Xhemallin, Ridvanin? Po këtë deputetin tend, si e ke?-po gajasej si një i çmendur sakaq fytyra e tij e shëmtuar u shpërfytyrua e mori ngjyrë korbi. Ozoni po e shikonte me trishtim këtë metamorfozë që pësonte fytyra e tij sa ndjehente se po i pëlciste tëmthi. Nga neveria e kësaj pamjeje groteske tentoi t’i shmangej vjedhurazi e të ikte sa më largë. E ai, vazhdonte të thërriste nga largë: ‘’Rri po deshte, Ozon, rri… se do t’ju djegim si në Srebrenicë, për ju kemi – një sakicë!..Qoftë në pushtet VMRO apo LSDM…aty na ke…

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/