Emigrimi drejt vendeve perëndimore nuk po ndalet, por po rezulton akoma trendi për të rinjtë në Strugë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe, shkruan gazeta KOHA.
Gjendja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve evropiane ishte e kufizuar. Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t’u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partnerë të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje.
Ky konstatim është lehtë i verifikueshëm, sepse konfirmohet nga të gjitha zyrat e ofiçarisë, ku në mënyrë të dokumentuar vërtetohet se interesi për “martesat me letra”, siç i quajnë në Strugë, nuk është reduktuar, por ka mbetur në nivelet e mëparshme, aty diku te rreth 60/70 për qind e të sapomartuarve pasi lidhin kurorë do të jetojnë jashtë Maqedonisë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni:
Comments
Post a Comment